Arkiva

  • Safo Kanina, tregon kujtimet e saj për të atin, Zihni Kaninën, një prej nënshkruesve të aktit të Pavarësisë Kombëtare. E lanë në burgun e Tiranës për një vit e gjysmë, i rënë fizikisht dhe i sëmurë nga mushkëritë. Pasi doli nga burgu, jeta e tij vazhdoi të ishte e rëndë. U mohua edhe nga lista e triskëtimit dhe sa herë kërkonte punë, të gjithë nëpër zyra i thoshin se duhet të merrte kazmën.
  • 21 janari, ambasadorët:
    Politika të mos prekë hetimin

    Në një deklaratë të përbashkët tre diplomatët, Arvziu, Sequi dhe Wollfarth deklarojnë se mbështetin Prokurorinë e Përgjithshme si institucionin, i cili përtej çdo ndikim partiak është institucioni I duhur për të hedhur dritë mbi ngjarjen e një viti më parë. Gjatë ditës ata u takuan në zyrën e ambasadorit të Komisionit Europian. (Në foto: Automjetet e ambasadorëve gjatë takimit të tyre sot në mesditë në selinë e Komisionit Europian në Tiranë)

  • FRESSH protestë para
    kryeministrisë: Drejtësia vdiq|

    Në një marshim që ka nisur nga Gjykata ne drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për tu stacionuar përpara kryeministrisë, të rinjtë e FRESSH, me një arkivol të mbuluar me pankartën e vrasjes se drejtësisë, kanë dhënë mesazhin se ajo u varros ne oborrin e qeverisë.

  • Hipoteka, skandal me tenderin e BB
    kompania fituese e paracaktua

    Një investim i Bankës Botërore për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme është shndërruar në aferë milionere, në dëm të shtetit shqiptar, duke zgjedhur në mënyrë të padrejtë një firmë që nuk plotësonte kushtet.

  • 100 vjetori i pavarësisë
    Rama vë flamurin në ballkon|

    Prej tre ditësh kryetari i PS-së, Edi Rama ka vënë flamurin kombëtar në ballkonin e apartamentit në Tiranë, siç edhe deklaroi në përvjetorin e 20-vjetorin e FRESSH

  • Meta puth gazetarin e TCH:
    Kam video për Edi Ramën
    Fiks Fare: Meta sille videon qe ke
    FRESSH: Drejtesia vdiq |

    Kreu i LSI deklaroi se ka një video kompromentuese për kryesocialistin Edi Rama. Ai ka kërkuar që drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Çakuli, t’i vërë në dispozicion vetëm dy minuta kohë në emision për të publikuar një video, e cila sipas tij, rrëzon “merakun” që kryesocialisti Rama ka për presionin ndaj drejtësisë. Në pas Meta ka puthur gazetarin e Top Channel, Muhamet Veliu. (Në foto, Meta dhe gazetari i TCH Muhamet Veliu)

  • Hetimi, Spahiu çon Berishën
    në Gjykatën Kushtetuese

    Në konferencën për shtyp në selinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Spahiu tha se nisma e demokratëve është në shkelje të hapur të ligjit themeltar të shtetit. Për këtë arsye ai do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar anti – kushtetueshmërinë e vendimit të mazhorancës. (Në foto: Kreshnik Spahiu nxirret jashtë komisionit të ligjeve)

  • Dhuna te "Vitrina", dy studentë
    të tjerë bëjnë kallzim penal

    Dy studentë të tjerë që kanë qenë pranë këtij universiteti kanë bërë kallzim penal ndaj 10 truprojeve dhe punonjësve të universitetit publik Vitrina të cilët u arrestuan dje për akuzën se kanë ushtruar dhunë ndaj një studenti të Universitetit dhe ndaj forcave të policisë.

  • Ambasadorët e BE takim
    urgjent në zyrën e Sequi

    Një varg makinash të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, u parkuan në anën lindore të ABA Center ku ka zyrat misoni i BE-së në Tiranë, në një takim urgjent i cili zgjati mëse një ore. Mbledhja e ambasadorëve në zyrën e Sekuit bëhet në një klimë të ashpër politike në vend, kur qeveria është në përplasje me opozitën për vendimin më të fundit të Gjykatës së lartë për të shpallur të pafajshëm ish-zv.kryeministrin Ilir Meta. ( Në foto: Automjetet e ambasadorëve që ishin në takim te Sequi)

  • Studenti rrëfen: Si më rrahën
    bodigardët te "Vitrina"

    Fajton Ismailgeci është studenti, ndaj të cilit i është ushtruar dhunë nga truprojet e univesitetit “Vitrina”. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” studenti i vitit të parë të këtij universiteti tregon si u bë pre e dhunës së badibardëve, të cilët nuk e kishin për herë të parë. ( ne foto Fatjon Ismailgeci, studenti i dhunuar nga bodigardet)

  • Korçë, gjenden të asfiksuar
    çifti i të moshuarve

    Bashkëshortët Sadik e Firdez Shaholli kanë gjetur vdekjen në gjumë, si pasojë e thithjes së gazit karbonik të prodhuar nga djegia e qymyrit. Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Gruaja e Medin Zhegës: Shteti
    nuk na ka dhënë asnjë ndihmë

    Medin Zhega, ish-trajneri i kombëtares shqiptare që ka bërë krenarë mijëra tifozë, nuk mundet të flasë dhe as të lëvizë për shkak të një hemorragjie cerebrale që e ka paralizuar krejtësisht. Që prej fillimit të janarit ai ndodhet i shtruar në dhomën nr.4 të katit të katërt të neurokirurgjisë, ku po trajtohen nën kujdesin e veçantë të mjekëve.( ne foto Medin Zhega)

  • Rama takim me aleatët për
    reformë zgjedhore e 21 janarin

    Kryetari i Partisë Socialiste zhvillon sot në mesditë një takim me aleatët e Partisë Socialiste. Takimi pritet të zhvillohet në selinë rozë, dhe aleatët e vegjël pritet ti përcjellin Edi Ramës propozimet e tyre për reformën zgjedhore dhe ceremoninë homazh të 21 janarit.

  • Rama: Mësuesit, taksa më shumë
    se kryeministri, e blejnë më pak

    Sipas Ramës në ditët e sotme mësuesit paguajnë më shumë taksa, dhe dëgjojnë përralla që skanë lidhje me realitetin. Rama nënvizon se vetëm programi i PS-së “Rilindja e shqiptarëve” mund të përmirësojë jetesën e mësuesve dhe korrupsionin e paaftësinë e zëvendëson me transparencën e meritën.

  • Taksa progresive, Berisha:
    Rama, stuhi në një gotë uji

    Kryeministri tha në mbledhjen e qeverisë se, projekti i kryesocialistit, për taksa më të larta për më të pasurit, është konfirmimin i braktisjes së kryesocialistit nga biznesmenët që deri dje, sipas Berishës, sponsorizonin PS. "Politika e tij e taksave është fortunë në një gotë ujë”, tha kryeministri.

  • Wikipedia në grevë,
    kundër ligjit në SHBA

    Fondacioni Wikimedia tha se nëse legjislacioni përkatës bëhet ligj, interneti do të jetë më pak i lirë dhe i hapur, dhe se autoritetet do të kenë mjete të reja për censurim të faqeve ndërkombëtare të internetit, brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • Berisha kritikë komunarëve:
    “Nuk mblidhni taksat”

    “Nëse ju doni të ushtroni pushtetin që meritoni në komunën tuaj, ju duhet të keni vëmendje absolute në performancën fiskale, realizimin e të ardhurave dhe kontrollin e shpenzimeve”, tha në asamblenë e shoqatës së komunarëve.

  • Kuvendi nis hetimin, Kreshnik
    Spahiu: Nuk iki me presione

    Komisioni i Ligjeve miraton kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor i cili do të hetojë punën e kryer nga Kreshnik Spahiu si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kërkesa u miratua  vetëm me votat e shumicës. Opozita u largua nga salla. Spahiu: Po vini komisionin e ligjeve nën presion. Nuk më shkarkoni dot. Rusmajli urdhëron: Këtu jam unë kryetar, s'të lë të flasësh me harbutëri. Largohu, nuk po flet për procedurë. Reagon dhe ndaj deputetëve të PS: "Mos jeni bërë deputetë të tij?"

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv