Arkiva

  • Ish ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, deklaroi para trupit gjykues se nuk ka ndërhyrë në video. “Çdo gjë që kam deklaruar më herët është e vërtetë. Unë nuk kam ndërhyrë në video dhe gjithçka që paraqitet atje është e qartë” ka theksuar Prifti. Në seancën e sotme, do të jepen edhe 3 dëshmi të tjera. Seancën e kaluar gjykata hodhi poshtë kërkesën eprokurorisë për riekspertim të videos, nga ekspertë ndërkombëtarë.
    PDF - Bekim Halilaj kundër Priftit
  • Spanjë, fiton Partia Popullore
    Rajoy: Mos prisni mrekulli

    Partia Popullore e Mariano Rajoy ka fituar shumicën absolute në parlament, duke e përfunduar epokën e qeverisjes së Partisë Socialiste. Mariano Rahoj, që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Spanjës deklaroi se nuk duhet të priten “mrekulli”, kur qeveria e tij e re të përpiqet ta largoj Spanjën nga kriza e ashpër ekonomike.

  • Bruksel, rinis sot dialogu
    Prishtinë- Beograd

    Në këtë raund të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë pritet që për herë të parë të shtrohet për diskutim çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve. Bisedimet u ndërprenë në shtator, për shkak të incidenteve në kufirin Kosovë-Serbi

  • Fier, gjendet i vdekur
    25 vjeçari, nisin hetimet

    Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga disa banorë të zonës. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si dhe e trupit të viktimës dyshohet se ka gjetur vdekjen duke rënë nga një lartësi.

  • Djali i Gramoz Ruçit aksident
    me makinë, 1 e vdeku

    Ndërroi jetë në spital Brunilda Pinderi 27 vjece njëra prej 3 të plagosurve në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë. Në aksident u përfshi dhe djali i numrit dy të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçit. Automjetet e aksidentuar janë një Mini Cooper dhe fuoristrada BMW X6, i cili drejtohej nga Ledio Ruçit.
    PDF- Deklarata e policise
    Kodin rrugor, ndryshojnë rregullat për autoshkollat
    Brenda 24 orëve, 2 aksidente të tjera me 2 të plagosur

  • Partitë e vogla: Numërim
    elektronik, lista të hapura

    Partitë e vogla shprehen të gatshme për të kontribuar në realizimin e një reforme elektorale gjithëpërfshirëse, transparente dhe në mbështetje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe hartuan propozimet të cilat do i kalojnë dy partive të mëdha. Ata kërkojnë reformë elektorale gjithëpërfshirëse, lista të hapura, numërim elektronik, dhe korrektim kombëtar të sistemit aktual zgjedhor.
    Rama: Përshëndes takimine partive të vogla

  • Aleanca Kuq e Zi: Në Manastir
    ka vetëm 10 % shqiptarë

    Aleanca Kuq e Zi, në turin e saj në Maqedoni, ka ndaluar edhe në Manastir. Kreu i aleancës, Kreshnik Spahiu, foli për rrezikun e asimilimit të kombit dhe theksoi se në Manastir kanë mbetur vetëm 10% shqiptarë.

  • Berishës i kërkojnë paratë
    e rrugës gjatë inaugurimit

    Gjatë inspektimit të punimeve në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan kompania greke i ka kërkuar Berishës pagesën e punimeve të kryera, duke qenë se gjithcka është bërë me burimet e kompanisë. Brace në Twitter: “Një grek me emrin Dhimitri i kërkon Berishës paratë e tunelit te Kërrabës!! Kam punuar me paratë e mia, Ju s'më keni dhenë paratë-i tha dje”.

  • Kakavijë, bllokohen 10 kg
    drogë në autobusin e linjës

    Gjatë një kontrolli të policisë në pikën kufitare të Kakavijës, pas mesnatës, është arritur të bllokohet një sasi mariuane prej10 kilogramësh, në autobusin e linës Sarandë-Athinë.

  • 4 persona qëllojnë
    nga makina mbi policinë

    Pas mesnatës të së shtunës, katër të rinj i janë përgjigjur me zjarr thirrjes së policisë për të ndaluar për një kontroll të automjetit.

  • Peres falenderon Berishën
    për miqësinë ndaj hebrejve

    Kryeministri Berisha ndodhet në Izrael për një vizitë zyrtare treditore, me ftesë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Presidenti i Izraelit, Shimon Peres e cilësoi vizitën një kontribut tjetër për zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

  • Llakaj reciton vargjet erotike
    të Olldashit te “Kënga Magjike”

    Prezenca e aktores së telenovelës Gymysh ka qenë një ndër suprizat e spektaklit. Por edhe personazhi Teri, i cili hyri në skenë duke i kërkuar Ardit Gjebresë të martohej me Gymyshin ka ngjallur shumë hilaritet në sallë. Ai duke luajtur skeçin e vet, i ka recituar aktores Gymysh vargjet e poezisë erotike të Ministrit të Transporteve Sokol Olldashit, që janë publikuar në gazetën “Shqiptarja.com”. Humoristi: Jam lexuesi juaj i rregullt, i lexova te “Shqiptarja.com”

  • Gjenden në Kroaci dy kufoma
    ndoshta të anijes turke "Reina 1"

    Janë gjetur dy kufoma në ujërat e Kroacisë në afërsi të Dubrovnik-ut . Dyshohet se kufomat kanë qenë pjesë e ekuipazhit të anijes turke “Reina 1” e cila u mbyt në fund të muajit tetor për shkak të përlasjes me tragetin “Ankara”, nisur nga porti i Durrësit

  • Filmi i Jolie do të transmetohet
    edhe në gjuhën boshnjake

    Jolie do të debutojë me një film ku do të ketë drejtimin regjizorial.Filmi është “In the land of flesh and blood” i cili do të shfaqet në SHBA. Jolie e ka xhiruar filmin në dy versione anglisht dhe në gjuhën boshnjake, por ajo kishte pasiguri për përzgjedhjen e gjuhës nga producenti dhe transmetimin e saj për audiencën amerikane.

  • Ivanovic: Pavarësia cështje ditësh
    Analistët: Ide e parealizueshme

    Sipas analistëve të Beogradit, deklarata e Ivanovic për shpalljen e pavarësisë nga ana e serbëve të veriut të Kosovës, e shohin si një manovër taktike. Ata mendojnë se kjo ide nuk mund të realizohet, sikurse nuk mund të realizohet edhe ideja e marrjes së nënshtetësisë ruse nga serbët e Kosovës.

  • Tuneli i Kalimashit, pritet
    të fillojë kalimi me pagesë

    Pagesa për kalimin e tunelit besohet se do të jetë 5 euro për autoveturat dhe 10 euro për mjetet e rënda, si autobusët apo kamionët.

  • Longoria shihet sërish
    me një basketbollist

    Eva Longoria, duket se ka preferenca vetëm për baskebollistët . Paparacët kanë arritur që ta fotografojnë me lojtarin e ekipit ‘LA Lekers’, Matt Barnes.Aktorja e famshme e “Desperate Houseëives” ka pritur basketbollistin në aeroportin e Los Anxhelosit, ku më pas me veturën e saj kanë shkuar në vilën e saj, dhe kanë qëndruar disa orë së bashku. Kjo nuk është hera e parë që Eva dhe Matt janë parë bashkë.

  • Kohë jo shumë të mira
     për Katy Perry-n

    Edhe pse Katy Perry dhe bashkëshorti i saj Russell Brand mundohen të tregojnë se martesa e tyre po shkon shumë mirë, ka zëra që sjanë shumë dakort me këtë ide. Javën e kaluar këngëtarja u shfaq në një talk show amerikan

  • Misteri, eksportet shqiptare
    në Nigeri 1.34 mld USD

    Dokumentat nigeriane zbulojnë një skandal financiar me Tiranën. Shqiptarja.com zbulon një skandal, pas të cilit mund të fshihet një mega aferë e pastrimit të parave, ose një tregti e dyshimtë armësh, të cilën Shqipëria mund ta ketë kryer e vetme, ose në bashkëpunim më ndonjë shtet apo biznes të huaj.

  • Zbulimi, Grekët na dogjën
    flamurin tonë të Pavarësisë

    Flamurin e pavarësisë na e dogjën grekët. Qeveria vorio-epirote e Delvinës, ra në gjurmët e relikes së vyer në shtëpinë e Mehmet Ali Pashës në Delvinë dhe e zhduku, pa lënë asnjë gjurmë. E vërteta mbi historinë e flamurin fshihet në dokumentet e arkivit të Ministrisë së Jashtme.Zbulimi i bujshëm i historianes Valentina Duka shtjellohet në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv