Sport

  • Më në fund duket se ka përfunduar edhe telenovela e sulmuesit të Arsenalit Robbin Van Persi. Mediat britanike bëjnë të ditur se klubi londinez ka arritur një marrëveshje me ekipin e Juventusit për të transferuar futbollistin për afro 25 milionë euro.
  • Kaka pranë rikthimit te Milani

    Braziliani Rikardo Kaka është shumë pranë rikthimit në ekipin e Milanit pas një aventure të dështuar me Realin e Madridit. Në Spanjë, fantazisti nuk arrti kurrë formën e tij më të mirë duke mbetur në hije të plotë. Drejtuesit e Realit të Madridit dhe trajneri Hose Murnjo vendosën që ta nxirrnin në shitje brazilianin.

  • Skënderbeu lë Europën me turp

    Skënderbeu e ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampioneve në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur me rezultatin 3-0 përballë Debrecenit në Hungari. Korcarët kanë qënë të çorientuar në fushë, falë lojës së kundërshtarit që ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

  • Reali i Madridit në prag falimentimi

    Ekipi i Realit të Madridit ndodhet në prag të falimentimit, lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle, të cilat analizojnë me saktësi të ardhurat e madrilenëve dhe shpenzimet marramendëse që kanë kryer vitet e fundit në merkato.

  • Juventus në negociata me
    sulmuesin polak Levandovski

    Trajneri i Juventusit Antonio Conte pas dëshimit për ta afruar në gjirin e ekipit bardhezi sulmuesit e njohur Van Persi dhe Suarez është hedhur në sulm për Levandovskin. Polaku militon në ekipin e Bayer Leverkusen dhe është deklaruar i pa shitshëm nga drejtuesit gjermanë, por nëse italianët do të ofronin një shumë të majme atëherë

  • Skënderbeu kërkon kualifikimin
    në Hungari, ndeshja sot në 20:45

    Ekipi i Skënderbeut sot në orën 20:30 do të luajë përballë ekipit të Debrecenit. Ndeshja e parë përfundoi me rezultati 1-0 për Skënderbeun, golin e shënoi Plaku. Korçarët dominuam në të gjitha aspektet, por mungesa e Bledi Shkëmbit ishte e dukshme. Kapiteni po vuan një dëmtim në gju duke humbur dy ndeshjet e turit të dytë në Champions League.

  • Olimpiket, krijohet statuja e
    “më të shpejtit” Usain Bolt

    Në prag të Lojërave Olimpike ‘Londër 2012’ është promovuar sot një statujë në nder të njeriut më të shpejtë në botë, Usain Bolt, i pari që arriti të thyente rekordin e shpejtësisë më të lartë për 100 dhe 200 metër.

  • Milani do Matuzalem,
    Alegri kontakton Igli Taren

    Pas largimit të Thiago Silvës dhe Zlatan Ibrahimoviqit në Milano po qarkullojnë shumë emra si zëvendësues. Kuqezinjtë nuk duan të shpenzojnë shumë para në merkato në këtë moment krize, prandaj po shikojnë të realizojnë afrime mesatare, pavarësisht se kanë arkëtuar afro 70 milionë euro nga dy largimet e fundit.

  • Presidenti Topi dekoron
    klubin e futbollit të Tiranës

    Presidenti Bamir Topi dekoron Klubin e Futbollit Tirana me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Në ditën e fundit si president i Republikës z.Bamir Topi ka dekoruar klubin e futbollit Tirana me motivacionin: “Klubi më popullor në Shqipëri, me një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe dashamirësish brenda e jashtë vendit"

  • Antonio Conte: Juventusi do
    të jetë protagonist në Europë

    Trajneri i ekipit të Juventusit Antonio Conte ka shpallur edhe objektivat në prag të edicionit të ardhshëm duke u ndalur në Ligën e Kampioneve. Strategu bardhezi kërkon nga drejtuesit e ekipit që të realziojnë një merkato të fuqishme për të qënë protagonistë në Europë. “Zonja e Vjetër” prej disa edicionesh i mungon këtij eventi

  • Robbin Van Persi vendos
    kushte, 13 mln euro në edicion

    Sulmuesi i ekipit të Arsenalit, Robin Van Persi vendos kushetet për ekipet që dëshirojnë shërbimet e tij. Në pole-position qëndrron paga, e cila është e pa negociueshme, 13 milionë euro në sezon.

  • Manchester City, gati kontratat
    për Silvën dhe Kompany

    Manchester City ka bërë gati kontratat e reja për futbollist David Silva dhe Vicent Kompany. Mbrojtësit i është propozuar një kontratë 5 vjecare do t’i garantonte atij një pagë prej 130 mijë eurosh në javë. Komapny ka realizuar një edicion fantastik duke bindur plotësisht sheikët dhe tarjnerit Mancini

  • Andres Iniesta: Topin e Artë,
    Iker Casillas ose Xavi Hernandez

    Pas shalljes nga UEFA të listës me kandidatët potencial për të fituar këtë edicion “Topin e Artë”, një nga kandidatët kryesorë, Andres Iniesta ka shprehur dëshirën e tij në lidhje me fituesin. “Dëshiroj që trofeu i “Topit të Artë’ të qëndrrojë në Spanjë, pasi jemi fituesit e Kampionatit Europian, Casillas ose Xavi  Ronaldo dhe Lionel Messi, pasi kanë realizuar një paraqitje të mrekullueshme me ekipet respective në kampionatin spanjoll, La Liga.

  • Incident në garën Rrally, vdesin
    pilotët, ishin të dashurua

    Ka qënë gara e fundit me makinën e tyre tip pezho por edhe dita e fundit e jetës për një çift të dashuruarish. Makina ku udhëtonin dy pilotët Catelani Valerio dhe shoqëruesja e tij Daniuela Bertoneri u përfshi nga flakët vetëm dy minuta pas fillimit të provave speciale të garës së makinave Rrally në qytetin Brancoli të Italisë

  • Cavendish fiton etapën e 18-të

    Cavendish është fituesi i etapës së 18-të të Turit të Francës. Fitorja e Cavendish ishte e 22-ta në karrierën e çiklizmit, duke barazuar suksesin e legjendës franceze Andre Darrigade, më i suksesshmi në histori përsa i përket numrit të etapave të fituara. Edicioni i 99 i turit më të famshëm në botë të ciklizmit do të përfundojë pas dy etapave të fundit. Aktualisht fanellën e verdhë e mban

  • Figo: Ronaldo meriton "Topin e Artë"

    Ish-kapiteni i Portugalisë Luis Figo ka dhënë mendimin e tij në lidhje fituesin e Topit të Artë. Sipas luzitanit që ka qënë edhe pjesë e ekipit të Realit të Madridit, trofeun individual duhet të fitojë Cristiano Ronaldo. “Cristiano ka bërë një edicion fantastik, ka qënë një makineri golash.

  • Drejtuesit e braktisin, Artan
    Sakaj transferohet te Teuta

    “Jam largaur nga Flamurtari për çështje shijesh, nuk ishte dëshira ime personale, por e trajnerit të ekipit Shkëlqim Muca, i cili nuk kishte më besim te unë. Krisja, nëse mund të shprehem kështu filloi nga ndeshjet e Europa League, ku unë nuk u aktivizova. Kjo situatë më vuri përballë dy zgjedhjesh, ose të pranoja stolin ose të zgjidhja një tjetër ekip për të vazhduar karrierën. Midis tyre, vendosa që të largohesha te ekipi i Teutës”. Kjo është deklarata e ish – kapitenit të ekipit të Flamurtarit të Vlorës Artan Sakaj.

  • Fernando Alonso në pole-position
    për herë të dytë radhazi

    Piloti i Ferrarit në Formula 1 Fernando Alonso do të niset në radhë e parë në cmimin e madh të Gjeranisë. Sapnjolli që arrinë për herë të dytë nga pole-position k azhvilluar një garë kualifikuese thuajse perfekte duke lënë në vendin e dytë Sebastian Vetel dhe në të tretin Mark Vebber. Atëherë kur të gjithë prisnin triumfin e Vetel , të zotit të shtëpisë, Alonso me eksperiencën e tij triumfoi në metrat e fundit duke siguruar kohën më të shpejtë.

  • FSHF paralajmëron
    Kukësin dhe Bylisin

    Kur na ndanë edhe pak më shumë se një muaj nga starti i kampionatit kombëtar të futbollit, kategorisë superiore, ekipet që do të militojnë janë në përgatije intensive për edicionin e ri. Këtë edicion që starton më datë 25 gusht do të marrin pjesë 14 ekipe në Super Ligë, në garë për të fituar dy trofetë e lakuar. E ndërsa përgatitjet vazhdojnë me ritëm të lartë, jo gjithcka shkon mirë për kushtet e licensit të terreneve sportive nga ekipet pjesëmarrëse.

  • Skënderbeu 90’ minuta
    larg Bate Borisov ose Vardarit

    Skënderbeun e presin kundërshtarë shumë të vështirë nëse do të arrijë të kalojë turin e dytë, pasi do të përballet me Bate Borisov të Bjellorusisë ose me Vardarin e Shkupit në turin e tretë kualifikues të Champions League nëse do të arrijë të eliminojë skuadrën hungareze të Debrecenit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv