Arkiva

  • Policia njofton se është vënë në pranga shtetasja e akuzuar për ushtrim prostitucioni ndërsa mësohet se bashkë me të është arrestuar edhe tutori i saj 39-vjeçari Teki Syla. Sipas policisë dy te arrestuarit i kishin kërkuar një 70-vjeçari kosovar qe banonte në Durrës, 15 mijë euro në këmbim të mospublikimit të fotove gjatë momenteve intime me prostitutën.
  • Basha fton amerikanët për investime

    Gjatë vizitës që po vijon në SHBA, kryebashkiaku Basha ka ftuar biznesemenët ta shohin Tiranën, si mundësi të mirë për të shtrirë investimet e tyre, duke i garantuar se Bashkia e Tiranës është e gatshme të ndërmarrë çdo masë, për të garantuar suksesin e çdo investitori.

  • Bisht-Palla “ha”
    dy koka ushtarakësh

    Dy ish-drejtues të bazës detare të Bisht-Pallës, Kudret Çela dhe Artur Meçollari janë shkarkuar brenda pak javësh njëri pas tjetrit nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, sepse kundërshtuan mbylljen e bazës dhe dorëzimin e saj te privati. Baza e rojes bregdetare do të transferohet në Pashaliman, ndërsa aty mund të ndërtohen dy TEC-e.

  • Të mjatët: Basha në SHBA
    të tregojë vrasësit e 21 janarit

    Në një deklaratë të mbajtur nga kreu i grupit të këshilltarëve Aldrin Dalipi i kërkhet Bashës që të mos jetë cinik me të vërtetën dhe të mashtrojë shqiptarët e amerikës apo zyrtarët amerikanë duke folur për bëma në krye të bashkisë, kur në të vërtetë në bilanc ka vetëm shkatërrimin e disa punëve të mira të nisura më parë.

  • Amnesty: Autoritetet shqiptare
    dështuan me romët
    Totozani: Kthehuni në çadra
    KSHH: Heshtja e shtetit, shkelje

    Amnesti International jep alarmin se për vite të tëra autoritetet shqiptare kanë dështuar me premtimet e tyre kombëtare apo ndërkombëtare për strehimin dhe të drejtat e komunitetit rom si dhe të gjitha komuniteteve të rrezikuara në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare drejtori për Europën dhe Azinë Qëndrore, Jezerca Tigani tha se zgjedhjet e përkohshme s’mund të jenë zgjidhje.
    BLOG - Romët, media dhe integrimi - Nga XHAFER RAKIPLLARI

  • KSHH: Heshtja e shtetit, shkelje

    Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, situata të tilla me komunitetin rom janë të njohura prej vitesh, ndërkohë që shprehet shqetësim për mungesën e reagimit të strukturave të shtetit.

  • Vjenë, Rama: Shqetësim për
    21 janarin, votën dhe korrupsionin

    i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shqiptarë që jetojnë në Austri, ku merrnin pjesë gjithashtu edhe eurodeputeti, Josef Ëeidenholzer, një gazetare e të përditshmes austriake Der Standard, dhe moderatori Fate Velaj. Ai ka folur në Twitter për të gjitha këto takime.

  • Eleni Basho, 36 vjeçarja vllehe,
    varroset në Gjirokastë

    Që në orët e para të mëngjesit, trupi i Eleni Basho (mbiemri i vajzërisë së saj është Dobi) është dërguar drejt Gjirokastrës. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë njerëz. Gazetarët, të cilët nuk janë lejuar për të pyetur nga të afërmit të cilët janë futur në dhimbjen e tyre, raportojnë se origjina e fisit Dobi është vlleh.

  • Vrasja e Megit, sekuestrohen kamerat e kazinosë

    Oficerët e policisë gjyqsore kanë sekuestruar të gjitha kamerat e subjekteve private që kanë qenë aty. “Një ndër kamerat që ka skenat më të qarta është ajo e një kazinoje aty pranë. Të tjerat kanë pasur edhe defekte” tha një burim nga policia.

  • Vrasjet, KSHH: Shqiptarët
    ndjejnë pasiguri  Farmacistja Eleni Basho varroset në Gjirokastë

    Në një deklaratë shpërndarë mediave sot pasdite, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shprehet se kriminaliteti në vend po rritet dhe shqiptarët ndjejnë pasiguri për jetën e tyre. KSHH bën thirrje për bashkëpunim më të mirë për parandalimin e krimit në vend.Një mbledhje urgjente u zhvillua sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës në lidhje me dy vrasjet e mbrëmshme që tronditën kryeqytetin, pasi 2 viktimat ishin vajza.Të pranishëm kanë qenë drejtori i Krimeve të Rënda Tonin Vocaj dhe zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Agron Kuliçaj.(Në foto: Stomatologia 25 vjeçare Megi Jakiçi, e cila u vra në rrugën Komuna e Parisit. Sot kurora dhe lot në varrimin e saj.)
    BLOG - Një përgjigje për këta sy - Nga ALBA MALLTEZI
    Ambasadorja Gjermane: Stop dhunës ndaj grave
    Brace, Balla, Veliaj: Kush po vret?
    Analizë - Të trembim frikën - Nga ANILA BASHA
    FOTO - Nga vendngjarjet

  • Vrasjet në Tiranë, Ambasadorja Gjermane:
    Stop dhunës ndaj grave

    Një ditë pas vrasjes së dy femrave në Tiranë, diplomatja gjermane në Tiranë Carola Muller Holtkemper tha se dhuna ndaj grave është e papranueshme. Sipas saj përballë prezencës së këtij fenomeni, iniciativa e grave ambasadore ka patur mundësi që t’i japë zë këtij shqetësimi.

  • Bllokohen 30 kamionë
    në Qafë Thanë

    30 kamionë kanë mbetur të bllokuar në piken kufitare të Qafë Thanës, për shkak të borës së madhe në Maqedoni.

  • Fundjava vjen
    me temperatura të larta

    Duke filluar që sot fundjava pritet të regjistrojë temperatura më të larta, nga 48 orët e fundit gjatë të cilave i gjithë vendi u përfshi nga i ftohti i acartë që pritet të rikthehet në fillim të javës tjetër.

  • Eleni Basho, 36 vjeçarja vllehe
    po varroset në Gjirokastë

    Që në orët e para të mëngjesit, trupi i Eleni Basho (mbiemri i vajzërisë së saj është Dobi) është dërguar drejt Gjirokastrës. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë njerëz. Gazetarët, të cilët nuk janë lejuar për të pyetur nga të afërmit të cilët janë futur në dhimbjen e tyre, raportojnë se origjina e fisit Dobi është vlleh.(ne foto viktima Basho duke u transportuar ne spital)

  • Përdhunimi, burri i tezes
    mashtron 15-vjeçaren për trafikim

    Një vajzë 15 vjeçare ka denoncuar në polici ish- burrin e tezes së saj i cili me anë të mashtrimit kishte arritur ta fuste në banesë dhe të kryente mardhënie seksuale me të. Vajza me iniciale K.M. banuese në Paskuqan ka deklaruar para Inspektorëve të Anti- Trafiqeve se personi në fjalë e kishte marrë në apartamentin e tij, ndërsa pasi kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

  • Emergjenca, Olli: Puka më keq
    ja situata e dëborës në vend

    Drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme në një intervistë për shqiptarja.com, jep një panoramë të situatës së qarkullimit në gjithë vendin për shkak të kushtetve të motit. Sipas Ferdinand Ollit, në pjesën verilindore të Shqipërisë problematike është furnizimi me energji elektrike, ndërkohë që akset kryesore në vend, janë të hapura. Në rrugën e Kombit, po punojnë gati 10 borëpastruese ( ne foto bora Pogradec)
    Dibër, gjendet i vdekur në borë 63 vjeçari  Mbyllen shkollat në qarqet ku ka borë  Policia: Ja akset rrugore problematike

  • Vaso Tole: Monumentet me qira?
    Të mos dëmtohen objektet

    Nuk duhet cënuar vlera e monumenteve, nga çfarëdo ndërhyrje, qoftë për qëllime restaurimi apo rijetëzimi të objekteve. Kështu parashikon Ligji për Trashëgiminë,, i cili duket se bie në kundërshtim me nismat për ndërhyrje madhore në kalatë e Shqipërisë, ku parashikohet të ngrihen restorante bare e motele. Por a duhen përfshirë të gjithë kategoritë e monumenteve në këtë nismë. (Ne foto: Vasil Tole)

  • Robert Elsie prezanton
    dy fjalorë të rinj për historinë

    Në fondin e studimeve albanologjike janë shtuar dy fjalorë të rinj për historinë e Shqipëri dhe Kosovës të autorit Robert Elsie. Pas botimit të tyre në anglisht, pjesë e një kolane librash në SHBA, këto libra u botuan edhe në shqip me qëllim për të sjellë të dhëna të sakta për të huajt dhe shqiptarët.

  • Qeveria, kërkesa
    të ulta për lotarinë

    Kërkesat e qeverisë shqiptare për operatorin e vetëm të lotarisë kombëtare janë tepë të ulta, pagesa do të shlyhej vetm në një vit nga fitimet e saj, ndërkohë që mund të garojnë edhe subjekte të vogla, me mbulim nga të huajt.

  • Zbulohet e moshuara që
    i mori tokën Bamir Topit

    92 vjeçaria Hanke Topi, në vitin 1997 ka falsifikuar çertifikatën e saj, duke pretenduar se ka qënë gruaja e katërgjyshit të presidentit Bamir Topi, ku për pasojë në vitin 2004 i ka marë presidentit dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij një sipërfaqe toke prej 9100 m2 që ndodhet në fshatin Linxë. E moshuara Hanke Topi, është vërtetuar se s'ka asnjë lidhje farefisnie me familjen e presidentit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv