Ekonomi

  • Brenda tre muajsh, sipërfaqet shtetërore e private brenda zonës bregdetare, në territorin e bashkive Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol do t’i nënshtrohen verifikimit nga një strukturë e posaçme ndërministrore.
  • ZQRPP-TAP:Procedura më të lehta
    për dëmshpërblimin e pronarëve

    Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ajo e gazsjellësit TAP kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi sipas të cilës, thjeshtohen procedurat e aplikimit dhe pagesat për dëmshpërblimet e pronarëve që preken nga ky projekt.

  • Banka Botërore aprovon 32.1 mln
    euro hua për sektorin e shëndetësisë

    Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) prej 32.1 milionë Euro për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri. ​Kostoja totale e projektit është 36.1 milionë Euro dhe pjesa tjetër bashkë-financohet nga Qeveria shqiptare.

  • 1064 punonjës part time në
    shtet, ja 141 kontratat e reja

    Më datë 18 shkurt Këshilli i Ministrave ka rritur në 1064 numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në administratën publike, thuajse sa dyfishi i një viti më parë. Përmes një vendimi, të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar afatet e kontratave të përkohshme si dhe oraret e punës për 141 punonjësit që do të shpërndahen në disa institucione të qeverisjes qendrore.

  • Vorbsi: Shteti fshehu në 
    2010 faturën e kompensimit

    Sipas përfaqësuesit të Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myrshit Vorbsi, shteti shqiptar ka pasur që në vitin 2007 të qartë faturën financiare për kompensimin e pronarëve, e cila nuk është bërë me vetëdije publike për shkak të detyrimeve që do lindnin me pranimin e saj.

  • Doganat nisin në mars kontrolle
    për pije alkoolike të falsifikuara

    Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me Croën Agents dhe SICPA gjatë muajit mars do të nisë një fushatë kontrolli për të gjithë pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të pijeve alkoolike në të gjithë Shqipërinë, me qëllim evidentimin e pikave që tregotojnë pije energjike të paligjshme dhe të falsifikuara.

  • Kompensimi i pronave, AKKP: Ja 
    dokumentet që duhen për pagesën

    Shqiptarja.com (print) boton sot procedurat dhe dokumentet se di duhet te veprojne sivjet ish-pronaret per te marre kompnsimin financiar. Aplikimi për përfitimin e kompensimit në të holla nga ana e pronarëve do të zgjasë tre muaj, do të kushtojë 2 mijë lekë dhe do bëhet vetëm për subjektet vendimi i të cilëve, është përfundimtar, i ekzekutueshëm dhe nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim.

  • Raporti i Ministrisë së Financave:
    Të ardhurat në janar 26.4 mld lekë

    Ministria e Financave ka bërë publike ditën e sotme treguesit paraprakë fiskalë, duke theksuar se deri më tani ato janë brenda parashikimeve të këtij institucioni por në disa sektorë edhe ka kaluar pritshmëritë.

  • Marrëveshja me Max Streicher
    Reuters: Vijojnë reformat në energji

    Marrëveshja e nënshkruar ditën e djeshme mes Ministrisë së Energjitikës së Shqipërisë dhe kompanisë prestigjioze gjermane Max Streicher për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Itali ka tërhequr edhe vëmendjen e Reuters.

  • Ahmetaj me Grabiele: Gjermania
    mbështet ndërtimin e Korridorit Blu 

    Gjatë takimit të mbajtur mes ministrit Ahmetaj dhe atij gjerman Gabriel diskutimi është theksuar në zhvillimin ekonomik si dhe përgatitjen e projekteve të rëndësishme rajonale në të cilat vendi ynë ka marrë një rol mjaft të rëndësishëm siç janë projektet rajonale që konsiderohen si ura lidhëse mes vendeve të Ballkanit. 

  • Rama: Argjentinasi Mario Blejer
    këshilltar i Guvernatorit të BSH
    Plotësohet BSH, ja emërimet e reja

    Argjentinasi Mario Blejer, ekonomisti i njohur ndërkombëtar që u përfol si propozim i kryeministrit Rama për guvernator të Bankës së Shqipërisë, do të jetë këshilltari i Genti Sejkos, kreut të institucionit më të lartë financiar në vendin tonë. Ne brendesi, profil i argjentinasit 66-vjecar dhe lidhja e tij me Shqiperine.

  • Cilësia naftës, gjobiten 21 pika
     karburantesh, ja emrat e tyre
    PDF/Lista me karburantet e gjobitura      

    42 pika karburantesh janë gjobitur nga Inspektoriatit Qëndror Teknik. Gjatë inspektimeve në muajt dhjetor 2014-janar 2015 nga Inspektoriati Qendror Teknik janë gjobitur në total 42 pika karburantesh, 21 subjekte për mungesë dokumentacioni dhe 21 për cilësinë e karburanteve.

  • Pas Guvernatorit, ja emerimet
    e reja në Bankën e Shqipërisë

    Pas emërimit të Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e radhës të Këshilli Mbikëqyrës janë prezantuar edhe drejtuesit e rinj të disa prej departamenteve, më konkretisht ai i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare – Demiz Dërralla, Departamentit të Administrimit – Jonida Mero, Departamentit të Teknologjisë së Informacionit – Indrit Xhemali dhe Departamentit të Burimeve Njerëzore – Andi Bala.

  • Banka Botërore do të japë 1.1
    miliardë Dollarë mbështetje në 5 vjet

    Banka Botërore jep për Shqipërinë një mbështetje financiare në total 1.1 miliardë dollarë. Deklaroi kështu në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsen Sayed.  VIDEO
     

  • Linja interkonjeksionit Shqipëri-Itali
    MEI marrëveshje me Max Streiche

    Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher firmosën sot në Mynih të Gjermanisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë.
    Rama: Firmosja e marrëveshjes, faktor kyç për energjinë në vend

  • 3 ditë nga falja e kamatave, Çela:
    Paguani dhe në banka e transferta

    Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka bërë bilancin e pagesave të energjisë elektrike nga qytetarët, në një kohë kur më 28 shkurt, përfundon afati i faljes për 80% të kamatëvonesave. Çela: 203,427 abonentë kanë nënshkruar aktmarrëveshje, 80 mijë vetëm në shkurt. VIDEO

  • Shqipëria jo më e monitoruar për
    pastrim parash e financim terrorizmi

    Shqipëria nuk është më në listën e vendeve nën monitorim për pastrim parash apo financim të grupeve terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave bazuar në përfundimin e raportit të grupit Onsite Team të ICRG.

  • Veneto Banka vazhdon zgjerimin
     e aktivitetit bankar në Shqipëri

    Si e sheh një bankier i huaj mjedisin e ekonomisë shqiptare, veçanërisht sektorin e saj bankar?Daniele Scavaortz, drejtor i përgjithshëm i institutit italian bankar të nivelit të dytë Veneto Banka, që operon në vendin tonë, mendon se tregu shqiptar ofron shumë mundësi për investitorët e huaj, jo vetëm më drejtim të fuqisë punëtore, por dhe mundësisë për të zhvilluar strategji të shumta të zhvillimit. “Objektivi ynë është t’i orjentojmë subjektet drejt rrugëve të shëndosha të ekonomisë”

  • Udhëzimi, kufiri i proteinës së 
    miellit ulet në 9%, nga 12.5%

    Nga data 2 shkurt 2015, në tregun shqiptar është aplikuar norma e re prej 9% e përqindjes së proteinës te mielli për konsum.Standardi i ri i vendosur nga Ministria e Bujqesise.

  • Ish-pronarët, AKKP: Ja si
    aplikohet për njohjen e pronës

    Botohet Formulari për kompensimin e pronave dhe procedura për të shpronësuarit. Dokumentet dhe hartat që duhen për njohjen, kthimin e kompensim. Procedurat e hapjes dhe miratimit së një dosje për njohjen, verifikimin, e kthim-kompensimin e një prone në AKKP, do të zgjasë tre muaj me kosto 3 mijë lekë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv