Arkiva
-
6 Shkurt 2012, 13:08
-
Tentativa e korrupsionit
6 Shkurt 2012, 12:20
reagon Gjykata e LartëNë një reagim të parë burime zyrtare nga Gjykata e Lartë thonë se ndaj kësaj çështjeje, gjykata është shprehur me vendim, se gjyqtari nuk ka dijeni në lidhje me akuzat ndaj personave nën hetim dhe se për të tjerat mund ti drejtohemi Prokurorisë.
-
Madonna shkëlqen në Superbowl
6 Shkurt 2012, 12:10Kishte deklaruar që do të dhuronte “spektaklin më të madh në botë gjatë spektaklit më të madh në Tokë” dhe Madonna dhe nuk i zhgënjeu fansat e saj.
Këngëtarja 53-vjeçare zhvilloi një performancë të shkëlqyer gjatë pushimit të ndeshjes finale të NFL Super Bowl mes New York Giants dhe New England Patriots. -
Rama: Shqiptarët shpirtërisht
6 Shkurt 2012, 12:11
në BE, mendërisht në BallkanGjatë bashkëbisedimit me gazetarë e publicistë në Vjenë ku prezantoi librin e tij, ‘Kurbani", kryesocialisti Rama është pyëtur nga moderatori i panelit, Fate Velaj se ku bëjnë pjesë shqiptarët: në Europë, Ballkan apo juglindje të kontinentit?. “Shqiptarët shpirtërisht janë në Europë, mendërisht janë në Ballkan dhe fizikisht janë në Shqipëri”, është përgjigjur lideri i opozitës.
-
Katy Perry bën tifo për veten e saj
6 Shkurt 2012, 11:26 -
Përgjimi zbulon tentativë
6 Shkurt 2012, 11:07
korrupsioni në Gj. e Lartë
Vendimi per Vilson Mellaraj
Gjykata: Vendimi ligjoTre persona janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për lirimin e të dënuarit me 20 vjet burg, Vilson Mellaraj. Njëri prej të pandehurve, Agron Lumeshi, sipas prokurorisë, i afërmi kryesuesit të Kolegjit Penal. Zbardhet vendimi: Kryesuesi i Kolegjit Penal, Gani Dizdari. Prokuroria thotë se paratë janë mbledhur nga Enar Lushakaj dhe Renato Mellaraj, ndërsa Agron Lumeshi, kishte marrë përsipër zgjidhjen e cështjes në favor të të dënuarit dhe "ka realizuar këtë ndikim tek trupi gjykues".
PDF, Njoftimi i Prokurorise -
Europa “ngrin”, 300 të vdekur për 10 ditë
6 Shkurt 2012, 10:25Në krye të listës së situatës së rëndë është Ukrahina ku kanë gjetur vdekjen si pasojë e ngricës 131 persona deri më tani. Në Poloni numri i viktimave ka arritur në 53, nga të cilat 8 kanë vdekur nga hipotermia vetëm ditën e djeshme. Në këto vende termometri shënon minus 20 gradë, çka përbën rrezik, sidomos për një kategori të caktuar si të pastrehët apo emigrantët.
-
Angelina Jolie nën peshë
6 Shkurt 2012, 10:21Aktorja Angelina Jolie është shprehur se dëshiron të shtojë peshën e saj trupore pasi peshon vetëm 44 kilogram. Ajo ka thënë se nuk vuan nga anoreksia por ka qenë gjithnjë e dobët. Jolie është e gjatë 1.72 cm dhe sipas mjekëve ajo duhet të peshojë 57 kg në mënyrë që të jetë në ekuilibër me gjatësinë.
-
Greqi, sot vendoset
6 Shkurt 2012, 10:03
Shpëton ose falimentonSipas “Financial Times”, kryeministri i Greqisë, Lukas Papadhimos nuk ka arritur të bindë forcat kryesore politike, socialistët të djathtët dhe ekstremistët e djathtë, të nënshkruajnë një marrëveshje të re ndihme. Sot, pritet që qeveria helene të marrë vendimin e saj përfundimtar.
-
Borxhi, të martën ankand
6 Shkurt 2012, 10:02
për obligacionetKonkretisht, sipas ministrisë së Financave, do të dalin në ankand në mjediset e bankës së Shqipërisë, 1 miliard lekë të reja bono me interes fiks dhe 4 miliardë të tjera do të shiten me interes të ndryshueshëm.
-
Vodhi magazinën me cigare
6 Shkurt 2012, 09:53
kërkohet ish i dashuri i ÇiljetësPolicia e Tiranës ka prangosur Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, ky i fundit ish drejtues i fushatës së Bashës në zgjedhjet e 8 majit në Kinostudio. Shpallet në kërkim ish i dashuri i këngëtares, Çiljeta Xhilaga, Romeo Shehu. Të tre personat kanë vjedhur një magazinë në kryeqytet, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra. (Në foto: Romeo Shehu dhe ish e dashura Çiljeta, foto e vitit 2008)
-
Policia: Ja akset problematike
6 Shkurt 2012, 09:41
shoferë kujdes, përdorni zinxhirëPolicia e Shtetit informon në lidhje me situatën më të fundit në akset rrugore në shkallë vendi. Nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.
-
Shtyhet tenderi për mirëmbajtjen
6 Shkurt 2012, 09:37
e rrugës së KombitMinistria e Transporteve shtyn dy javë pranimin e dokumentave për tenderin e mirëmbajtjes dhe investimeve shtesë në "rrugën e kombit", me sa duket, për shkak të mungesës së interesit nga subjektet
-
Gjendet e djegur makina
6 Shkurt 2012, 09:16
e vrasësve të Megi JakiçitPolicia e Tiranës ka gjetur dje pasdite një makinë të djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur të enjten e kaluar në “Komunën e Parisit” ku mbeti aksidentalisht e vrarë Megi Jakiçi.10 persona nën përgjim.
-
Bora mbërthen veriun, Kukës
6 Shkurt 2012, 08:33
mblidhet shtabi i emergjencës
Akset problematikeReshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer veriun dhe juglindjen e vendit. Puka, Kukësi, Tropoja, Dibra e Malësi e Madhe janë pothuajse të izoluara, pasi dhe në ato akse nacionale ku po punohet për t'i mbajtur të hapura, ngrica e akulli është kudo i pranishëm. Të gjitha rrugët rurale që lidhin komunat me qytetet janë të bllokuara. Nga komunat Zapod dhe Ujmisht raportohen se ka probleme me rezervat ushqimore. Shkollat e mbyllura.
-
Grafite “Vdekje për shqiptarët”
6 Shkurt 2012, 08:08
shkruhen në muret e ShkupitSipas dëshmitarëve, grafitet "Vdekje për shqiptarët", "Maqedonia është vetëm e maqedonasve" etj., janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në afërsi të Bankës Tregtare në pjesën qendrore të Shkupit. (ne foto pamje nga nje grafit antishqiptar)
-
Integrimi, Sanino: Ruani
6 Shkurt 2012, 16:00
ritmin e reformaveDrejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino ndodhet në Tiranë për të diskutuar me autoritetet shqiptare lidhur me planin e veprimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai i bëri apel klasës politike që të vijojnë bashkëpunimin dhe dialogun politik për të ecur përpara në procesin integrues, që siç tha ai duhet të jetë gjithpërfshirës.
-
Majlinda Kelmendi, xhudistja
5 Shkurt 2012, 20:29
kosovare zë vendin e pestë në ParisXhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka përfunduar sërish e pesta në turneun "Grand Slam" që po mbahet në Paris, raporton sot Koha Ditore. Kelmendi garoi të shtunën në kategorinë deri 52 kg, ndërsa pati dy fitore e një humbje. Kelmendi në Paris e pesta kishte përfunduar edhe vitin e kaluar.
-
Sarandë, arrestohen tre të rinj
5 Shkurt 2012, 19:53
ndalohen me 170 gr kanabisNga Shërbimet e Komisariat të Policisë Sarandë në aksin rrugor Gjirkastër –Sarandë në afërsi të shtatit Vrion i është bërë shenjë të ndalonte dhe është ushtruar kontroll në autoveturën tip Mercedes-Benz, ku u gjetën rreth 170 gr kanabis.
-
Identifikohen autorët e vjedhjes
5 Shkurt 2012, 19:29
me armë të lokalit në FieArrihet të identifikohen autorët e vjedhjes me armë të ndodhur natën e të shtunës, në një lokal në fshatin Dërmenas të Fierit. Policia e Fierit arriti të arrestojë njërin nga autorët e vjedhjes, 26-vjeçarin Abedin Palnikaj, si dhe shpalli në kërkim tre personat të tjerë.
