Kosova & Rajoni

  • Kryeministri i Kosovës deklaron për mediat boshnjake se është koha që Bosnja të njohë Kosovën, duke shtuar se pavarësia e saj nuk është e drejtuar kundër askujt.
  • Fatmir Limaj i kthehet Kuvendit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj i është kthyer Kuvendit pas mëse 6 muaj të mugesës si pasojë e përballjes me akuza në rastin “Kleçka”, me çrast i ishte shqiptuar edhe masa e arrestit shtëpiak.

  • Kosovë, 4 zyrtarë të qeverisë
    pritet të arrestohen

    Gazeta Express, referuar disa burimeve të saj shkruan se bëhet fjalë për ministra dhe së paku një zëvendëskryeministër, pasi ka dyshime te forta të jenë përfshirë në afera korruptive si dhe të kenë shpërdoruar detyrën.

  • Mitrovica, Vetëvendosje
    protestë në Kuvend

    Dy deputetë të Vetëvendosjes për dy orë protestuan para foltores me pankartë në dorë ku shkruheshin emrat e dy shqiptarëve të vrarë nga serbët.

  • Jep dorëheqjen ambasadori
    i Kosovës në Çeki

    Lajmi e bëjnë me dije mediat kosovare, sipas të cilave, dorëheqja e diplomatit është e parevokueshme. Zogiani i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës ai njofton institucionet e Kosovës për dorëheqjen, ka konfirmuar Artan Behrami, këshilltar politik i ministrit Enver Hoxhaj.

  • Kurti: NATO përgjegjëse
    për sigurinë, të ndërhyjë

    – NATO është ende përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ndaj lideri i lëvizjes Vetëvendosje i ka kërkuar sekretarit të saj të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, që të marri masa të menjëhershme për të parandaluar incidente të tjera në veri të vendit.

  • Gjakovë, Vetëvendosja pengohet nga militantët e AAK-së

    Qendra Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë reagon ndaj sjelljeve të militantëve të AAK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët sot gjatë aksionit “Ky person po i kushton komunës sonë shumë shtrenjtë” kërcënuan dhe ofenduan gjashtë aktivistë të VETËVENDOSJE-s . Rreth 30 policë të Kosovës si dhe forcat speciale ishin gjatë aksionit ku militantët e AAK-së në prezencën e tyre ofendonin, kërcënonin dhe shqyenin posterët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

  • Mitrovica, Presidentja takon drejtues të strukturave të sigurisë

    Presidentja Atifete Jahjaga po zhvillon sot takime me drejtues të strukturave të sigurisë më qëllim të koordinimit të veprimeve institucionale pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku mbeti i vrarë 38 vjeqari Selver Haradinaj.

  • Qeveria gjermane: Mos udhëtoni në veri

    Qeveria e Gjermanisë është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ndërkaq ka paralajmëruar qytetarët gjermanë që të shmangin udhëtimet në veri të Kosovës.

  • Serbia fillon fushatën elektorale në veri të Kosovës

    Policia e Kosovës dhe KFOR-i, kanë urdhëruar gazetarët që të largohen nga ura kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë: Nuk garantojmë siguri. Të rinj serbë me flamuj të Partisë Përparimtare serbe, kanë qëndruar pranë urës së Ibrit, duke provokuar akoma situatën në Mitrovicë.

  • Krasniqi: Institucionet duhet ti mbrojnë shqiptarët në veri 

    Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, komentoi deklaratat e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cilin një ditë më parën deklaroi se qytetarët në veri duhet ta mbrojnë pragun e shtëpisë. Qytetarët nuk janë të obliguar që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, pasi për këtë punë, përgjegjëse, janë institucionet.Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej gjendja e krijuar në veri te vëndit nuk ka gjetur mbështetjen e subjekteve tjera politike, madje as atyre opozitare.

  • Veteranët e UÇK: Do të veprojmë në veri

    Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.

  • Policia kufitare tërhiqet, 
    patrullon brenda territorit të Kosovës

    Nga arrestimi i dy policëve kufitarë të Kosovës, lëvizjet e forcave të rendit në afërsi të vijës kufitare janë reduktuar në masë të madhe, madje patrullimi i tyre tashmë bëhet në thellësi të territorit të Kosovës, dhe jo si rëndom afër vijës së gjelbër të kufirit me Serbinë.

  • Mitrovicë, shqiptarët në veri: Do
    mbrojmë pronat edhe me armë|

    Pas sulmeve të fundit në Mitrovicë, shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit kanë filluar të organizohen në turne duke ruajtur ditë e natë pronat e tyre. “Nuk do t’i lëshojmë shtëpitë dhe as pronat tona”, i tha njëri prej tyre korrespondentit të Shqiptarja.com.

  • Mitrovica, Kurti kërkon ndihmën
    e Topit, Krasniqit e Jahjagës

    Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes 3 letrave të ndryshme, i ka kërkuar sot autoriteteve më të larta të Prishtinës dhe Tiranës që të reagojnë për gjendjen në Mitrovicë.

  • Zgjedhjet serbe, radikalët në Mitrovicë

    Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq, dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq, pritet të qëndrojnë në veri të Mitrovicës.Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se  Nikoliq dhe Vuçiq, nuk kanë bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën.

  • Ivanovic: KFOR të zëvendësojë Policinë në lagjet me tensione

    Trupat paqeruajtëse të KFOR-it duhet të stacionohen në lagjet e Mitrovicës ku janë të theksuara tensionet ndëretnike, ka thënë Oliver Ivanovic për mediat kosovare.

  • Shpërthimi në Mitrovicë, AKSH
    mund të ndërhyjë në Kosovë

    Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nëpërmjet një komunikate të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm për të mos vepruar edhe në Kosovë.

  • Shqiptarët në veri kërkojnë mbrojtje

    Përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të lagjeve të pjesës veriore të shqetësuar nga ngjarjet e fundit kërkojnë nga institucionet e vendit që të shtojnë masat e sigurisë në atë pjesë. Ata kanë mbajtur sot një takim me kryetarin e Mitrovicës Avni Kastrati nga i cili kanë kërkuan që të ketë prani të Policisë Speciale të Kosovës, si dhe rivendosjen e pikave statike të Policisë në lagjet ku jetojnë shqipatërt dhe serbët në veri të Mitrovicës. Përfaqësuesit shqiptarë në veri thonë se janë të njohur emrat e Jovica Lazareviq dhe Desimir Janiçijeviq dhe se disa hetues të Policisë së Kosovës ua kanë thënë se organizata e tyre mund të qëndrojë prapa sulmeve ndaj shqiptarëve në veri.



  • Gjendje e tensionuar në veri, 
    shqiptarët po shpërngulen

    Një ndjenjë e thellë e pasigurisë ka prekur shqiptarët të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës. Banorët, kryesisht gratë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre. Nga ora 15 është planifikuar  një protestë paqësore nga shqiptarët për vrasjen e Selver Haredinajt.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv