Arkiva

  • Kim Kardashian në përpjekje për të qenë më serioze në reklamën e saj më të re dëshiron t’i përngjajë idhullit të saj aktores ikonë të bukurisë Elisabeth Taylor. Sipas Kardashian, Taylor ka qenë gjithmonë një inspirim për të.
  • 21 janari, Rama: Prokuroria
    të mos tërhiqet nga presionet mafioze

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të mos tërhiqet nga presioni mafioz dhe të kryejë detyrën kushtetuese duke vendosur autorët dhe urdhëruesit e 4 vrasjeve të 21 janarit para drejtësisë.

  • Gjyqi i Metës, Rama: Berisha
    paralajmëroi mbylljen |

    Tre ditë para se Gjykata e Lartë të japë vendimin ndaj ish zv kryeministrit, Ilir Meta mbi akuzat për korrupsion aktiv, Kryetari i Partisë Socialiste akuzon kryeministrin Berisha se po bën presion mbi gjyqtarët për të arkivuar dosjen. Kryetari i Partisë Socialiste mbledh Grupin Parlamentar.

  • Feith: Aksioni i VV, dëmton
    reputacionin ndërkombëta

    Bllokada e paralajmëruar e lëvzjes Vetëvendosje në dy pikëkalime kufitare, as nuk do ta promovojë pozicionin ndërkombëtar aktual të Kosovës e as nuk do të ndihmojë në përpjekjet për ndërtimin e raporteve normale me Serbinë, ka thënë përfaqësuesi ndërkombëtar civil.

  • Korçë, pezullohet vendimi i
    arrestimit të Naum Dishos

    Tre ditë më parë, kreu i Omonias të qarkut Korçë, u dënua me 1 vit burg për akuzën e dhunimit të varreve në Boboshticë të Korçës. Gjykata e Shkallës së Parë e Korcës mori sot në shqyrtim kërkesën e avokatit mbrojtës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për arrestimin e tij.

  • "Gërdeci", Sequi: Procesi
    gjyqësor të mos zvarritet

    Ambasadori Etore Sequi përcolli sot mesazhin e Bashkimit Europian për moszvarritjen e procesit gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. I pranishëm në përurimin e rrugës "Bashkimi Evropian" dhe shkollës së re në fshatin Marqinet, Sequi deklaroi se “një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”.

  • Fajon: Rishikimi i vizave
    në mars, rrezikojmë dhe ne

    Lajmi bëhet i ditur nga Raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon në një prononcim për një gazetë serbe. Dokumenti, përmbajtja e të cilit është diskutuar në institucionet më të larta evropiane, parashikon pezullimin e liberalizimit të vizave për një periudhë gjashtë mujore, pastaj nëntë, pastaj shteti kthehet në "listën e zezë".
    Shkrimi ne gazeten serbe

  • Labinot Tahiri i shpëton
    atentatit me minë

    Media kosovare bën të ditur se shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pak minuta pasi Labi me familjen e tij kishin zbritur nga makina. Policia ka nisur hetimet ndërsa këngëtari i njohur me emrin e artit Labi është shprehur i habitur në lidhje me shpërthimin pasi sipas tij nuk di të ketë ndonjë konflikt me persona të tjerë.

  • Bllokimi kufirit, policia nuk
    do ndalojë lëvizjen e Vetëvendosjes

    Policia e Kosovës nuk do të bllokojë tubimin e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” drejt pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë ditën e shtunë, ndërsa “Vetëvendosje” do të bllokojë rrugët vetëm me trupa të njerëzve dhe kjo vetëm në një pjesë të rrugës, për të bllokuar hyrjen e kamionëve me mallra serbe.

  • Tirana e Prishtina në një zë:
    Jo veprimeve ekstremiste

    Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë kanë përcjellë sot, nga Tirana, qëndrimin e përbashkët, kundër aksionit të lëvizjes së Vetëvendosjes për bllokimin e kufijve me Serbinë, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë. Haxhinasto: Nuk mbështesim asnjë veprim ekstremist në Kosovë. Enver Hoxhaj: Cdo sjellje e dhunshme, cdo akt kundër Kushtetutës është i papranueshëm nuk është një qasje europiane. ( ne foto Haxhinasto dhe Hoxhaj ne nje takim te meparshëm)
    KDNJ e Preshevës pro aksionit të Vetëvendosjes

  • KDNJ e Preshevës pro
    aksionit të Vetëvendosjes

    Këshilli për të Drejtat e Njeriut mbështet fuqishëm iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosja të 14 janarit 2012, për zbatimin e vendimit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

  • Remontet në fundjavë, OST:
    Kufizime dritash në Tiranë

    Në kuadër të kthimit të një linje ajrore në tokësore, nga ana e bashkisë së Tiranës, është planifikuar ndërhyrja për spostimin e linjës 110 kV Tirana 1-Traktora. Do të ketë kufizime nga ora 8:30 deri ne oren 17:00 në Linzë, Farkë, Sauk, Sanatorium, Kodra e Priftit, Rr.Ali Demi, si dhe Rr.Elbasanit.

  • Abuzimet e AKKP me pronat
    priten arrestime të tjera

    Arrestimet e bujshme të ish-zyrtarëve të Agjensisë së Kthimit dhe të Kompesimit të Pronave vunë në lëvizje të grup të madh hetimor, të cilët zbuluan dhe persona të tjerë të përfshirë në abuzimet me pronat.

  • Kryeministri Berisha vizitë
    në shtëpinë e Ilir Metës

    Kryeministri Sali Berisha i bëri një vizitë të paprecedentë aleatit kryesor në "qeverinë e Integrimit". Vizita e kryeministrit Berisha është e para që bëhet në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit, Ilir Meta, i cili të hënën duhet të paraqitet në Gjykatën e Lartë për tu njohur me vendimin e drejtësisë mbi akuzat e bëra ndaj tij nga ish-ministri i METE, Dritan Prifti. (Në foto: Berisha duke dalë mbrëmë nga shtëpia e Metës)

  • Serbia s' lejon hyrjen e ministrit
    kosovar në Luginën e Preshevës

    Policia e Serbisë, nuk lejoi dje Ministrin e Diasporës në qeverinë e Kosovës Ibrahim Makolli, që të hyjë në luginën e Preshevës. Ministri Makolli u ndalua në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në fshatin Konçul derisa po udhëtonte për një vizitë zyrtare në komunat me shumicë shqiptare ne jug të Serbisë.

  • Aguilera: Ndihem mirë me trupin tim

    Edhe pse është përballur me një rrebesh kritikash për format e saj fizike, Christina Aguilera duket se ndihet në rregull me veten dhe nuk ka pse fajëson askënd për mbipeshën.

  • Miss Kolumbia gatuan...nudo!

    Pasi bien nga froni ato përpiqen me çdo kusht të jenë në qendër të vëmendjes me çdo kusht.

  • Kosovë, arrestohen 4
    zyrtarë për korrupsion

    Departamenti Special Anti-korrupsion i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës pas një hetimi disa mujor ka realizuar sot një kontroll në zyrat e disa zyrtarëve në këtë ministri. Policia ka arrestuar katër të dyshuar, të gjithë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: I. Tolaj, Z. Kuqi, H. Fejza, B. Fusha

  • 'Rikthim në shtëpi', The Economist
    shkruan për emigrantët shqiptarë

    E përjavshmja The Economist shkruan për krizën ekonomike që ka goditur Greqinë nga një këndvështim pak ndryshe nga ai i zakonshmi. Kriza ekonomike e përjetuar nga emigrantët shqiptarë, të cilët kanë ndërtuar jetën në shtetin Helen.

  • 100 vjetori i pavarësisë
    Berisha: Shpresë për të ardhmen

    Gjatë takimit në mbledhjen ndërministrore për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri Berisha u shpreh se “100 vjetori ti shërbejë shqiptarëve për t’u njohur me të vërtetat më të rëndësishme të vendit dhe kombit të tyre, ti shërbejë shqiptarëve, jo si një barut për të shkuarën, por si një shpresë e bashkim për të ardhmen”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv