Arkiva

  • Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare aktori i mirënjohur italo-amerikan Biagio Anthony Gazzara, i njohur nga të gjithë si Ben. Ben Gazzara ndërroi jetë natën e së premtes në New York.
  • Kronika e ditës “feminilizon”
    ballinat e të përditshmeve

    ë faqet e para të gazetave të sotme kish vetëm portrete femrash, dhe kjo nuk ka ardhur vetëm prej një përputhjeje tekash apo zgjedhjesh editoriale, por edhe prej vëmendjes së natyrshme që gazetabërësit i kanë kushtuar kronikës së zezë të një dite më parë, kur kanë gjetur vdekjen dy gra, Eleni Basho, laborante në Shkozë, 36 vjeç, dhe Megi Jokiçi, dentiste, 25 vjeç. Shqipi kish në faqe të parë foton e Megi Jokiçit, dhe – në kuadër të kronikës politike – foton e Ina Ramës.

  • Rrokadë në Policinë e Tiranës
    ikën Drejtori e 2 nëndrejtorë

    Vrasja e Eleni Bashos, 35 vjeçare në Shkozë të Tiranës dhe vetëm pak orë më vonë të Megi Jakiçit, në “Komunën e Parisit” shkaktojnë furtunë në radhët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në vend të Sajmir Muçës, në postin e drejtorit të policisë së qarkut të Tiranës do të ulet Bernard Çaushaj. Ikin dhe 2 nëndrejtorët e policisë së Tiranës, Dorian Muça dhe Gjergji Jorgo, zv drejtor për rendin e sigurinë publike. Ata zëvendësohen nga Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj. (Në foto: 2 Eleni dhe Megi e vrara në Tiranë si edhe Zv.ministri i rendit Peka dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Burgaj pas komunikimit të largimeve në drejtorinë e qarkut të Tiranës)
    FOTO - Burgaj e Peka në drejtorinë e Tiranës
    Vrasja e farmacistes, fqinjët: Menduam se i ra të fiktë
    Megi u vra në krah të fejuarit
    Kronika e ditës “feminilizon” ballinat e të përditshmeve - Respublica.al

  • Balla: Ne Librazhd komunat e
    izoluara, qeveria të ndërhyjë

    Deputeti Taulant Balla i bën thirrje qeverisë për të mbështetur me fonde emergjente 7 komuna të Librazhdit, të cilat prej ditësh janë të izoluara nga bora. Deputet i këtij qarku nëpërmjet një deklarate për shtyp i kërkon qeverisë të mbështesë me fonde emergjence komunat e Stebleves, Lunikut, Orenjes, Qendres, Rrajces, Stravajt, Qukesit.

  • Vetëdeklarimi, Tatimet
    ende të papërgatitura

    Rreth 100 mijë qytetarë duhet të plotësojnë këtë vit deklaratën individuale të të ardhurave, në të cilën do të deklarojnë të ardhurat e tyre, të siguruara gjatë vitit 2011. Specialistët fiskalistë: Procesi kërkon kohë. Absurdi, nuk ka procedurë verifikimi.

  • Haxhinasto në Libi, vizita e parë
    pas rrëzimit të Gadafit

    Kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i qeverisë shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.

  • CEZ: Kufizime të energjisë
    në disa zona të kryeqytetit

    CEZ Shpërndarje njofton se ditën e shtunë, datë 04 shkurt, 2012, nga ora 09:00-13:00 do të instalojë transformatorin e ri 10 MVA në nënstacionin Dinamo.

  • Stuhi dhe përmbytje në Vlorë
    e Durrës, pezullohet lundrimi
    |

    Moti i keq vazhdon të mbizotërojë në të gjithë vendin. Ndërsa në veri vazhdojnë reshjet e borës, në Durrës dhe Vlorë shtrëngatat kanë shkaktuar dhe përmbytje. Pezullohet lundrimi në porte. Tragetet e linjës Bari- Durrës, që kishin për tu nisur mbrëmë janë nisur, mëngjesin e sotëm, 7-8 orë me vonesë. Stuhia detare parashikohet të vazhdojë gjithe ditën. Shtrëngata shiu dhe në Tiranë, Fier, Gjirokastër. ( ne foto pamje nga permbytjet e Durresit)
    Ja rrugët e bllokuara në vend
    Balla: Ne Librazhd komunat eizoluara, qeveria të ndërhyjë
    CEZ: Kufizime të energjisë në disa zona të kryeqytetit

  • Moti i keq, në Tropojë e Pukë
    vazhdojnë reshjet e borës

    Në pjesën më të madhe të vendit reshjet e borës sot i kanë lënë vendin reshjeve të shiut duke zbutur dhe temperaturat e acarta. Situata më problematike paraqitet në veri dhe verilindje të vendit, ndërsa në jug bora ka nisur të shkrijë. Në Vlorë e Fier, Durrës, Tiranë shtrëngata shiu.
     ( ne foto bora ne Rreshen)

  • Pëllumb Pipero, fushatë me
    studentë të marrë borxh

    Studentët që kanë mbushur sallën e fakultetit të Mjekësisë, ku Pëllumb Pipero, ka prezantuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e këtij fakulteti, kanë qenë të universiteteve private. E midis tyre kanë qenë edhe kryetari i LRI-së dhe zëdhënësi i shtypit i LSI-së, parti në të cilën bën pjesë edhe Pëllumb Pipero. (Ne foto studentë të Universiteteve private në prezantimin e kandidaturës së Pëllumb Piperos për dekan të fakultetit të Mjekësisë)

  • Presidenti, Gjiknuri: Nuk
    përjashtojmë Kushtetuesen

    Socialistët me sa duket kanë vendosur të përdorur të gjitha mënyrat për të gjetur një formulë që të zgjidhet një president konsensual për të pasuar Topin. Ka qënë deputeti Damian Gjiknuri ai që tha se "PS nuk e përjashton dërgimin për intepretim në Gjykatën Kushtetuese të nenit që parashikon zgjedhjen e Presidentit të Republikës"

  • Vrasja e Eleni Bashos, dyshime
    se ka lidhje me biznesin

    Qindra të afërm dhe bashkëfshatarë nga fshati "Andon Poci" i komunës Odrie në rrethin e Gjirokastrës morën pjesë të premten në ceremoninë varrimit të laborantes dentare Eleni Basho e cila ishte vrarë mbrëmjen e të enjtes pranë banesës së saj në zonën periferike të Shkozës në Tiranë.( ne foto vendi ku u vra Eleni Basho)

  • Megi u vra në krah të fejuarit
    Familjarët: Gjeni autorët

    Megi, u gjend me të fejuarën e vet, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Atë natë, (2 shkurt) sapo kishte përfunduar kafen me Granitin dhe kishin hipur në makinë që do ta drejtonte vetë, kur një plumb kallashnikovi i ka përshkruar nofullën tej e tej, duke lënë tërësisht pa fjalë dhe nën ulërima të fejuarin e saj. Familjarët:Policia të zbardhë ngjarjen sa më parë.
    KSHH: Shqiptarët ndjejnë pasiguri
    Sekuestrohen kamerat e kazinosë te "Komuna e Parisit"

  • Krimi, Meta: Prokuroria
    kërkon dënime qesharake

    Në një intervistë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Meta ka komentuar ngjarjet e dy ditëve të fundit ku janë vrarë dy femra. “Kjo ndodh pasi Prokuroria kërkon të dënohet me 2 vjet burg një njeri që ka vrarë”, tha ai. Rrëfen se dashuria e tij e madhe mbetet ministria e jashtme.

  • David Beckham: Nuk zhvishem më nudo

    Hera e fundit që e patë nudo ishte fushata publicitare H&M, prandaj fiksojeni mirë në kujtesën tuaj atë moment. Futbollisti anglez David Beckham duket se ka hequr dorë plotësisht nga të zhveshurit nudo për reklama apo kopertina revistash.

  • Çifti Jolie-Pitt pret binjakë!

    Më në fund një lajm për misterin e shtazënisë së aktores Angelina Jolie. Revista britanike “OK”, raporton se Angelina Jolie është shtatzënë dhe po pret binjakë.

  • Gwyneth Paltrow : Kurrë botoks

    Aktorja Gwyneth Paltrow e cila ka prenotuar këtë muaj kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar”, ka deklaruar hapur se i pëlqen të jetë natyrale dhe nuk do të pranonte kurrë të bënte botoks.

  • Mark Sanchez, i dashuri i ri i Kim Kardashian

    Pasi ka hedhur pas divorcin, Kim Kardashian, ka nxituar të fitojë kohën e humbur, duke përfunduar në krahët e një mashkulli tjetër, duke lënë pas premtimin e bërë se nuk do të martohej.

  • Dokle: Qëndrimet e PD
    rrezik për dialogun

    Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle tha se qëndrimet e fundit të qeverisë dhe maxhorancës ndaj shtypit, drejtësisë, ekonomisë mund të krijojnë shqetësim në dialogun mes tyre.Komentet, Dokle i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

  • Mynih, Berisha: Në Shqipëri
    do kalojnë disa gazsjellës

    Në ditën e parë të Konferencës së Mynihut mbi Sigurinë, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Australisë, z. Kevin Rudd. Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrisë, Berisha i bëri një ekspoze të shkurtër të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri si dhe reformat e ndërmarra. Ai theksoi se pavarësisht krizës financiare dhe ekonomike botërore dhe veçanërisht asaj në Eurozonë, Shqipëria ka vazhduar të njohë rritje ekonomike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv