Kosova & Rajoni

  • Privatizuesit e një toke në vlerë prej një milion e gjysmë thonë se kanë paguar 200 mijë euro ryshfet për blerjen e 91 hektarëve tokë. Këto para thonë se i kanë dhënë në emër të familjes së komandantit Adem Jashari.
  • AKR shkarkon inicuesin e mocionit deputetin Emin Gërbeshi

    U shkarkua Emin Gërbeshi, ai i cili inicoi mocionin kundër vendimit të ministres Mimoza Kusari-Lila, për 35 për qindëshin e tarifës për çimenton. Këtë e bënë të ditur Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate të dërguar medieve.

  • Drogë në gomat e një eskavatori
    Në pranga 4 kosovarë e 3 serbë

    Shtatë të arrestuar dhe 258 kg marijuanë e sekuestruar është bilanci i një aksioni të policisë së Kosovës, të zhvilluar në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare.

  • Vetëvendosje: Bojkoti i Thaçit për monopolin Titan Grupit

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dështimit të seancës dhe mocionit që kërkonte shfuqizimin e vendimit të masës prej 35% për çimenton e importuar."Shumica e shumicës prapë ikën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe atë të urdhëruar nga Kryeministri e braktisën dje dhe sot seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës në kohën kur mbahej Interpelanca me Ministren e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.Me këtë akt kryeministri i vendit e rrezikoi shumicën në Kuvend dhe e solli veten në një pozitë simbolikisht të papushtetit"

  • Pozita - PDK, AKR dhe serbët bojkotojnë seancën

    Hashim Thaçi si duket nuk e ka më shumicën në Kuvend. Edhepse ishte seanca e fundit qe përfundon punimet e sesionit pranveror, Partia Demokratike e Kosovës nuk është paraqitur sot në vazhdimin e seancës së djeshme. Edhe dje PDK, AKR dhe komunitetet kishin ikur nga Kuvendi dhe kishin dështuar mocionin ndaj Ministres se Tregtisë dhe Industrise, Mimoza Kusari-Lila për shfuqizimin e vendimit për taksën 35 % të çementos së importuar nga Shqipëria, për shkak të mungesës së kuorumit për votim të interpelancës.

  • Pacolli i lodhur, mund të largohet

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është i zhgënjyer me politikën dhe nuk e përjashton mundësinë që ai personalisht të largohet nga Qeveria duke premtuar se AKR-ja prap do të jetë pjesë e koalicionit me PDK deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.

  • EULEX arreston katër shqiptarë në veri

    Katër shqiptarë janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjatë një operacioni të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës te Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.

  • Dështon mocioni çimento - pozita ikën nga Kuvendi

    Ka dështuar mocioni për vendimin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lika për importin e çimentos, për shkak të mungesës së kuorumit për votim të interpelancës. Deputetët e paktë të pozitës dhe opozita kanë qëndruar dhe këta të fundit kanë reaguar duke thene se Kryeministri Thaci ka ftuar poziten te dal jashte, nder ta edhe inicuesin e mocionit.

  • Tadiç: Serbia e ka konfirmuar se Kosova është e pavaru

    Kryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish president i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar të mërkurën për revistën "Globus" të Zagrebit se Serbia në njëfarë kuptimi e ka konfirmuar realitetin se Kosova është e mëvetshme e madje edhe gjatë negociatave nuk ka pasur qëllim që Kosovën ta bëjë jo të pavarur
    veçse ka dëshiruar ta definoj kornizën juridike të asaj mëvetësie.

  • 1 shtatori, dorëzimi i planveprimit për liberalizimin e vizave

    Më 1 shtator, institucionet duhet t`ia dorëzojnë Komisionit Evropian përgatitjen e planit të veprimit për implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

  • Veri, sulmohet policia dhe EULEX

    Persona të panjohur, gjatë pasdites së djeshme, kanë shtënë me armë zjarri në veri ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur afër fshatit Borçane të Leposaviçit por nga ky incident nuk ka pasur pasoja në njerëz.

  • Sulmohet poeti dhe gazetari Halil Matoshi

    Është sulmuar mbrëmë fizikisht në Prishtinë publicisti dhe gazetari Halil Matoshi. Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 pas një mosmarrëveshje që Matoshi ka pasur me tre persona të panjohur.

  • Ban Ki Mun do ta vizitojë Kosovën, reagon presidenti se

    Vizita e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë të paralajmëruar për 24 korrik, shihet si problem nga kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ai ka kërkuar të sqarohet nëse Ban Ki Moon do ta bëjë vizitën në Kosovë si në një shtet të pavarur, pasi sipas Nikoliçit, Kosova nuk është anëtare e OKB-së.

  • Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Beograd, akuzohen 12 vetë

    Serbia ka akuzuar 12 persona se kanë marrë pjesë në vënien e zjarrit në ambasadën e SHBA-së në Beograd, gjatë trazirave që pasuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

  • Rasmusen në Kosovë, mediat nuk lejohen të filmojnë 

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen bashkë me një delegacion të Këshillit Veriatlantik po qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë. Asnjë media nuk është lejuar të filmojnë as ardhjen e as t'i përcjellin takimet që do të mbahen me zyrtarët vendor dhe ndërkombëtar duke e bërë enigmatike vetë qellimin e vizitës.

  • EULEX: Në bandën shqiptare edhe një oficer i ROSU

    EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve lidhur me një vjedhje që ka ndodhur në Barcelonë të Spanjës në korrik të vitit 2009, e që arrin vlerën e 1.3 milion eurove. Në mesin e tyre është edhe një oficer i lartë i njësisë ROSU.

  • Ka filluar punën Zyra Administrative në veri

    Zyra Administrative në veri të Mitrovicës mëngjesin e sotëm ka filluar punën e saj. Të punësuarit e kësaj zyre mëngjesin e sotëm kanë arritur në ndërtesën e cila gjendet më lagjen e quajtur “Mahalla e Boshnjakëve”.

  • Nikoliç: Konsensus për Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se duhet arritur konsensusi i partive parlamentare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nikoliç ia ka përcjellë këtë qëndrim kryepeshkopit serb, Irinej, i cili ka thënë se Kisha kurrë nuk do të ikë nga përgjegjësia e saj.

  • Thaçi kërkon, Kuçi kthehet 

    Hajredin Kuçi është kthyer në pozitën e zv/kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për shqiptarja.com zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë deklaruar. Kthimi i Kuçit u bë pas ftesës së i bëri kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi 

  • Zv/kryeministri Bukoshi dhe
    zv/min. Haraçija japin dorëheqjen

    Bujar Bukoshi, zv/kryeministër në qeverinë e Kosovës si dhe zv/ministri i Financave, Astrit Haraçija, kanë dhënë sot dorëheqjen, ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi i pranoi zyrtarisht ato, bëri të ditur një njoftim i qeverisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv