Ekonomi
-
Detyrimin për dorëzimin elektronik të deklaratës e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2023 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit.
22 Prill, 17:43 -
Rikthehet e-Filing! Deklarimi i sigurimeve dhe tatimit në burim mund të bëhen pa problem
22 Prill, 17:35Prej mëngjesit të ditës së sotme deri në orën 17:00 faqja e deklarimeve tatimore e sistemit e-Filing nuk funksionoi për shkak të rënies së sistemit. Më pas nga Drejtoria e Tatimeve u konfirmua se gjithçka është në rregull.
-
Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit
22 Prill, 17:03Brenda këtij viti do të nisë rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, e cila do të përfundojë në vitin 2030, e do të kushtojë 373 milionë euro. Në projektligjin për marrjen e kredisë prej 98 mln euro nga BERZH, thuhet se hekurudha do të jetë elektrike, shkurton distancën Shqipëri-Mali i Zi në vetëm 2 orë dhe lidh vendin me ekonomitë e vendeve fqinje.
-
Ndërtuesit çojnë në Kushtetuese referencat e reja në Tiranë: U shtuan kostot, ka fuqi prapavepruese! Gjykata vendos më 18 qershor
22 Prill, 15:19Shoqata e Ndërtuesve ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës në Tiranë, pasi e konsiderojnë si të papajtueshëm me Kushtetutën. Kjo padi e tyre do te shqyrtohet në një seancë publike nga Gjykata Kushtetuese me 18 qershor 2024.
-
Çmimi i shtëpive në stratosferë, qytetarët në kërkim të kredive! 7.4 mld lekë vetëm në janar-shkurt, bankat rrisin kushtet
22 Prill, 15:08Kërkesa për kredi për të blerë shtëpi është rritur në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve, bankat janë treguar më të kujdesshme në miratimin e huasë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat në këtë periudhë kanë shtuar kërkesat për kolateral për qytetarët.
-
Pritet rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve! Fermerët e Devollit: Shkak pesticidet, po i blejmë më shtrenjtë dhe s'japin efekt
22 Prill, 14:58Çmimet për pesticidet dhe plehrat kimikë që përdoren akualisht në bujqësi dhe pemtari janë rritur deri në 10 për qind. Kjo ka sjellë kosto të shtuar për fermerët, dhe pritet të reflektohet në rritjen e çmimeve për frutat e perimet.
-
Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat
22 Prill, 09:33Në datat 18-21 prill 2024, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington.
-
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
22 Prill, 07:25Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë sërish veten në vitin 2022, pas rënies që pësoi në periudhën e pandemisë.
-
Nënshkruhet marrëveshja/ Banka Botërore financon me 80 milionë dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm
21 Prill, 10:22Ministri i Financave Ervin Mete ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani për financimin e projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”, në Shqipëri.
-
Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive
20 Prill, 16:59OSHE ka implementuar prej 3 prillit disa skema të reja lehtësuese me qëllim shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga klientët debitorë. Sipas kompanisë deri më tani, falë këtyre politikave të reja, janë mbyllur 677 aktmarrëveshje brenda muajit prill 2024.
-
Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike
20 Prill, 10:38Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's” ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në 19 Prill 2024. Sipas vlerësimeve të agjencisë sistemi bankar mbetet i fortë dhe me likuiditet të lartë. Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike në Shqipëri
-
Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale
19 Prill, 21:59Ministri Mete, i cili ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në takimet e pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se do të nënshkruajë me Bankën një projekt për të frenuar ndotjen e deteve apo përgjatë lumejve të Shqipërisë.
-
Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen
19 Prill, 17:00Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës, dhe numri i kërkesave është shtuar më së shumti në prag të nisjes së sezonit veror. Profesionet që kërkohen janë nga punëtorët e krahut e deri tek kamarier, e staf i kualifikuar. Gjetja e punonjësve sot janë pengesa më e madhe e bizneseve, të cilët pohojnë se as nuk investojnë në trajnimin e tyre.
-
Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra
19 Prill, 14:38Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ku ka arritur në 292.54 metra nga 287.33 metra që ishte në javën e parë të muajit prill.
-
Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren
18 Prill, 16:27Mbi 66 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, dhe interesi më i madh ka qenë për naftën pa taksa. Zëvendësministri i Bujqësisë shpjegon se këtë vit kanë aplikuar të bashkuar 272 grupe fermerësh sidomos për prodhimin në sera, por edhe blegtorët. Jaupllari sqaron se fondet do tu jepen fermerëve në llogarinë bankare pasi të jenë bërë verifikimet dhe të jenë shpallur fituesit.
-
‘Super leku’ ul me 270 mln euro fitimet e eksportuesve në janar-mars, ekspertja: Euro nuk do kthehet më në shifrat viteve të kaluara
17 Prill, 18:07Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Industria e tekstileve dhe këpucëve po pëson rënien më të fortë, dhe shkaku kryesor është zhvlerësimi i euros. Ekspertët thonë se ky është normaliteti i ri i euros, dhe se monedha evropiane s’do kthehet më në vlerat e vitit të kaluar.
-
Rritja e ekonomisë po ngadalësohet! FMN: Lufta në Ukrainë e konflikti në Gaza e Irak, rrezik për të ardhmen botërore
17 Prill, 17:10Me 3.1% pritet të rritet ekonomia e vendit këtë vit, duke u ngadalësuar në raport me vitin e kaluar. Ky është vlerësimi i bërë së fundmi nga FMN, ku rezulton se rritjen më të madhe në rajon do e ketë Kosova. FMN thotë gjithashtu se konfliktet ushtarake mund të sjellin përsëri rritje të çmimeve.
-
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
17 Prill, 16:52Papunësia në vend është më e përhapur tek të rinjtë. Shifrat zyrtare tregojnë se mbi 44% e rinisë shqiptare është ekonomikisht jo aktive, ndërkohë që vetëm vjet dolën të papunë mbi 21 mijë të rinj. Ekspertët thonë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me lehtësi fiskale, por duhet të mbështeten studentët me grante për idetë e tyre të biznesit.
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51Tregtia e mallrave vijon të tkurret me ritme të forta në krahasim me vitin e kaluar. Në muajin mars, eksportet u ulën me 21% krahasuar me vitin e kaluar, dhe regjistruan vlerën më të ulët prej 2020-ës. Në mars u shitën jashtë vendit mallra me vlerë 33 miliardë lekë, nga 42 miliardë që ishte në mars të 2023-shit
-
Administrata Tatimore sqaron si do përllogariten këstet e tatim fitimit të thjeshtuar
16 Prill, 18:37Administrata Tatimore nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se si do të përllogariten këstet e tatim fitimit të thjeshtuar.