Arkiva

  • SHBA ka përshëndetur hapat e para që po hedhë politika shqiptare për reformat e rekomanduara nga BE dhe OSBE, sidomos me marrëveshjen e fundit të arritur për reformat në Kuvend.
  • Fier, vazhdon konflikti
    për kryetarin e ri të qarkut

    Konflikti për kryetarin e ri të qarkut të Fierit ka bërë që të ndërhy policia. Mësohet se godina është rrethuar e gjitha nga forca të shumta të policisë. Krahas policisë përreth godinës janë rreshtuar një numër i konsiderueshëm simpatizantësh nga të dyja palët.

  • Jeremic: Kërkesa për pasaporta ruse
    është një apel për ndihmë

    Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar nga Kazakistani se kërkesa për pasaportë ruse e serbëve të Kosovës është një apel për ndihmë.

  • Greqi, FMN kushtëzon këstin
    me përkrahjen e reformave

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi dje se pret të shikojë përkrahje të gjerë politike nga klasa politike në Greqi për zbatimin e masave për stabilizimin e gjendjes ekonomike, çka do të sjellë edhe vendimin për pagesën e këstit të ri nga ndihma për vendin ballkanik.

  • Bllokohen 3 mijë pula
    të skaduara, vinin nga Maqedonia

    Kamioni me një sasi prej 6. 5 tonë mish pule vinte nga Maqedonia, i përkiste subjektit “Kishta”dhe kishin destinacion qytetin e Elbasanit. Ngarkesa u bllokua sot paradite në doganën e Qafë Thanës në Pogradec.

  • Pedagogët bojkojnë leksionet
     për studentët e doktoraturës

    Këshilli i Fakultetit të Histori-Filologjisë ka marrë vendimin e bojkotimit të mësimit këtë fundjavë. Ky vendim është marrë në shenjë proteste ndaj ministrisë së financave e cila sipas këtij këshilli, nuk u ka paguar pedagogëve orët shtesë në fundjavë.

  • Tre fëmijë helmohen me
    bar miu, e gjetën në kopësht

    Tre fëmijë kopshti të fshatit Leshnicë, të qytetit të Pogradecit janë paraqitur me urgjencë në spitalin e Pogradecit pasi dyshohet se ishin helmuar me bar miu.Fëmijët janë të grupit të vogël, 3- 4 vjeç. Pasi i kanë bërë lavazh gjëndja shëndetësore e vogëlushve duket jashtë rrezikut për jetën.

  • Kashar, përurohet
    nënstacioni elektrik "Tirana 2"

    Nënstacionin “Tirana 2” në Kashar, investim me ndihmën e qeverisë italiane është përuruar sot nga vetë kryeministri Berisha dhe ambasadori i Italisë, Sabah D’ elia.

  • Bllokimi i Albanian Airlines
    tani biletat 62 % më shtrenjtë

    Ditën kur u vendos papritur bllokimi i fluturimeve të avionëve të "Albania Airlines", biletat e linjës Tiranë-Stamboll vajtje-ardhje u shitën 317 euro, nga 196 euro më parë. "Albanian Airlines" nuk lejohet të fluturojë, Vendimi i Aviacionit Civil, ende pa shpjegim. 500 mijë euro bileta të shitura do të rimbursohen.

  • Berisha: Aleanca
    e plehut s'ka të ardhme

    Nga parku energjetik i Porto Romanos, ku mori pjesë në përurimin e impiantit të parë të prodhimit të biokarbureve në Shqipëri, kryeministri Berisha sulmoi edhe  propozimin e Ramës për rritjen e taksave ndaj të pasurve.“Shqiptarët nuk pranojnë kthimin e kohës pas. Aleanca e plehut kërkon të rrëmojë vota në plehra.“
    Dekreti i Topit, Berisha: Kur merrem me vepra, s'merrem me fjalë

  • Dekreti, Berisha: Kur merrem
    me vepra, s'merrem me fjalë

    Kryeministri shmang komentet mbi dekretin e presidentit Topi për emërimin e Bujar Leskajt në postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
    Berisha: Sot është një ditë e bukur dita e energjisë. Kur merrem me vepra nuk merren me fjalë.

  • Themelohet aleanca e grave
    dhe vajzave “Kuq e Zi”

    Tashmë Aleancës Kuq e Zi i shtohet edhe një strukturë e re, alenaca e grave dhe vajzave . Vetëm disa ditë pas krijimit të aleancës rinore, themelohet edhe kjo strukturë e re për gratë dhe vjazat duke i dhënë Aleancës Kuq e Zi gjithnjë e më shumë formën e një partie

  • PD humb me gjyq qarkun
    e Fierit, i kthehet socialistëve

    Gjykata e Apelit në Vlorë rrëzoi dje vendimin e Gjykatës së Fierit për kryetarin e Këshillit të Qarkut Fier, duke i dhënë ligjërisht mandatin e kryetarit, përfaqësuesit të PS-së, Vangjel Ndreko dhe duke bërë nul juridik zgjedhjen si kryetar qarku të përfaqësuesit të PD-së në mbledhjen e të mërkurës.

  • Miniera e Rehovës, "Dedeman
    mining" , gjoba nga tatimet

    Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se investitorët turq të vazhdojnë të jenë në proces gjyqësor me METE. Gjithashtu janë dhe nën presionin e gjobave të tatimeve, që nga momenti kur botuesi Fahri Balliu zbuloi se vendin e tyre mund të zinte një kompani tjetër, po nga Turqia, e cila mund t’i siguronte atij të ardhura të mëdha në rrugë të paligjshme
    Videopërgjimi, Balliu ndërhyri për minierën e kromit, Rehovë
    {7:396}

  • Rama: Meta ka një shans të dytë,
    për Nanon s'kam thënë i zhytur në vese

    Libri "Kurban" i shkruar nga lideri i Partisë Socialiste, ishte temë disktutimi mbrëmë në emisionin Top Story. Duke folur për raportin e tij me figurat e rëndësishme të politikës, Rama nënkuptoi se mban të hapur një derë bashkëpunimi në të ardhmen me Zotin Meta.

  • Tiranë, grabisnin makina
    2 në pranga 2 në kërkim 

    Operacioni “Tuneli” vë në pranga 2 persona të dyshuar si autorë të një sërë grabitjesh të makinave në kryeqytet. Akuzohen se janë autorë të të paktën 9 vjedhjeve. Policia shpall në kërkim 2 persona. Në pranga dhe i shumëkërkuari për vrasje.

  • Shkëmbim zjarri në
    kufirin shqiptaro-grek

    Sipas policisë greke, një patrullë policore e rojes kufitare greke tentoi të kontrollonte 9 thasë të fshehur në plazhin Loridha në zonën kufitare që ndan të dy vendet. Pikërisht ky veprim i policisë ka sjell edhe shkëmbime me armë zjarri mes poseduesve të drogës dhe forcave të policisë të cilët iu kundërpërgjigjen.

  • Haxhinasto në Kosovë në
    konferencën e Europës Juglindore

    Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punët e Jashtme, me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

  • Bandat e Elbasanit, 2 të vrarë
    zhvarrosen pas 14 vitesh

    Të rinjtë u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri, mes një pjesëtari të bandës famëkeqe të Tan Kateshit dhe një grupi rival. Për 14 vjet rresht, familjet Shkodrani dhe Sadushi në qytetin e Elbasanit, kërkuan rihapjen e çështjes për vrasjen e djemve të tyre Arben dhe Alfier, për të cilët dyshojnë se autorët e vërtetë, nuk janë personat që akuzohen dhe janë shpallur në kërkim.

  • SHBA, Gordon: Qeveria
    të pranojë kompromisin

    Ndihmës sekretari i SHBA për Europën deklaron se kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv