Ekonomi
-
Rritet numri i kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit
Për vitin 2022 u shënua një rritje e numrit të bareve e restoranteve për herë të parë që nga 2016-a. Numri i tyre u rrit me 4%, duke arritur në 15.3 mijë, nga 113 mijë që është total i ndërmarrjeve në vend.
26 Prill, 14:49 -
Ligji në Kushtetuese, profesionistët e lirë kundër tatimit: Ka fuqi prapavepruese, do shtojë evazionin dhe bizneset po mbyllen! Opozita: Goditet shtresa e mesme
26 Prill, 13:31Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim kërkesën e opozitës për të shfuqizuar ligjin për tatimin e profesioneve të lira, ndërsa në një takim në Kryesinë e Kuvendit deputetët të opozitës dhe profesionistë të lirë argumentuan pse sipas tyre ndryshimet ligjore duhen rrëzuar si antikushtetuese. Çështja do të shqyrtohet më 21 maj.
-
Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?
26 Prill, 12:19Janë 29 mijë profesionistë të lirë, një pjesë të rregjistruar si të vetëpunësuar, që kanë një NIPT si persona fizik
-
Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit
25 Prill, 17:15Ekonomia amerikane u rrit më pak se parashikimi në tre muajt e parë të vitit, gjë që mund të vonojë një ulje të normës së interesit.
-
Po rritet numri i pensionistëve por jo pensionet
25 Prill, 16:29Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve.
-
Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja
25 Prill, 16:14Valutat kryesore euroja dhe dollari amerikan, u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë
-
Edhe 5 ditë afat, mbi 73 mijë persona duhet të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë
25 Prill, 15:55Mbi 73 mijë persona kanë afat edhe 5 ditë për të dorëzuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave. Drejtoria e Tatimeve thotë për Report TV, se detyrimin për të dorëzuar DIVA-n e kanë mbi 24 mijë persona që marrin mbi 2 milionë lekë në vit, dhe 49 mijë të tjerë që janë të dypunësuar. Kush nuk dorëzon DIVA-n, gjobitet dhe paguan interes e kamatëvonesën
-
Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros
25 Prill, 14:15Bumi turistik ka vijuar edhe në tre muajt e parë të vitit pasi vendi është vizituar nga plot 1.5 milionë të huaj, gati sa dyfishi i vitit të kaluar. Ky fluks turistësh, sipas institucioneve vendase po zhvlerëson valutat, pasi euro po këmbehet me 100.8 lekë dhe dollari ka zbritur në 93.9 lekë.
-
Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG “Raiffeisen Solid”
25 Prill, 13:39Banka Raiffeisen ka lançuar fondin e parë dhe të vetëm në treg “Raiffeisen Solid”, i cili ka në fokus në investime të qëndrueshme duke marrë parasysh kriteret mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse. Për Raiffeisen ky është moment historik.
-
Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit
25 Prill, 11:11Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%.
-
Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuojnë vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë
24 Prill, 16:02Afro 145 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit gjatë vitit të kaluar për të mbuluar deficitin në skemën e pensioneve, për shkak se kontributet e derdhura nga punonjësit nuk kanë mjaftuar për të paguar pensionistët. Nga ana tjetër ekspertët thonë se problemet e skemës po thellohen pasi plakja e popullsisë, informaliteti e numri i ulët i atyre që paguajnë sigurime po e dëmton edhe më shumë.
-
Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve
24 Prill, 13:35Sqarim mbi disa lajme, që kanë krijuar keqkuptime për Biznesin!
-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
23 Prill, 16:59Në tre muajit e parë të vitit janë mbledhur më shumë se 1.6 miliardë euro të ardhura, duke u rritur me afro 76 milionë euro krahasuar me vjet. Ministria e Financave thotë se ndikim kryesor në këtë rritje kanë dhënë tatimet mbi pagat e kontributet. Në këtë periudhë ka rënë aktiviteti i bizneseve dhe nuk u realizuan parashikimet për të ardhurat doganore.
-
80% e kredive për fermerët jepen nga mikrofinanca, presidentja e shoqatës Muja: Për bujqësinë interesa të ulëta dhe pa kolateral
23 Prill, 16:15Mbi 38 milionë € kredi ka dhënë vjet sektori i mikrofinancës për sektorin bujqësor në vend. Presidentja e shoqatës Arlinda Muja tregon për Report TV se fermerët u drejtohen atyre për kredi për shkak të normave të favorshme të interesit, nuk kërkojnë kolateral dhe u caktojnë këste të favorshme për kthimin e huasë.
-
Me kredi apo me qira? Çfarë sugjerojnë ekspertët kur çmimet e banesave vijojnë të rriten? Kush po blen apartamentet në Shqipëri
23 Prill, 15:14Çmimet e apartamenteve janë rritur por janë rritur dhe kërkesat për të marrë kredi në banka, ndërkohë që këta të fundit kanë forcuar kushtet dhe kriteret për dhënien e kredisë.
-
Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë
23 Prill, 14:40Të financuar nga qeveria shqiptare, për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.
-
Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend
23 Prill, 14:11Ka shkuar në kuvend pr/ligji që mundëson trajtimin financiar të punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçan. Përfitues do të jenë 131 punonjës.
-
70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku
23 Prill, 12:45Panairi i Punës që është çelur sot në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ka sjellë rreth 70 kompanitë më të mëdha të biznesit pranë studentëve, duke u ofruar atyre mundësi punësimi
-
Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa
23 Prill, 11:38Më shumë se 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë njofton se numri më i madh i aplikimeve ka qenë për të marrë naftën pa taksa, me mbi 54 mijë aplikime.
-
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh
23 Prill, 07:36Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar. Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023.