Arkiva

  • Në një intervistë të dhënë pas punimeve të Kongresit të 20-të të Partive Popullore Evropiane (PPE), kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjes se nëse konsensusi i forcave politike për disa ligje dhe reforma siç është ajo zgjedhore do e përshpejtojë procesin integrues dhe marrjen e statusit.
  • Amnistia Fiskale, Bode:
    Dështimi, faji i opozitës

    Ministri i Financave Ridvan Bode pranoi se nuk u arritën synimet, amnistinë fiskale, pasi nismës nuk iu bë propaganda e duhur që qytetarët e bizneset të përfitonin. Sipas Bodes, faj për këtë dështim ka pasur edhe opozita, e cila u deklarua kundër amnistisë fiskale.

  • Topi mbi veriun e Kosovës:
    Disa qarqe cënojnë demokracinë

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mori pjesë sot paradite në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të “Kartës Adriatik” – SHBA, të organizuar në mjediset e “Hotel Adriatikut” në Durrës. Topi ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke u shprehur se ka ende qarqe që cënojnë vlerat e demokracisë.

  • Radikalët e Serbisë
    djegin flamurin e BE

    Gjatë një proteste përballë Presidencës serbe, nën moton "Serbia nuk do në BE", zyrtarët e SRS-së ia vunë zjarrin flamurin të BE-së. SRS është Partisë Radikale Serbe, e cila kërkon të ndërpriten negociatat për anëtarësim në BE.

  • PDIU përkujton ditën
    Ndërkombëtare Kundër Genocidit

    Me rastin e 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Genocidit, partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqata “Çamëria” organizuan një aktivitet në kujtim të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin 1944, ku humbën jetën më shumë se 5 mijë shqiptarë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 30 mijë shqiptarë të kësaj treve.

  • "Kombësia", Dule kundërshton
    vendimin e Gjykatës Kushtetuese

    Disa ditë pas publikimt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin e gjendjes civile ku u shfuqizua termi “ Kombësi” Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar duke kundërshtuar vendimin Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se do ta çojë këtë çështje në Gjykatën e Stransburgut.

  • Zhduken 74 ikona
    nga kisha e Shën Nikollës

    Kisha e Shën Nikollës, e vendosur në qytetin e Gjirokastrës pas një numri të madh vjedhjesh gjatë viteve të fundit, ka mbetur pa asnjë ikonë.

  • Homofobia nё shkolla shkel
    të drejtat e të rinjve në Shqipëri

    Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, një organizatë që punon për mbrojtjen dhe avancimin e komunitetit të lezbikeve, homoseksualëve, bisekdualëve dhe transeksualëve, dёshiron tё shprehё shqetёsimin e saj tё thellё pёr fenomenin shqetёsues tё bulizmit për shkak tё orientimit seksual nё sistemin arsimor para-universitar dhe i kёrkon institucioneve pёrkatёse tё marrin masa konkrete pёr adresimin dhe zgjidhjen e kёsaj çёshtje.

  • PD me tre nënkryetarë
    Në janar do ketë zgjedhje

    Partia Demokratike pritet të shtojë dhe një post nënkryetari, duke tentuar në këtë mënyrë të shuajë të gjitha mundësitë e përçarjes dhe qejfmbetjeve brenda partisë, siç ndodhi në PS. Në garë për nënkryetar pritet dhe Olldashi.

  • Tritol kryepolicit Muça
    dyshimet mbi “Shullazin”

    Autori dyshohet të jetë një person nga grupi i Shullazit. Dyshohet se ishte mbi 27-vjeç. U ngjit me ashensor. Qëndronte me kurriz dhe me kokë poshtë nga kamera, lëvizi në këmbë. Dorian Muça ka qenë një nga personat që ka asistuar në marrjen në pyetje ndaj Shullazit. Panvarësisht se ai ndodhet në burg, policia ngre dyshimet se tritoli mund të jetë vendosur nga grupi i tij. Nga zbardhja e kamerave u pa se autori ishte rreth 26-30 vjeç.

  • Luan Zhegu, drejtor
    i qendrës kulturore "Tirana"

    Zhegu është një nga kantautorët shqiptarë, i njohur për këngët e tij në Festivalet e RTSH-së. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor, ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.

  • Kukan: Daul s'ka ofenduar
    Ramën, e vërteta do të dalë

    Kryetari i delegacionit të eurodeputetëve Eduard Kukan mohoi që kreu i i grupit të partive popullore në Parlamentin Europian, Jozef Daul, të ketë thënë se Edi Rama është “pak i sëmurë”.

  • Viti i Ri, s’ka shpërblim
    për pensionistët

    Paralajmërimi është bërë nga ministri financave Ridvan Bode. “Ne nuk kemi mundësi. Është një vit tepër i veçantë. Bëmë rritjen e pesionit përgjatë vitit, Kështu që ato shpërblimet që kemi dhënë herë pas herë nuk do të jenë për këtë vit. “ – tha sot ministri i Financave.

  • PD- PS firmosin me BE:
    Po, do të bëjmë reformat

    Maxhoranca dhe Opozita angazhohen para Parlamentit Europian se do të realizojnë reformat e domosdoshme për procesin e integrimit të Shqipiërisë në BE. Në Tiranë yhvillohet takimi i katërt i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, (SAPC). Eurodeputeti Kukan: Mos humbni kohë. Kapni trenin tjetër për integrimin e BE. Sequi: Tejkaloni pengesat, realizoni reformën zgjedhore, siguroni transparencë e lirinë e medias. Bostinaru: Nivel i lartë i korrupsioni.

  • Brukseli paralajmëron:
    Rrezikoni liberalizimin e vizave

    Eurodeputetja Tanja Fajon shprehu shqetësimin për një pezullim të mundshëm të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Dua tju paralajmëroj se situate është kritike dhe kërkon shumë seriozitet për të bërë që asnjë nga vendet e Balkanit të vijnë sërish në një moment që qytetarët të pengohen për lëvizjen e lirë në BE. Fajon: Media të jetë e lirë, larg ndikimeve politike e të punojë me paanësi.

  • Vlorë, e zë korrenti, vdes
    45 vjeçari, e gjetën kalimtarët

    Gazmir Lelaj, u gjet pa jetë nga kalimtarë të rastit, pranë një transfomatori të sistemit të energjisë në afërsi të fshatit Gjorm, 35 km në juglindje të qytetit.
    Sipas policisë, në trupin e 45 vjeçarit nuk kishte shenja dhune, por vetëm djegie të duarve, çka ka hedhur dyshimet se shkaku i vdekjes lidhet me kontaktin me rrymën elektrike

  • Sigurimet shoqërore
    250 mijë më pak se më 1991

    Shqiptarët ende nuk janë ndërgjegjsuar sa duhet për të paguar sigurimet shoqërore. Sipas një studimi që ka bërë "Open Data", nëse në vitin 1991 rezultonin rreth 800 mijë persona të siguruar, më 2009 kjo shifër ishte rreth 540 mijë persona.

  • Universiteti Bujqësor
    hap aplikimet për doktoraturën

    Kandidatët që duan të nisin studimet e ciklit të tretë për "Shkencat Agronomike"; "Shkencat e Prodhimit Shtazor"; "Shkencat e Hortikulturës"; "Shkencat Mjedisore" apo "Shkencat e Mbrojtjes të Bimëve", pranë universitetit Bujqësor të Kamzës, kanë afat deri më 30 dhjetor për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

  • Në banesën e kryepolicit
    Muça shpërtheu 400 gr tritol

    Lënda plasëse dyshohet se është vendosur për të kërcënuar Muçën për shkak të detyrës që ai kryen si funksionar për zbardhjen e krimit dhe arrestimin e kontigjentëve kriminal. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se Policia ka hedhur dyshimet se autori i kësaj ngjarje është një person nga grupi i Emiljano Shullazit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv