Kosova & Rajoni

  • Kryeministri Hashim Thaçi, thotë se nuk ka plane për rikonfigurim të qeverisë me partnerë të tjerë të koalicionit. Edhe AAK përjashton mundësinë e futjes në koalicion, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i quajti spekulime raportimet e fundit në media rreth mundësisë së përfshirjes së AAK-së në koalicion me PDK.
  • OKB, Seancë me dyer të mbyllura për Kosovën

    Në një seancë konsultimesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësues perëndimorë nuk kanë pranuar asnjë pretendim të Rusisë. Më së shumti debat ka pasur ndërmjet diplomatit gjerman dhe atij rus, - kanë thënë burime ndërkombëtare.

  • Rompuy: Si ta thonë
    emrin, zonja Presidente?

    Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Herman von Rompuy, nuk di si shqiptohet emri i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës.

  • Presidentja Jahjaga viziton Brukselin

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke qëndruar në Bruksel, ku po takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Gjatë pasdites, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, i cili tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, dhe se dialogu është zgjidhja e vetme për progresin e veriut.

  • Vetëvendosje: Fati i Kosovës është i lidhur me fatin e Trepçës

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas grevës së filluar nga Minatorë duke e cilësuar se fati i Kosovës është i lidhur me fatin e Trepçës. Ajo që filloi dje në formë të protestës e që rezultoi në grevë të pastajme të 700 minatorëve të Trepçës, është reagim i arsyeshëm dhe i natyrshëm ndaj asaj që po ndodh Kosovës dhe Trepçës, apo Trepçës dhe Kosovës. Shteti i uzurpuar dhe zaptuar, institucionet shtetërore të kidnapuara, paraja publike e keqmenaxhuar dhe e vjedhur, agjencitë shtetërore e kompanitë publike të kolonizuara e shkatërruara (për t’u privatizuar), janë të gjitha duke i ndodhur Trepçës.

  • Nga e marta, minatorët e Trepçës në grevë

    Minatorët e Trepçës nuk e kanë ndërmend ta ndalin grevën që e kanë filluar të martën në mëngjes. Atyre u janë bashkangjitur edhe minatorët e minieres tjeter ne Novo Berde. Ata janë mbledhur në hyrje të Minierës së Stantërgut dhe gjatë ditës askush nga zyrtarët e Qeverisë, AKP-së, apo Kuvendit të Kosovës nuk i ka vizituar Minatorët dhe nuk i ka trajtuar kërkesat e tyre.

  • Haradinaj, prap kthehet përkohësisht në Kosovë

    Ish komandanti i UÇK-se për Zonën e Dukagjinit,  Ramush Haradinaj, rikthehet sot në Kosovë. Ai do të qëndroj në liri me kusht, deri deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Gjykata e Tribunalit të Hagës. 

  • Çipa dhe Balla takojnë Albin Kurtin

    Kryetari i Bashkisë së Sarandës, z.Stefan Çipa dhe Deputeti i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Shqipërisë në Parlamentin Evropian janë takuar më kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

  • FIFA: Vendimi për Kosovën në shtato

    FIFA ka shtyrë sërish vendimin për modalitetet se në çfarë mënyra përfaqësuesja e Kosovës mund t’i zhvillojë ndeshjet miqësore ndërkombëtare.“Në fund të këtij muaji pritet kompletimi i qeverisë në Serbi dhe mbetet të shihet nëse do të ketë përafrim qëndrimesh ndërmjet zyrtarëve të futbollit të Serbisë dhe atyre të Kosovës, për t’iu lejuar të gjitha ekipeve zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës ndeshjet miqësore me anëtarët e FIFA-s”

  • Rusia kërkon mbledhje për Kosovën në OKB

    Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit me kërkesë të Rusisë do të mbajnë sot në New York takime konsultative urgjente për Kosovën për vrasjen e çiftit Jevtiç në Talinoc të Ferizajt, dhe për pretendimet e Moskës se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë.

  • SHBA, Gjermania - Serbisë: Largoni policët nga Kosova

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kërkojnë nga Serbia t’i tërheq policët e saj nga veriu i Kosovës, raporton e përditshmja serbe “Blic”. Prezencën e policëve serbë e konfirmon edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

  • Dell: Surroi i ishte lutur Thacit
    për president, reagon Surroi

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi mandatin e Presidentes Jahjaga në krye të shtatit për një mandate të plotë deri në vitin 2016 ka nxitur një debat të gjerë në Kosovë mes analistëve vendas dhe ambasadorit amerikan Kristofer Dell.

  • Shtator, takimi për reformën zgjedhore

    Takimi mes krerëve të partive politike për ta gjetur kompromis lidhur me reformën zgjedhore është shtyrë deri në shtator. Këtë e konfirmoi kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli.

  • Vetëvendosje-kompanive “Çalik” dhe “Limak”: Mos e bleni distribucionin e KEK

    Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër të hapur kompanive “Çalik” dhe “Limak” me anë të së cilës shprehë pakënaqsitë e saj lidhur me privatizimin e rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut. Distribucioni i energjisë elektrike, ku përfshihet rrjeti por edhe tregu i saj, janë pasuri publike e Kosovës."Ka ardhur momenti që ju të mendoheni mirë para se fatin e kapitalit tuaj ta lidhni me fatin politik të qeverisë kriminale Thaçi dhe në një projekt i cili kundërshtohet nga shumica e popullit të Kosovës”

  • Medikamentet serbe vdekjeprurëse

    Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe, Hemofarm, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen, shkruajnë mediat serbe.

  • Libia mund ta njohë Kosovën

    Libia në muajt në vijim mund ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njohja do të bëhet pak kohë pas formimit të qeverisë së atjeshme.

  • Rigjykohen komandantët e UÇK-së të Zonës së Llapit

    Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, të njohur më shumë si “Grupi i Llapit”, sërish do të përballen me drejtësi. Procesi rigjykimit do të jetë me akuzat e vjetra, informon avokati Tomë Gashi. 

  • Ban Ki-mun: I shqetësuar
    për raportet Kosovë - Serbi

    Për një kohë i shqetësuar nga gjendja e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dështimin e tyre për pajtim

  • Koncerti i Unikkatil, masa të jashtëzakonshme sigurie

    Rap poeti dhe këngëtari shqiptar nga Prishtina, Viktor Palokaj, i njohur si i Unikkatil,  do të performojë sonte në Prishtinë. Janë shitur mbi 20 mijë tiketa dhe pritet të jetë një performancë e veçantë. Stadiumi i Prishtinës qysh dje ka filluar përgatitjet për skenë dhe janë marrë masa të larta sigurie.

  • Gërbeshi: Thaçi pjesë e klanit të "SharrCemit’”

    Deputeti Emin Gërbeshi,inicuesi i mocionit të çimentos,ku si pasojë u përjashtua edhe nga partia e tij AKR-ja për padëgjueshmëri, është i zhgënjyer me shumë kolegë deputetë që ikën nga Kuvendi, nga droja se mund të kalonte mocioni për shfuqizimin e vendimit për taksën e çimentos të cilin e ka marrë ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv