Arkiva

  • Kanë mbyllur me sukses edicionin e parë të ‘Sketch Show’ dhe do të rikthehen të dielën me ‘Apartament 2XL’. Në një intervistë për suplementin THASH & THEM, producenti i këtij spektakli, Turjan Hysko, premton një show humoristik me tematika, personazhe e batuta të reja. Përveç 3 musketierëve të Shblsh, Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Elezaj si dhe aktores Lisa Kujofska, në të do të marrin pjesë edhe aktorë të rinj që sipas producentit Hysko, me humorin e tyre do ta bëjnë për vete publikun shqiptar. Përgjatë këtij sezoni, pjesë e apartamentit të madh do të jenë të ftuar edhe personazhe të famshëm nga arti, politika, televizioni, etj
  • Hysi: Sistemi ndryshohet
    pa e prekur Kushtetutën

    Anëtarja e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, deputetja socialiste Vasilika Hysi ka shpjeguar ecurinë e këtij komisioni si dhe ku ka ngecur puna për miratimin e përmirësimeve në ligjin zgjedhor, por dhe mundësinë e realizimit të objektivit në afatin e kërkuar nga Kuvendi deri në fund të muajit mars.

  • Bashkia e Tiranës nënshkruan
    marrëveshje binjakëzimi me Dohan

    Kreui i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po zhvillon një vizitë në Katar, ku ka nënshkruar një marrëveshje binjakëzimi mes Tiranës e Dohas.

  • Berisha: Vendi drejt gjendjes
    së jashtëzakonshme

    Shqipëria po kalon orët me te vështira te izolimit te paktën ne 3 apo katër dekadat e fundit. Qarku i Kukesit paraqitet me problematiku pasi trashësia e dëborës edhe vete brenda ne këtë qytet është 1.2 metër, ndërsa ne B. Curri 2.3 metër.  Berisha në Kukës: Do i kërkoj qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Qarku i Kukësit futet në gjendje emergjence. (Në foto: Pamje nga bora sot në Kukës e Pukë).
    Rama: Veriu i gjynjëzuar nga shteti
    Orteqet, kërcënimi i ri i natyrës
    VIDEO - Paralizohen portet nga moti i keq
    Foto - Banorët blejnë thasët me miell
    Ja akset ku nuk duhet të kaloni
    Kosovë, 10 të vdekur nga orteku
    VIDEO - Kukës, banorët e izoluar nga orteku
    Apeli nga Puka: Ndihmë! Kam frikë se fëmijët më vdesin urie
    Shishtavec, Nela: Banorëve po u mbarojnë ushqimet të hapet rruga

  • Kuvendi: Prokuroria gënjen, kemi
    dorëzuar imunitetin për 3 deputetët

    Parlamenti i Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me qëndrimin e Prokurorisë për mos dorëzimin e dokumeteve për lënien e imunitetit të tre deputetëve të PS-së. Në një njoftim për media, Kuvendi njofton se shkresa për autorizimin e nisjes së hetimeve ndaj tre deputetëve; Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj, në lidhje me ngjarjen e 21 janarit 2011 është dorëzuar që në datën 3 shkurt në organin e akuzës.
    Përgjigja e Kuvendit të Shqipërisë

  • Tiranë, kapen 100 kg kanabis
    4 të armatosur arrestohen

    Burimet nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë me dije për Shqiptarja.com se operacioni është zhvilluar në periferi të kryeqytetit dhe kanabis vinte nga Gjirokastra. Krahas drogës së kapur, në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të pajisur me armë pa leje. Operacioni kryhet në vazhdën e e kontrolleve që policia e Tiranës po ndërmerr në zona të ndryshme të kryeqytetit.

  • Pukë, jeta mes akullit dhe izolimit

    I gjithë rrethi është tërësisht I izoluar. Në qytet trashësia e borës shkon deri në 1.8 metër, dhe nuk mund të flitet për lëvizje të makinave. Madje këta të fundit, sidomos mjetet e vogla janë mbuluar nga bora, sa vështirë të dallohen.

  • Tiranë, zjarr në banesën
    pranë ambasadës egjiptiane

    Mësohet se zjarri ka rënë në një pallat në afërsi të ambasadës egjiptiane. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë marrë masat për shuarjen e flakëve.

  • Orteqet, kërcënimi i ri i natyrës

    Gryka e Vanave në qarkun e Kukësit këto ditë po ndihet gjithnjë e më e kërcënuar nga këto fenomene natyrore, të cilat nuk ishin parë në këto zona prej shumë vitesh. Në Valbonë rreziku sa vjet e shtohet dhe sipas drejtuesve lokalë trashësia e borës arrin në Grykën e lumit mbi 2.5 metra.
    Në këtë situatë shqetësimi kryesor janë orteqet që kanë nsiur të bien thuajse njëri pas tjetrit.

  • Kosovë, 10 të vdekur nga orteku

    Dhjetë persona kanë humbur jetën nga pasojat e motit të keq, në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit në Kosovën jugore.

  • Rama: Veriu i gjynjëzuar nga shteti

    Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar në Tëittet lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha gjatë takimit të shtabit të emergjencave që u mbajt në Kukës. “Kjo qeveri s'ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh, kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm”, tha Rama.

  • Kërkime në kufi për mikun e
    Rizait, iku nga burgu i Koridalosit

    Krimineli grek, Vasilis Paleokostas i arratisur nga burgjet greke disa herë bashkë me mikun e tij shqiptar, Alket Rizai, dyshohet se fshihet në zonën afër kufirit me Shqipërinë. Policia greke po kërkon në disa zona afër Janinës, ku kohët e fundit kanë ndodhurdisa vjedhje bankash.(Në foto: Arrestimi i Vasilis Paleokostas)

  • Studentët: Nota dhe lekë
    në këmbim të votave

    Gara për dekan dhe rector duket se po i ngjan gjithnjë e më shumë garës për zgjedhjet politike. Në një anketë të publikuar nga vetë Këshilli Kombëtar Studentor, 23 për qind e të rinjve thonë se u janë bërë presione në këmbim të votës, 56 % e tyre shprehen se ky presion ka lidhje me notën, ndërsa 18 % u janë ofruar para.

  • Rama: Qeveria, pabarazia në themel

    Në profilin e tij në Twitter, Rama ka deklaruar se vendimi thellon pabarazinë. Sipas kryesocialistit, titullarët e qeverisë pavarësisht rritjes së të ardhurave paguajnë më pak taksa se pjesa tjetër e popullsisë.

  • 21 janari, akuza: Pesë gardistët
    po hetohen për fshirje

    Efektiva të Gardës së Republikës që kanë pasur në administrim serverin e kryeministrisë në 21 janar, dyshohet se kanë marë pjesë në
    fshirjen e filmimeve. Pesë të dyshuarit sipas prokurorisë janë duke u hetuar si të dyshuar në implikimin e akuzës së "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës".

  • Gjykatësi padit KLD-në
    Do vlerësimin “Shumë mirë”

    Padia e gjyqtarit të Elbasanin Bujar Musta, është depozituar në sekretarinë e gjykatës në datën 3 shkurt 2012, ku ai i kërkon gjykatës që të detyrojë KLD, që ta vlerësojë atë me nivelin "Shumë mirë" dhe jo siç e ka vlerësuar "Mirë" nga analiza e bërë për punën si gjyqtar gjatë vitit 2005- 2006. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" gjyqtari i Elbasanit s'ka pranuar të japë shumë komente rreth kësaj çështje.

  • Vendimi: Titujt shkencorë, ja
    sa përfitojnë zyrtarët

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të bëjë ndryshime në pagën e zyrtarëve të lartë qeveritarë, në rastet kur ata zotërojnë tituj shkencorë. Zëvendësministrat, drejtorat e kabineteve të presidentit, kryeministrit, ndihmësat, këshilltarët e tyre, etj, në rast se mbajnë titullin profesor apo profesor i asociuar, do të marrin rritje page përkatësisht 30.00 dhe 25.000 lekë të reja, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, që publikohet në Fletoren Zyrtare.

  • Arbëreshët, të vetëm kundër
    motit, me traktor e furrë druri

    350 banorët arbëreshë të komunës San Paolo Albanese prej 10 ditësh janë tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e Italisë. Duke ruajtur traditën e vjetër të ndihmës në rast nevoje, shqiptarët me banim në këtë komunë kanë vendosur të përballojnë krej të vetëm motin e keq duke përdorur të gjithë bashkë një traktor dhe një furrë druri. (Në foto: Situata sot në komunën arbëreshe)

  • Shuhet diva Whitney Houston
    Probleme me drogën e alkoolin

    Këngëtarja e famshme Whitney Houston ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga zëdhënësja e saj, Kristen Foster. Këngëtarja që njihet si legjendë e muzikës, ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare si gjashtë Grammy Awards, dy Emmy awards, 30 Billboard Music Awards.

  • Qeveria ndryshon të
    mërkurën, hyn PDIU

    Kabineti qeveritar tashmë merr formën e tij të plotë me përfshirjen reale të PDIU në qeverisje përmes katër posteve të zv.ministrave. Të cilët do praqiten ditën e hënë në tavolinën e Berishës për t'u miratuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv