Opinion
-
Dy apele drithëruese për ndihmë të bëra dje në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ta bëjënë zemrën copë. Një 64-vjeçar nga një fshat i thellë i Pukës thotë se nuk ka më as miell për foshnjen 9 muajshe. Një tjetër, kryetar komune në Shishtavec, thotë se rezervat ushqimore po mbarojnë. Me dhjetra kronika televizive, flasin për mijëra banorë të kërcënuar nga izolimi, mungesa e rezervave ushqimore, ndërprerja e energjisë elektrike dhe asnjë ndihme nga organet shtetërore. 12 Shkurt 2012, 15:32
-
Pushtimi i Dashurisë
11 Shkurt 2012, 17:25Mesiguri duhet të jemi të verbuar këto kohë. Kështu duhet të jetë vërtet përderisa gjithandej ndjejmë vrazhdësi e sërish ne vazhdojmë qetësisht përditshmërinë tonë; dëgjojmë zhurma shurdhuese e nuk reshtim; përballemi me probleme e kudo na duhet të sforcohemi e të tendosim nervat, për çdo sëmundje na thonë se shkaku kryesor është stresi dhe bindemi e marrim të njëjtat ilace; ngado ku ecim bëhemi pis nga bloza, ngjyra gri e përsëri marrim të njëjtën rrugë që humbet në një tunel pa fund.
-
Bukë e kripë e pasaportë
10 Shkurt 2012, 15:46Një tjetër nismë dëshpëruese e ardhur nga qeveria shqiptare tregon se në ç’batak gjendet ekonomia dhe se sa nevojë ka mazhoranca për para, pavarësisht mjeteve për t’i shtuar ato. Ndoshta duke u inspiruar nga e famshmja mikëpritje e popullit shqiptar, propozimi rrezikon ta bëjë Shqipërinë han pa porta. Propozimi i Kryeministrit për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare “investitorëve” që do të sillnin 100 mijë Euro në vend është alarmant në disa nivele dhe të bën të mendosh seriozisht mbi gjendjen e vendit.
-
Reshat Gega: Gënjeshtrat
8 Shkurt 2012, 18:05
rreth projektit të Kalasë së LezhësKam qenë përherë i parimit që mos të futesha në vorbullat mediatike, sa kohë në të shihej qartë se qëllimet e promovuesve që inicionin dhe shtynin fenomenin përpara binin erë jo e mirë për shkak se dukshëm mbartnin në thelbin e tyre interesa jo të sinqerta, të prirura për të deformuar të vërtetat. Mirëpo ja që nuk qenka e thënë të qëndrosh pa u “lagur” sa kohë që në të tilla situata debatesh publike dhe mediatike bëhen pjesë edhe ata që i takojnë kallëpit të “UNË DI CDO GJË”-së.
-
Tare: Gega bën fletërrufe
9 Shkurt 2012, 13:25
ja dëmet trashëgimisëNjë reagim ndaj arkitektit Reshat Gega autor i projektit të Kalasë së Lezhës. Ku janë dëmtimet në ndërhyrjet që ai ka bërë këto 6 vjet me fondet e përfituara nga MTKRS.
-
Padrejtësia si bumerang
7 Shkurt 2012, 14:01Prokuroria e Përgjithshme denoncoi dje aferë të pastër korruptive, ku ishte përfshirë një grup njerëzish që donin të blinin një vendim gjyqësor, por
që dështoi jo se në Shqipëria ka drejtësi, por sepse si blerësit ashtu dhe shitësit e drejtësisë e kuptuan se pazari i tyre ishte marrë vesh nga një palë e tretë, duke ua hedhur në erë planet. -
Fuqia kërcënuese e të keqes
5 Shkurt 2012, 14:20Shqipëria kaloi 46 vjet në regjim totalitar. Modeli shqiptar ishte unik në ashpërsinë, natyrën ekstreme, organizimin pyramidal shtetëror, përndjekjen kolektive klasore dhe mekanizmin shtetëror e publik të dhunës. Në krye të piramidës ishte diktatori, pranë tij Byroja Politike, më tej strukturabesnike e PPSH dhe paralelisht, struktura e dhunës, simbolizuar nga Sigurimi i Shtetit. Me rënien e sistemit komunist ra edhe piramida shtetërore e tij, u shpërbë PPSH dhe sigurimi, dhe me kalimin e viteve, vetë komunistët nisën një garë publike me kujtime disidente e distancimi nga sistemi i kaluar.
-
Pse u rrit kriminaliteti
4 Shkurt 2012, 21:41Vrasjet e dy vajzave mbrëmë janë këmbana alarmi se krimi ka marrë përmasa të frikshme dhe po godet gjithkënd. Në fakt situata është e paralajmëruar, pasi ka plot dy vjet që shifrat e krimit kanë pësuar nje rritje të madhe, kjo e parë në grupin e krimeve kundër personit dhe pasurisë. Të bën përshtypjë sportiviteti me të cilin flasin drejtuesit politikë të ministrisë së Brendshme ne lidhje me viktimat nga ngjarjet e rënda.
-
Të Faleminderit Avokat
3 Shkurt 2012, 18:54Strehimi i familjeve rome i cili, në një vend normal do të ndodhte për arsye krejt të tjera dhe në mënyra krejt të tjera, ka qartësuar në mënyrë të papritur jetën politike dhe civile shqiptare, më shumë se çdo gjë tjetër.Me këtë veprim të tij dhe më parë, me qëndrimin e tij ndaj institucioneve, ai qartësoi përfundimisht për të gjithë ata qytetarë naivë të këtij vendi, se çdo të thotë të jesh Avokat Populli.
-
Qeveria dështoi në sigurimin e jetës
3 Shkurt 2012, 15:15Situata është alarmante, qytetarët janë jo vetëm të friksuar por dhe të terrorizuar, po kthehemi si në vitin 1997 por me një ndryshim kriminelët lëvizin të armatosur ndërsa qytetarët jo dhe policia ka dalë jashtë loje. Dy vjaza të reja u vranë mbrëmë në mes të Tiranës në një orë ku fluksi i lëvizjes së qytetarëve është shumë i madh, Eleni u vra në derë të shtëpisë duke lënë dy fëmijë jetim, ndërsa Megi po festonte ditlindjen me të fejuarin e saj.
-
Të trembim frikën
3 Shkurt 2012, 13:56Trembem dhe unë duke ecur në mbrëmje rrugës për shtëpi. Dje, më shumë se ndonjë ditë tjetër. Nëse rastësisht apo qëllimisht, ato plumba që u shkrepën për dy vajza të reja 35 dhe 25 vjeçare në Tiranë, ndonjë ditë mund të drejtohen drejt meje? Drejt teje? Drejt të gjithëve?
-
Mungesa e transparencës
3 Shkurt 2012, 13:27Jam një shqiptar që jetoj në Kanada dhe si pjesa më e madhe e shqiptarëve që banojnë jashtë kufijve të vendit tonë ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri nëpërmjet internetit. Arsyeja që po ju shkruaj, është për disa çështje të transparencës, të cilat, më duket se nuk investigohen nga media, por edhe janë lënë në harresë nga Bashkia e Tiranës.
-
Shpërndarja e fajit
1 Shkurt 2012, 18:30Më 24 korrik të vitit 2006 patën filluar negociatat me Serbinë për statusin e Kosovës. Që prej shkurtit të atij viti po zhvilloheshin negociatat për çështjet teknike jostatusore dhe rreth pesë muaj më vonë ato negociata u shndërruan në negociata politike për statusin e Kosovës.
-
Ina Ramën? Jo, kemi Gymyshin
1 Shkurt 2012, 13:36Është pak të thuash se u ringjall. Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, po rivalizon Gymyshin ndër gratë e burrat e Shqipërisë, për të mos riperifrazuar kryeministrin Sali Berisha se ajo ishte që në nëntor 2007, kur erdhi sefte në krye të Akuzës se ishte “Silvia Konti”. Prej daljes së saj televizive, është kthyer në simbol të femrës së hekurt dhe prokurores që ia vë kufirin te thana jo vetëm një gazetari në studio, por edhe pushtetit që thotë se ka kundër.
-
Një kryeprokurore – që Kosova s’e ka!
31 Janar 2012, 11:40Natyrisht që kalkulimi i Ina Ramës në atë paraqitje thellësisht jopolitike ishte më tepër se politik. Sepse ajo, dhe sidomos ajo, e di fare mirë që as në SHBA e as në Gjermani, por as në shtete shumë të vogla por për këtë demokratike është e pamundshme që një prokuror(e) shteti të ulet në studio televizive të një gazetari dhe të flasë e flasë për gati dy orë për punën e saj. Sidoqoftë, siç edhe ajo vetë e pranoi, kjo gjë (më në fund) duhej bërë... Në çastin dhe kohën e duhur. Që do të thotë t’i jepej një dru i fortë lukunisë së të çmendurve të politikës së Kadiut e Myftiut.
-
Një vend pa rini
29 Janar 2012, 15:07Shqipëria është një nga vendet me numrin më të ri të popullsisë. Një aset me vlera të veçanta për një vend që kërkon të fitojë me shpejtësi kohën e humbur, përmes zhvillimit të shpejtë me rezultate konkrete. 20 vjeçarët e vitit 90, tashmë janë prindër me fëmijë, të lindurit më 1990 janë votues dhe në prag të diplomimit universitar. Ndryshe nga brezat me të vjetër ata kanë pasur fat të lindin në një sistem të ri, kanë shijuar lirinë dhe hapësirën pakufi, por bashkë me to, janë rritur me të gjitha brengat e tranzicionit.
-
Në BE të çon vetërespekti
27 Janar 2012, 18:42Asnjë shtet, popullsia e të cilit ka qenë gati 100% për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk ka hyrë në BE. Vetëm atëherë kur ekziston një përqindje e konsiderueshme e kundërshtarëve të aderimit në BE, disi piqen kushtet për të hyrë në BE. Kësisoj, nëse e gjithë popullsia jonë është për inkuadrim të Kosovës në BE, kjo vetëm sa paraqet një garanci shtesë që nuk do të inkuadrohemi në BE.
-
Luga boshe e Shëndetësisë
26 Janar 2012, 09:38Ministria jone e shendetesise ‘nxitoi” te bënte analizën vjetore këtë here. Them nxitoi pasi radha e do qe fillimisht bëhen analizat ne institucionet shëndetësore te vartësisë dhe me pas Ministria bën analizën e saj përmbledhëse te arritjeve por edhe te sfidave qe duhen zgjidhur ne te ardhmen
-
Parlamentarizëm i deformua
25 Janar 2012, 15:33Shqipëria ka një parlament, 140 deputetë, të zgjedhur indirekt përmes listave proporcionale të partive. Ata ushtrojnë sovranitetin qytetar dhe kanë mandat politik për të iniciuar e votuar çdo ligj apo akt tjetër të përcaktuar nga Kushtetuta si objekt parlamentar. Ata kanë imunitet kushtetues, imunitet imunitet politik, si dhe në kushtet tona të tranzicionit, edhe një imunitet publik të fuqishëm.
-
Zari i fundit i qeverisë
24 Janar 2012, 19:55Gjykata e Tiranës imitoi në harkun kohor të një viti një veprim që la shumë pasoja në standartet demokratike të Shqipërisë. Ndërsa një vit më parë, pas masakrës së 21 janarit 2011, Policia e Shtetit nuk ekzekutoi urdhërat për të ndaluar zinxhirin e komandës së Gardës së Republikës, duke lënë të lirë të dyshuarit për vrasje dhe plagosje, dy ditë më parë, gjykata vendosi të lërë në shtëpitë e tyre dy pjesëtarë të gardës dhe një specialist të IT në kryeministri.