Arkiva

  • Me rastin e 92 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, bashkia ka organizuar një spektakël fishekzjarrësh.
  • Rama: Qeveria e humbi
    betejën kundër krimit
    Prifti: Topi dhe Rama pergjohen

    Përmes një editoriali të publikuar në faqen e tij personale, kreu i PS, Edi Rama, është shprehur se “qeveria e ka humbur betejën e saj kundër krimit, i cili ka mbytur të gjithë vendin”. Sipas Ramës, shifrat për kriminalitetin janë të frikshme dhe tendenca e tyre është në ngjitje. Rama përmend edhe ngjarjet e 21 janarit duke theksuar se “qeveria sot është bërë pa ekzagjerim konkurrente e krimit”.

  • Elbasan, arrestohet 24 vjecari
    me 150 doza kanabis sativa

    Policia e Elbasanit ka arritur të arrestojë një 24 vjecar nga Përmeti, pasi iu gjet një sasi droge e llojit kanabis sativa.

  • Themelohet këshilli
    i AK për qarkun Tiranë.

    Në prani të 1500 delegatëve të Aleancës Kuq e Zi, banorë të gjitha njësive të qeverisjes vendore të Tiranës, është themeluar Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Intelektuale, historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë zgjodhën këshillin nismëtarë për degën e Tiranës Kuq e Zi. Kjo hap tiparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtarë i cili do të mbahet në muajin Maj të këtij viti

  • MTTP: Situata e rrugëve
    për ditën e sotme

    Ministria e Transportit dhe Punëve Publike ka dhënë një informacion të fundit të detajuar për gjendjen e rrugëve nacionale në të gjithë vendin. Zyrtarët e ministrisë kanë deklaruar edhe qarqet në të cilat rrugët janë të bllokuara dhe se ku ekziston më shumë problem.

  • Shkodër, arrestohet 22 vjecari
    Ndalohet me 10 kg kanabis

    Forcat e Seksionit të Anti-drogës pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë e shtetasit Besmir Halim Bozha 22 vjec, lindur dhe banues në fshatin Rrajc qyteti Librazhd.

  • Arrestohet i dyshuari për vrasjen
    e ish-policit Ylli Kalemaj

    Policia e Fierit ka arritur të ndalojë të dyshuarin për vrasjen e ish-policit Ylli Kalemaj, në maj të vitit 2011. 36 vjecari Gentian Licaj u ndalua në aksin Levan-Tepelenë.

  • Lac, bie nga shtylla
    humb jetën elektricisti

    Një elektricist në Lac ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Shtetasi Pal Teska 48-vjec, ka qenë duke punuar për riparimin e një defekti kur ka rënë nga shtylla.

  • Lame: Po unifikohen
    pazaret në Tiranë

    Në një intervistë për pstv kreu i grupit të punës për “Infrastrukturën dhe Territorin” i Programit të ri të PS, Artan Lame, kritikon Berishën për deklaratat e tij me rastin e përvjetorit të Tiranës.

  • Naftëtarët e "Stream Oil"
    ankim METE-s

    Dje në ambientet e ministrisë së Ekonomisë, Tragtisë dhe Energjetikës përfaqësues të punëtorëve të puseve të naftës në zonat Kocul-Gorisht, përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve, përfaqësues të firmës Stream Oil, drejtues të kompanisë Albpetrol Sh.a e përfaqësues të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale janë pritur nga ministri Nasip Naço.

  • Rama: Krimi bën ligjin
    PS e ka gati zgjidhjen

    Partia Socialiste organizoi tryezën për Rendin dhe Sigurinë Publike, nga ku kreu opozitës Edi Rama, u shpreh se shteti e ka humbur betejën me krimin. Ai ka garantuar se vetëm opozita pasi të vijë në pushtet do vendosë rendin dhe qetësinë në Shqipëri.

  • Sequi: Papunësia,
    më keq se në Evropë

    Shqipëria ka nivelin më të ulët të punësimit krahasuar me vendet e Europës, por edhe me rajonin. Deklarata është bërë dje nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.

  • 21 Janari, 5 gardistë
    "mbrojtën" serverin

    Pesë efektiva të gardës, duket se janë të implikuar në fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë. Në seancën e djeshme në gjykatën e Apelit, avokati i Armnand Kasa, ka pretenduar se punonjësit e analizës së Gardës, pas orës 23:00 kanë marë në administrim zyrën ku ndodhet serveri. Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj si dhe drejtori Arben Shkoza, janë personat që kanë marë në ruajtje serverin.

  • Ali Evsen, dhjetra
    dërgesa të dyshimta

    Prokuroria Shqiptare, nuk tërhiqet nga hetimet ndaj biznesmenit të kompanisë ajrore "Albanian Airlines", Ali Evsen. Megjithëse njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës vendosi pak ditë më parë pushimin e veprimeve hetimore, tashmë hetimi rreth kësaj çështjeje ndodhet në dorën e Prokurorëve të Krimeve të Rënda. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj të fundit të cilat thanë se kanë regjistruar procedim penal ndaj turkut Ali Evsen, duke u mbështetur në ligjin "antimafia" që bën fjalë për pastrimin e parave dhe hetimit të pasurisë nga persona që dyshohet se janë të implikuar në afera kriminale.

  • Berisha me "pastrues parash"
    Biznesmeni i lidhur me trafiqe

    Ali Evsen, biznesmeni turk me pasaportë shqiptare, ishte shoqërues i kryeministrit Berisha gjatë vizitës që ai po bën në Azerbajxhan. Evsen, 50-vjeç u arrestua në qershor 2011 në Spanjë për pastrim parash për llogari të biznesmenit egjiptian Hussein Salem, mikut të ishpresidentit të Egjiptit Hosni Mubarak. (Në foto: Biznesmeni turk Ali Evsen në krah të kryeministrit Sali Berisha dje në Azerbajxhan)

  • Kosovë, orteku dëmton 10 shtëpi
    dhe shkakton 2 të vdeku

    Bora e ditëve të fundit ka bllokuar të gjithë rajonin e Dragashit, përkatësisht fshatin Reselelicë të kësaj komune. Në këtë fashat mësohet se ka rënë një ortek bore mbi 10 shtëpi duke shkaktuar edhe viktima.

  • INSTAT, konsumi
    ka rënë me 5.6 për qind

    INSTAT-i dje nuk ka mundur të fshehë faktin se konsumi vazhdon të shënojë shifra negative. Me një vonesë të theksuar, janë publikuar shifra të tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të vitit 2011.

  • Orteku mbulon borëpastruesen
    lirohet pas 5 orësh drejtuesi

    Një prej borëpastrueset e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve, të bllokuara prej reshjeve të dendura të borës që kanë mbukuar vendin, është mbuluar nga një ortek bore, gjatë punimeve. Fatmirësishtë drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë, por vetëm pas pesë orësh i bllokuar në të.

  • Rihanna vishet si ushtarake

    13 milion fansat e saj në Twitter i quan “ Marinë e Rihannës”, ndaj ndoshta ka zgjedhur të vishet si ushtarake. Këngëtarja bjondje Rihanna është fotografuar e veshur si një grua në mision teksa dilte nga studio e saj e regjistrimit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv