Arkiva
-
Drejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino vjen për një vizitë të hënën në Tiranë. Bisedimet me autoritetet shqiptare lidhur me planin e veprimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të jetë arsyeja e vizitës. 5 Shkurt 2012, 19:24
-
Vlorë, gjendet
5 Shkurt 2012, 19:11
i vdekur në apartamentGjendet një 51 vjecar pa jetë, në një banesë në qytetin e Vlorës. 51 vjecari Selman Hodo, banor i lagjes Kombinat në Tiranë, është gjetur pa jetë nga pastruesja e banesës ku ai jetonte, në një pallat në lagjen "Pavarësia".
-
Liqeni artificial i Tiranës
5 Shkurt 2012, 18:34
drejt tharjes së plotëLiqeni artificial i Tiranës po shkon drejt tharjes së plotë nga dita në ditë. As shirat e ditëve të fundit, nuk kanë mundur të ndikojnë në mbushjen e tij. Fundjava e vë më shumë në dukje rrënimin e zemrës së parkut të vetëm të kryeqytetit.
-
Arrestohet i dyshuari i dytë
5 Shkurt 2012, 22:03
për vrasjen e biznesmenit fierakIdentifikohet nga forcat e policisë së Fierit i dyshuari i dytë për vrasjen e biznesmenit fierak, Spartak Spaho. 28 vjecari Enea Hyka dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit me Agim Hykën, të arrestuar pak javë më parë.
-
Petro Koçi: Rama e ftoi, tani
5 Shkurt 2012, 16:37
Nano duhet të korrigjohetPetro Koçi, kreu i PSV shprehet se është shumë e rëndësishme që opozita të bashkohet për të arritur objektivin e saj për të ardhur në pushtet. Ndërkohë që e sheh pjesë të opozitës dhe LSI-në, nëse kjo e fundit del nga qeveria dhe e rrëzon atë. Ai thotë se vendit i duhet një qeveri teknike, në mënyrë që të bëhen reformat, ndërkohë që sheh si zgjidhje të vetme për afrimin e Metës me të majtën, braktisjen prej tij të Berishës dhe rrëzimin e kësaj qeverie.
-
Elbasan, mbytet
5 Shkurt 2012, 16:15
një 4 vjeçar në kanalMbytet në kanal një 4 vjecar në Belsh. Fëmja ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e sotme në fshatin Guri i Bardhë. 4 vjecari, Xh. H., ka dalë të luaj në oborr në kohën që po binte shi.
-
Gjendet një kufomë
5 Shkurt 2012, 15:53
në bregdetin e DurrësitShfaqet një tjetër kufomë në bregdetin e Durrësit. Pas trupit të pajetë të gjetur pak javë më parë, deti ka nxjerrë një tjetër kufomë në Durrës. Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur se trupi i pajetë është parë nga peshkatarët rreth 1 milje larg bregdetit, në Bishtpallë.
-
Bashkia e Tiranës:
5 Shkurt 2012, 15:26
Bashkëpunim me UashingtoninMe mbylljen e vizitës në SHBA të kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bashkia e Tiranës ka nxjerrë në një deklaratë për shtyp detajet dhe arsyet e vizitës. Bashkia deklaron se është arritur të vendoset një linjë bashkëpunimi me Bashkinë e Uashingtonit.
-
Rama: Berisha turp për Shqipërinë
5 Shkurt 2012, 13:45Rama deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se kryeministri prej kohësh vazhdon të bëjë Shqipërinë qesharake me fjalime groteske jashtë vendit. “Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar që e bën Shqipërinë të duket si s'ka më keq nëpër botë!”, tha ai.
-
I hodhi bombën këshilltarit PS
5 Shkurt 2012, 13:29
prangoset Astrit XhekaSot në orët e para të paradites, Xeka është vënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe prishje të qetësisë publike. Pas denoncimit që ishte bërë nga autoritetet e këshillit komunar të Luzit, ditën e sotme, ai pretendonte të kalonte në kufirin grek. Por, nuk ka mundur, është vënë në prangat e policisë.
-
Scarlett Johansson, befason me hijeshinë e saj
5 Shkurt 2012, 13:06Scarlett Johansson vazhdon te magjeps me hijeshinë e saj. E pranishme në edicionin e 47- të Golden Camera Awards, që u zhvillua në Berlin, Johansson pozoi në tapetin e kuq dhe konfirmoi se është në formën e duhur.
-
Tentoi të grabisë banesën
5 Shkurt 2012, 13:09
Pranga adoleshentit të armatosu16-vjeçari, me një pistoletë, ka tentuar të grabisë banesën e Haki Saraçit në banues në fshatin Karinë të Peqin. Por në momentin e që ka hyrë në banesë, adoleshenti është ndjerë nga pronari i banesës dhe është larguar.
-
Ish komandanti i FNSH
5 Shkurt 2012, 12:53
Prenci përplasje me PekënShemsi Prençi, ish-komandanti Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është larguar nga Tirana duke u transferuar në qarkun e Dibrës. Kjo lëvizje duket si një hakmarrje Prençit, i cili në 2011 guxoi të kallëzonte në prokurori Avenir Pekën, me pretendimin se ai i bënte presion, duke e detyruar për të dërguar në Kamëz një grup të forcave speciale.
-
Berisha mbyll vizitën në Gjermani
5 Shkurt 2012, 12:35
“Gjithçka për rritjen ekonomike”Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, Berisha tha se do të shfrëtëzohen të gjitha potencialet e vendit për të nxitur zhvillimin jeshil. “Ky model ka nevojë të përsoset më tej. Natyrisht, jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin”, tha ai.
-
Tiranë, digjet magazina
5 Shkurt 2012, 12:20
e mbeturinave në ShkozëNjë magazinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në ambjentet e ish Uzinës së Autotraktorëve në kryeqytet. Zjarri ka djegur gjithçka brenda magazinës së mbeturinave, por pa shkaktuar dëme në njerëz.
-
Prokuroria: Prendi qëlloi i pari
5 Shkurt 2012, 12:03Ish-komandanti I Gardës së Republikës, Ndrea Prendi ishte i pari që qëlloi drejt turmës thotë Prokuroria, duke akuzuar atë se shkaktoi viktimën e parë, Faik Myrtaj, i cili ishte i vdekuri i parë që shkoi në spital.
-
Një vit pa Aleks Nikën, Rama:
5 Shkurt 2012, 11:49
Hetimi do lehtësojë shpirtratKryetari i PS, Edi Rama ka qenë sot në familjen e Aleks Nikës, i cili disa ditës pas plagosjes humbi jetën në një spital të Turqisë. Shkruan në Twitter: “Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika pas një agonie të gjatë. Drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve themelor për BE!”
-
Policia: Ja akset rrugore problematike
5 Shkurt 2012, 11:33Për shkak të kushteve që këqija meteorologjike disa nga akset kryesore rrugore vazhdojnë të jenë të bllokuara, apo të kalueshme vetëm me zinxhirë. Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Shtetit, në qarkun e Kukësit aksi B.Curri – Qafë Morinë dhe pjesa më e madhe e akseve të tjera janë të pakalueshme, ndërkohë që me zinxhir mund të kalohet në aksin Morinë – Kalimash, Kukës – Krumë dhe Kukës- Topojan.
-
Trafiku bën me nerva Jolie
5 Shkurt 2012, 11:28Nuk ka gjë më të keqe se të ngecësh në trafik. Kjo i ka ndodhur edhe aktores hollivudiane Angelina Jolie, e cila duket tejet e nevrikosur dhe e mërzitur teksa po zhvillonte një bisedë të gjatë telefonike.
-
Regjistrimi i minoriteteve, Omonia
5 Shkurt 2012, 11:25
ngre komisionin, Bollano në kryeSipas burimeve zyrtare pranë kërsaj organizate është mbledhur Komisioni i Regjistrimit, i kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Në një komunikate për shtyp njoftohet se në mbledhje ishte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapërgatitore të procesit të shpallur nga Omonia, regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.
