Arkiva

  • Një vajzë 16 vjeçare rezulton e zhdukur që prej një javë, ndërsa prindërit e saj kanë bërë një denoncim në komisaritin 2 të policisë së kryeqytetit. E mitura ishte zënë me familjarët dhe një ditë kishte shkruar një letër duke thënë: " Mos më kërkoni më, nuk kthehem". Sapo kanë parë shënimin e vajzës së tyre prindërit janë ngritur të shqetësuar duke kërkuar ndihmën e forcave policore.
  • Biletat, paralajmërohet
    shtrenjtimi me 20 për qind

    Me rritjen e çmimit të karburantit nga 1 janari i këtij viti si pasojë e shtimit të akcizës, drejtuesit e autobusëve të rretheve ankohen se po shkojnë drejt falimentimit. Ata janë shprehur për median se do të kërkojnë rritje të çmimit të biletës deri në 20 për qind, pasi me këto kushte nuk mund të vazhdojnë më aktivitetin e tyre.

  • Ambasada SHBA: Amerikanë
    evitoni tubimet 17 e 21 janarit

    Ambasada Amerikan paralajmëron shtetasit amerikane, që jetojnë në Shqipëri, të bëjnë kujdes javën e ardhshme pasi dy tubime të mëdha janë parashikuar për tu zhvilluar. Nëpërmjet dy njoftimeve i bën thirrje qytetarëve amerikanë të qëndrojnë larg dhe të shmangin tubimet e parashikuar për tu zhvilluar më 17 janar në qytetin e Krujës, dhe atë të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". (Ne foto pamje nga demonstrata e 21 janarit 2011)
    Njoftimi i Ambasades amerikane per tubimin e PS
    Njoftimi i Ambasades Amerikane per tubimin e AK

  • BB: Kujdes borxhin
    Bode: Borxhi është ulu

    Pas lajmit të djeshëm nga Banka Botërore se Shqipëria është duke kaluar nivelin e borxhit publik të lejueshëm, qeveria shqiptare deklaron sot se nuk është e shqetësuar për nivelin e borxhit publik, dhe se do të vazhdojë investimet publike. Ministri i financave, Ridvan Bode, tha për median se borxhi ka shënuar një ulje të lehtë dhe deficiti nuk është rritur.

  • Toni Braxton shtrohet në spital

    Ylli i muzikës Soul, Toni Braxton është shtruar me urgjencë në spitalin e Los Angeles, pasi sistemi i saj imunitar ka humbur totalisht çdo funksion.

  • Katy Perry pas divorcit bëhet blu…?

    Vetëm disa orë pasi trimfoi nople Choice Award fiton, superstar i muzikës pop doli nga “izolimi” që iu imponua për shkak të divorcit me një pamje të pazakontë : me flokë blu!

  • “M.D.N.A." albumi i ri i Madonës

    Ndërsa diva e muzikës pop nis në shkurt promovimin e filmin e saj “W.E.”, ajo bën të ditur për të gjithë fansat e saj në Facebook, titullin e albumit të saj të ri.

  • Shakira dhe Pique, dasma në Verë

    Çifti Shakira-Pique pritet të martohen në verë, por siç raportojnë mediat kolumbiane ende nuk dihet data e sakte dhe datajet e dasmës.

  • Ushtria e SHBA modernizon
    mjekësinë shqiptare me “e-health”

    “Një prej sëmundjeve më të mëdha të njerëzimit është të jesh askushi për të tjerët” ka thënë nënë Tereza. Kura ndaj sëmundjeve është postuar në një dimension tjetër, telemjekësia po merr këmbë edhe në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e ushtrisë së SHBA.

  • Topi me Hoxhaj: Mbështesim
    bisedimet Kosovë-Serbi

    Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vendin tonë.

  • Rama: Angazhohemi
    për integrimin e Kosovës në BE

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama priti në takim Ministrin e Jashtëm të Kosovës, zotin Enver Hoxhaj. Rama shprehu vullnetin maksimal për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve, si dhe nënvizoi mbështetjen për të gjitha nismat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

  • Mediu: PS hipokrite,
    importoi plehra pa kontroll

    Ministri i mjedisit, Fatmir Mediu, ka akuzuar Partinë Socialiste se nuk ka të drejtë morale për të kundërshtuar ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, pasi ata kur ishin në pushtet kanë lejuar importin e mbetjeve në Shqipëri pa u kontrolluar.

  • Korcë, arreste për korrupsion
    Në pranga 2 inspektorë të DRSHT

    Policia e korcës ka arritur të vërë në pranga dy inspektorë të DRSHT, të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet për të bërë kolaudimin e automjeteve.

  • Përfaqësimi konsullor,
    firmoset marrëveshja me Kosovën

    Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka nënshkruar në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij kosovarë, Enver Hoxhaj, në fushën e shërbimeve konsullore.

  • Topi: Forcat politike
    të vazhdojnë bashkëpunimin

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Ersekës, nga ku i bëri thirrje forcave politike të vazhdojnë bashkëpunimin.

  • Berisha me gazetarët: Liria
    e fjalës, e pacenueshme 

    Kryeministri Berisha dha sot, një pritje koktej për gazetarët, botuesit e drejtuesit e medias në vend, për t’i shprehur vlerësimet për kontributin e tyre gjatë vitit të kaluar dhe për t’ju uruar fillimin e vitit 2012. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri u shpreh: "Fjala e lirë mund të krahasohet vetëm me një gjë, me dashurinë".

  • Polici vrau kolegun e FNSH
    Gruaja: Eshtë xheloz i sëmurë

    Polici i objekteve ka qëlluar 10 herë me armë zjarri kolegun e tij të Fnsh-së për arsye xhelozie. Burimet e policisë thanë se Genci Domi dyshonte për një lidhje jashtë martesore ndaj gruas së tij dhe Bashkim Memisë. Gjatë deklaratës në polici e shoqja e autorit e ka mohuar këtë fakt duke thënë se burri i saj ishte xheloz i sëmurë.

  • Tiranë, ikën fshati turistik
    pedonalja e shkatërrua

    Pas largimit të fshatit turistik nga rruga pedonale "Murat Toptani", bashkia e Tiranës ka instaluar prej dy ditësh aty skuadrat e punëtorëve për të riparuar dëmet që kioskat lanë pas.

  • Ekstradohet në Itali
    u arratis nga burgu

    “Gjykata e Milanos, në maj të 2011 dënoi 35 vjecarin me 21 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Arratisjes nga burgu”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

  • Abuzimet me pronën, arrest
    me burg zyrtarëve AKKP

    Është dhënë masa e arrestit burg për 5 zyrtarët e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të cilët u arrestuan dy ditë më parë për korrupsion. Në kërkim Ali Aliaj, përgjegjës për sektorin juridik AKKP. Vlerësimi i masës së sigurisë është zhvilluar sot në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv