Arkiva

  • Duke filluar nga dita e djeshme, qytetarët që kanë udhëtuar me linjën e urbanit Kodra e Diellit–Selitë-Tiranë-Qendër kanë paguar 50 lekë për biletën. Pronarët e kësaj linje thonë se nuk kanë rritur çmimin e biletës, por kanë vendosur çmimin në bazë të kilometrave, pasi kjo nuk është një linjë ndërqytetase.
  • Gramsh, punonjësi i
    Përmbarimit qëllon me pistoletë

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në afërsi të komisariatit të Gramshit. Fatmir Godole, 36 vjeç me banim në Elbasan, me detyrë punonjës i zyrës së përmbarimit në këtë qytet, ka qëlluar me pistoletë Admir Peleçela lindur në Gramsh e banues në Tiranë.

  • Fier, gjendet një foshnje
    e pajetë në lumin Gjanicë

    Një foshnje e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme e pajetë në bregun e lumit të Gjanicës në Fier. Sipas informacioneve më të fundit foshnja 4-5 ditësh është gjetur e vdekur poshtë një ure dhe përkatësisht në vendin e njohur si “Ura me shkallë”.

  • Dyndje romësh te Avokati
    Totozani: Kthehuni në çadra

    Familje të tjera rome pushtojnë ambientet e institucionit të Avokatit të Populli. Pas pritjes dhe strehimit që Avokati i Popullit i bëri 8 familjeve rome pak ditë më parë, të tjera familje në nevojë janë paraqitur në zyrat e tij duke kërkuar një strehim apo edhe një punë.Totozani: “Do ju kërkoj në mënyrë miqësore, kthehuni në shtëpitë tuaja që në të punojmë qetë. Nëse këtu ka hilaritet ne nuk punojmë dot. Ne po punojmë vetëm për ju".

  • Maqedoni, këngë raciste për
    shqiptarët, "leckaxhinjë, kaçakë"

    Një këngë me përmbajtje ofenduese dhe raciste, deri në thirrje për shfarosjen e shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe ajo vazhdon të dëgjohet në Maqedoni. Kënga është publikuar në youtube.

  • Vlorë, arrestohen dy të mitur
    grabitën me armë zjarri

    Rreth orës 19:00 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë së Vlorës është marrë njoftim se një shtetas që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në afërsi të varrezave të Dukat Fushë i kanë dalë përpara dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri tip pistoletë i kanë marrë shumën prej 26 mijë lekësh.

  • Brace, Balla, Veliaj: Kush po vret
    në Tiranë zoti ministër?

    Pas 2 vrasjeve që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ka ardhur një reagim tepër i ashpër kundra forcave të rendit dhe bashkisë së kryeqytetit nga ana e deputetit të PS, Erion Brace. Brace akuzon në rrejtin social Facebook për paaftësi drejtuesit e policisë së Tiranës dhe për premtime boshe kreun e bashkisë, Lulzim Basha. Reagon edhe Veliaj: "Vrasjet në vend po bëhen rutinë, 3 dje , krimi më i organizuar se shteti, dikush duhet të përgjigjet, njerëzit të pasigurt e terrorizuar!"

  • Bllokohen 4 kg marijuanë
    arrestohet në kufi 37 vjecari

    Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur sekuestrimin e 4 kg marijuanë ndërkohë që ka vënë në pranga dhe poseduesin e saj. (Ne foto: Sasia e droges, e sekuestruar)

  • Policia: Ja situata e rrugëve
    në të gjithë vendin

    Policia e Shtetit jep situatën në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore. Njoftimi u bë në orën 10: 23

  • Tiranë, vrasjet e dy grave
    Policia, mbledhje urgjente

    Mbrëmje tragjike për Tiranën mund të quhet nata e së enjtes (2 shkurt) kur brenda pak orësh 2 femra, njëra 35 vjeçe farmaciste dhe tjetra 25 vjeçe, stomatologe kanë gjetur vdekjen në dy ngjarje të ndryshme. Zbulohet pronari i automjetit të braktisur, në vrasjen e Megi Jakicit. (ne foto makina ku ndodhej viktima, Megi Jakiçi)
    36 vjeçarja vllehe po varroset në Gjirokastër
    ANALIZE - Të trembim frikën - Nga ANILA BASHA
    ANALIZE - Qeveria dështoi në sigurimin e jetës - Nga ASLLAN DOGJANI
    SONDAZH - Sa e ndjeni veten të sigurt në Tiranë?

  • I Ftohti, mbyllen shkollat
    në qarqet ku ka borë

    ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë me dije se për shkak të kushteve të rënduara atmosferik janë mbyllur të gjithë shkollat e Dibrës, Bulqizës, Mirditës, Tropojës, Kukësit, Pukës, Malësisë së Madhe, Skraparit, Matit, Tepelenës, Kolonjës dhe Devollit.

  • Konsum rekord energjie
    HEC-et nën nivelin normal

    Rritja e konsumit të energjisë elektrike dhe mungesa e reshjeve gjatë muajve të vjeshtës po bëjnë që të importohen sasi të mëdha energjie nga jashtë vendit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe CEZ Shpërndarje po vijojnë edhe këto ditë të importojnë energji, teksa në vend po bien reshje të dendura dëbore.

  • PD-PS bllokojnë Kodin, debat
    për nëpunësit që kandidojnë

    Komisioni për Reformën Zgjedhore ka diskutuar deri në orët e vona të natës kapitullin e katërt të ndryshimeve në Kod, ku palët nuk kanë rënë dakort për tre pika kryesore, ndërkohë që është arritur konsensusit për afat e regjistrimit të partive politike.

  • Dibër, gjendet i vdekur në
    borë 63 vjeçari, izolohet Puka

    Për të ditën dytë, vazhdon të jetë e rënduar situata, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës sidomos në veri dhe verilindje të vendit. Izolohet Puka. Situatë e vështirë dhe në qarkun e Shkodrës, Dibër, Kukës, Gjirokastrës. Policia: Shpëton 2 emigrantë, u izoluan nga bora në Fushë Bulqizë. Në Dibër vdes Xhevat Muka, kishte vajtur në godinën e komunës Gorishtë të marrë asistencën sociale. ( ne foto qyteti i Shkodres)

  • Gjykata e Apelit vendos më 8 shkurt
    për të arrestuarit për 21 janarin

    Gjykata e Tiranës nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për zëvendësimin e masës së arrestit në shtëpi me atë të arrestit burg, ndaj Ndrea Prendit. Në seancën me dyer të mbyllura, që u zhvillua sot paradite në gjykatën e Tiranës, i pranishëm ka qenë dhe një prokuror amerikan, Majk Kein, që ka asistuar në hetimet e 21 janarit.Gjykata e Apelit do të shprehet më 8 shkurt lidhur me kërkesën e prokurorisë për lënien arrest shtëpie të 3 të akuzuarve.

  • Cruise e Lopez do të prezantojnë Osca

    Tani është zyrtare: Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të prezantohet nga Tom Cruise dhe Jennifer Lopez.

  • Penelope Cruz pozon për PETA

    Aktorja Penelope Cruz shfaqet në billborderata për fushatën e rradhës së organizatës për mbrojtjen e kafshëve PETA. Penelope i është bashkuar listës së gjatë të yjeve të Hollywoodit që janë zhveshur për PETA-n, në mbrotje të drejtave të kafshëve.

  • Heidi Klum nuk heq dorë nga kopertinat

    Edhe pse është duke kaluar një periudhë të vështirë, pas ndarjes me bashkëshortin Seal, ajo nuk është dorëzuar para detyrimeve profesionale.

  • Kelly Brook “ndez” plazhet braziliane

    Me kurba perfekte dhe plazhin e trazuar, modelja Kelly Brook u shfaq me bikini në një plazh në plazh në Brazil, raporton e përditshmja britanike The Sun.

  • Charlize Theron, superseksi

    Pas disa vitesh imazh i parfumit të Dior, aktorja Charlize Theron pranon të shfaqet gjysmë e zhveshur në temperaturat nën zero.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv