Ekonomi

  • Biznesmeni serbo-boshnjak dy netë më parë ka qënë në Tiranë. Ai ka darkuar në "Piceri Fiore" nën shoqërinë e miqve të tij të klasit të lartë. Fazlliç, i cilësuar si një nga miqtë e kryeministrit shquiptar Sali Berisha, është parë teksa ka dalë nga kjo piceri nën shoqërinë e djalit të kryeministrit, Shkelzen Berisha dhe të dhëndrrit të tij, bashkëshortit të Argitës, Jamarbër Malltezi.
  • Qeveria paguan faturat e CEZ
    Buxhetit i ikin 80 mln euro

    EKSKLUZIVE/ Qeveria shqiptare do të paguajë të gjitha detyrimet që subjektet shtetërore kanë ndaj kompanisë CEZ. Bëhet fjalë për një shumë prej 80 milion eurosh, të cilat do të dalin nga arka e shtetit, e që ishin planifikuar për të blerë energji elektrike.

  • Centrali bërthamor, Mali i Zi:
     Shqipëria të na pyesë edhe neve

    Drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e ambientit Daliborka Pejoviç, e cituar nga e përditshmja malazeze, “Vijesti” mendon se deklaratat e autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar tregojnë qartë se nuk janë tërhequr nga shfrytëzimi i energjisë bërthamore dhe i kujton se para se të marrin një vendim duhet të pyetet qeveria e vendit fqinj. 
    Shkrimin origjinal ne gazeten Vijesti online

  • Hetimi, siguracioni i makinave
    si po mashtrohen klientët

    Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka përfunduar hetimin paraprak mbi kompanitë e sigurimeve lidhur me vendosjen e çmimeve ku ka konstatuar dhe shkeljet e para. "Eshtë krijuar një treg i monopolizuar". Shoqëritë e sigurimeve bien dakord të caktojnë të njejtat çmime e tarifa për sigurimin e detyrueshëm për makinat.

  • Topi në Turqi: Kriza në
    kurriz të më të varfërve

    Kriza financiare e këtyre viteve të fundit ra në kurriz të njerëzve më të varfër të shoqërive tona. Është ky mendimi i Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i shprehur gjatë fjalës së tij në punimet e “Seancës së Presidentëve” me temë “Uria, varfëria, papunësia”, të zhvilluar në qytetin turk të Izmirit.

  • Kuvend, debat për sigurinë e digave
    PS: Situata në energji mjerane

    Në Kuvend, një prej pikave që është diskutuar për të shkuar më pas në votim ka qenë edhe huaja shtesë prej 15.5 milionë euro nga BERZH-i për projektin e sigurisë së digave. Deputetët e majtë, duke argumentuar qëndrimin ndaj sistemit energjitik në vend kanë deklaruar se situata është shumë problematike.

  • FMN lëshon alarmin:
    jetëgjatësia kushton tepë

    Të ardhurat e sigurta po zvogëlohen dhe mbi buxhetet shtetërore peshon faktori jetëgjatësi, që kërcënon të rrisë borxhin e disa vendeve në krahasim me Prodhimin e Brëndshëm Bruto. Alarmi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), sipas të cilit zgjatja e jetës sjell kosto të mëdha.

  • KESH nuk paguan energjinë nga HEC-et

    Një hidrocentral vendor, që ka lidhur kontratë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për shitjen e energjisë e prodhuar prej tij e që e ka hedhur në rrjetin kombëtar, ka fituar procesin gjyqësor për pagimin e 220 milionë lekëve të vjetra, të cilat nuk ia paguante KESH-i

  • OST: Punimet, nderprerje
    energjie ne periferi te Tiranes

    Nderprerjet e energjise prekin zonen e Kombinatit dhe Zyberishtit me  date 13 nga ora 10.00-15.00. Shkak punimet ne "Traktin" e linjes 35 kv “Sharre –Tec”

  • Tjetër rekord për Apple:
    tani vlen 600 mld dollarë

    Ideja që Samsung të mund të kalojë Apple në luftën për smartphone duket se nuk e shqetëson aspak tregun. Përkundrazi, titulli fluturon në bursë. Meritë edhe e Facebook që me një miliardë dollarë ka blerë Instagram, një aplikacion që njohu një famë të jashtëzakonshme pikërisht në iPhone.

  • Çmimi i tokës
    hartë e re më 2012

    Këtë muaj në Kuvend do të vijë ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pron¬ave. Në projekt, qe¬veria ka parashikuar që të shtyhet afati i dorëzimit të dosjeve për kthim dhe kompensim pronash deri në prill të 2013-s, si dhe të caktohen çmime të reja vlerësimi për tokat.

  • Biznesi, hiqet taksa importit
    shkrihen 2 këshillat kombëtarë

    Task Force Rregullatore e mbledhur nën drejtimin e kryeministrit Berisha vendosi sot heqjene TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e importit, Këshilli i vetëm Kombëtar i Biznesit dhe Punës që zëvendëson Këshillin Kombëtar të Biznesit dhe Këshillin Kombëtar të Punës.

  • Alkooli dhe duhani
    qeveria rrit serish akcizen

    Rritje te akcizes per alkoolin dhe duhanin. Projektligji eshte dërguar në Kuvend. Sipas draftit, vlera financiare e taksës për pijet alkoolike do të përllogaritet edhe mbi bazën e përqindjes së alkoolit që ato përmbajnë. Nderkaq për çdo 1 mijë cigare, importuesi ose eksportuesi duhet të paguajë 3.500 lekë.

  • Mars, inflacioni poshte
    nivelit minimal të BSH

    Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin shënoi një rritje prej 0.4 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin mars është 1.0 për qind. Një vit më pare, ky ndryshim ishte 4.3 përqind.

  • Autoritetet: Albpetroli
    punon pa leje mjedisi

    Kompania Alpetrol shl.a. ushtron aktivitetin pa leje mjedisore. Sipas drejtorit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Sajmir Hoxha, kjo gjë ndodh, edhe pse kompania është ndotësja kryesore e mjedisit.

  • Nafta në treg, 16.5% më
    shtrenjtë brenda një viti

    Krahasuar me një vit më parë, çmimi i karburanteve me pakicë është rritur me ritme të larta për konsumatorët në mbarë botën. Sipas revistës "The Economist", rritja e çmimit varjon nga 3 për qind në Zvicër, në 18 për qind në Itali.

  • Konflikti me Qeverinë, CEZ
    ankohet te Banka Botërore

    Me anë të një letre dërguar Bankës Botërore, CEZ Group, kompania-mëmë e CEZ Shpërndarje, ka kërkuar ndërhyjen e Bankës Botërore në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale me autoritetet shqiptare, në të kundërt do të vër dorë mbi fondin e garancisë me vlerë 60 milionë euro.

  • Borxhet, Brukseli: Qeveria
    preku rezervën valutore

    Drejtoria Ekonomiko-Financiare e Komisionit Evropian konstaton se, gjatë vitit 2011 rezervat valutore të Shqipërisë janë prekur, duke tërhequr 22.5 milionë euro. Kjo është hera e parë në shumë vite që ndodh një gjë e tillë e rrezikshme dhe shpreh vështirësinë e qeverisë për të siguruar të ardhura në rrugë normale. ( ne foto: Raporti i Komisionit Europian)

  • INSTAT "rregullon" shifrat
    e ecurisë ekonomike

    Ekonomia shqiptare në vitin 2011, sipas informacioneve 3-mujore, u rrit me 3.1%, krahasuar me vitin 2010, njoftoi sot INSTAT.

  • Piramidat, s’ka afat
    për paratë e rikthyera

    Qytetarët, që ende nuk kanë marrë para nga asetet e shitura të ish-piramidave e që janë depozituar në banka, mund t’ua kalojnë të drejtën për një gjë të tillë trashëgimtarivë të tyre. Financat synonin ta kufizonin këtë të drejtë në 10 vjet, por kjo është rrëzuar në Kuvend.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv