Kosova & Rajoni

  • Fundi i mbikëqyrjes të pavarësisë së Kosovën nuk ka rëndësi për ne, sepse Serbia nuk e pranon Kosovën as me pavarësinë e mbikëqyrur ose pa mbikëqyrje, tha sot kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, duke shtuar se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur akoma.
  • Riker: Fundi i mbikëqyrjes, fillimi i dialogut

    Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, tha se me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por po nis një kapitull i ri  i normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

  • Vetëvendosje, letër ambasadorëve

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u ka dërguar letër Ambasadorëve të Kuintit duke ju shpjeguar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje se pse nuk shihet 10 shtatori si ditë për t’u festuar, ose si ditë kur përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

  • Manifestime për përfundimin e mbikëqyrjes

    Të hënën pritet të finalizohet më një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet e Kosovës. Do të arrijnë rreth 35 delegacione shtetërore të niveleve më të larta, përfshirë këtu kryediplomatë shtetesh mbarëkontinentalë.

  • Skandali i njohjeve, Hoxhaj
    mund të dorëhiqet

    Ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj mund të dorëhiqet pas ditës së hënë. Zëvendëskryeministri Pacolli, i cili vitin e kaluar një letër nga Nigeria e kishte prezantuar si njohje, si dhe kishte paraqitur njohjen verbale nga Mali, ka reaguar me akuza kundër ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

     

  • FSK nuk bëhet ushtri

    Forca e Sigurisë së Kosovës mund të mos e marrë miratimin nga NATO-ja për kapacitetet e plota operacionale. Mendimi i tanishëm i disa shteteve në NATO-s është që kjo forcë të mos e marrë miratimin për transformimin në Ushtri të Kosovës. 

  • KFOR ndërron komandën

    Gjenerali gjerman, Volker Halbauer, mori komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe është komandanti i gjashtë gjerman i KFOR-it, që nga vendosja e trupave ndërkombëtare në Kosovë.

  • Policia dëbon Vullinin

    Me urdhër të Qeverisë së Kosovës i është ndërprerë vizita në Kosovë të ashtuquajturit drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Aleksandër Vullin. për shkak se ai nuk i është përmbajtur agjendës

  • Fundi i pavarësisë së mbikqyrur
    Vetëvendosja kërkoi heqjen e nen. 1.3

    Kuvendi i Kosovës miratoi me 98 vota pro amendamentet Kushtetuese. Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje deklaruan votën kundër për shkak të nenit 1.3 ku Kosovës i ndalohet bashkimi me Shqipërinë.

  • Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese

    Miratimi i 22 amendamenteve në Kushtetutën aktuale të Kosovës, i jep fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

  • Veri, plagoset një police

    Grupe të panjohura në veri kanë sulmuar sot me armë zjarri në fshatin Varage afër Zubin Potokut dy automjete, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra e EULEX-it të cilat po patrullonin në atë zonë ku si pasojë është plagosur një police.

  • Hoxhaj: Mali nuk na ka njohu

    “Mali s’e kishte njohur asnjëherë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

  • 13 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës me një ceremoni solemne shënoi 13-vjetorin e themelimit të saj. Është bërë edhe zbulimi i lapidarit të heroit Enver Zymberi në hapësirat e brendshme të objekteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, policit që ra në krye të detyrës në operacionin e 25 Korrikut të 2011-tës në veri të Kosovës.

  • Kosova me prefiksin e Shqipërisë
    +355 do të thëras edhe Prishtinën

    Kuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën për ndryshimin e prefiksit kombëtar në +355. Rezoluta e paraqitur nga Agim Kuleta u miratua me shumicë votash nga ky kuvend.

  • Dodik: Të ndahet veriu, pastaj bisedime

    Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por pa territorin në veri.

  • Vulini përsëri në Kosovë

    Me lejen e autoriteteve kosovare, ka arritur për vizitë dyditore në Kosovë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

  • Opozita: Nuk ka shumë vend për festime

    Opozita pa qëndrim të unifikuar sa i përket dhënies fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Qeveria ka planifikuar të hënën dhe të martën të ketë festime me koncerte, tryeza e paraqitje mediatike.

  • Ashton fton Fylen të drejtoje
    bisedimet Kosovë-Serbi

    Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle i cili po mbikqyr procesin e integrimit të vendit tonë mund të zëjë vendin e Robert Cuper si ndërmjetës në bisedimet Prishtinë-Beograd. Agjencia serbe e lajmeve TANJUG shkruan se ka qënë një kërkesë e baroneshës Ashton që Fyle të drejtojë bisedimet e ardhshme që ka shumë gjasa të jene të karakterit politik.

  • Qeveria, projektligj për mandatin e EULEX

    Qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri më 15 qershor të vitit 2014.

  • Vetëvendosje: Vazhdimi i mandatit
    të EULEX, thyerje e kushtetutës

    Sipas nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës nga radha e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, nuk është demokratike që EULEX-i të ftohet pa u pyetur Kuvendi, pasi sipas tyre është Kuvendi i Republikës së Kosovës që duhet ta diskutojë çështjen nëse është apo jo i nevojshëm ende misioni i EULEX-it.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv