Kosova & Rajoni
-
Zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon, ka arritur rreth orës 16 në Prishtinë, ku pritet ta rikonfirmojë mbështetjen amerikane për Kosovën.
Ndihmës-sekretari amerikan për çështjet evropiane, Philip Gordon, ka zhvilluar një takim me presidenten Atifete Jahjaga, derisa pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Kosovës.
9 Korrik 2012, 17:01 -
Protestojnë importuesit e çimentos
9 Korrik 2012, 16:24Të mbledhur para Ministrisë së Tregtisë duke u rënë borive të kamionëve si dhe me pankarta të ndryshme protestuan sot punëtorët e kompanisë “Besimi Comerc” me rreth 100 nënkontraktorë të saj për ta kundërshtuar vendimin e ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari, për vendosjen e masës tarifore prej 35 për qind, për të gjithë importuesit e çimentos.
-
Serbët protestuan në veri
9 Korrik 2012, 16:08Në veri të Mitrovicës sot është protestuar kundër hapjes së zyrës civile administrative dhe shtrirjes së autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë.
-
LDK-AKR:Do ta bllokojmë reformën kushtetuese
9 Korrik 2012, 15:52Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, parti këto të përfshira në marrëveshjen e vitit të kaluar për tejkalimin e krizës politike, kanë paralajmëruar bllokim të reformave kushtetuese dhe zgjedhore në rast se nuk përfillet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila buron nga marrëveshja e liderëve.
-
100 vjetori i shtetit edhe në Luginën e Preshevës
8 Korrik 2012, 14:23Në kuadër të manifestimeve gjithëkombëtare të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, i përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, për dy ditë me radhë në Preshevë dhe në Bujanoc, ka shënuar këtë ngjarje kombëtare me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike.
-
Jovanoviç: Takimi Tadiç-Thaçi, hap i mirë, por i vonua
8 Korrik 2012, 14:10Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviç ka vlerësuar se për rajonin, Beogradin e Prishtinën është i rëndësishëm çdo gjest i cili i relakson raportet. Në këtë dritë duhet shikuar edhe takimin Tadiç-Thaçi , por edhe duhet pranuar se fjala është për aktin e vonuar i cili do të kishte rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare sikur të kishte ndodhur para disa vitesh.
-
Kushtetuesja: Kuvendi ka miratuar rezolutë antikushtetuese
8 Korrik 2012, 12:32Rezolutën, e cila i ka dhënë mbështetje marrëveshjes politike ndërmjet Behgjet Pacollit, Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme presidenciale sipas Gjykatës Kushtetuese, edhepse Kuvendi i Kosovës, më 7 prill të vitit të kaluar e ka miratuar, nuk është në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit-Kushtetutën
-
Dogana shqiptare pengon grurin e Kukësit të bluhet në Kosovë
7 Korrik 2012, 10:44Dogana e Shqipërisë ka penguar bujqit e zonës së Kukësit që të grumbullojnë grurin e prodhuar në fushat e tyre në fabrikën e miellit në Xërxë të Rahovecit në këmbim të miellit, shkruan e përditshmja Koha Ditore. Sipas shkrimit, deri te ky veprim që ndërmirret për herë të parë nga ana e Doganës së Shqipërisë, po bëhet në emër të luftës kundër evazionit fiskal, por edhe të mbrojtjes së prodhimit vendas
-
Vriten një çift serbë në Ferizaj
7 Korrik 2012, 10:26Janë gjetur të vrarë Jevtiq Milovan dhe gruan e tij Liljana.Ngjarja ka ndodhur.mbrëmë rreth 22 orë në fshatin Talinoc të Ferizajt.
-
Jahjaga presidente deri në 2016
6 Korrik 2012, 19:03Atifete Jahjaga do të ruajë postin e Presidentes deri në vitin 2016. Vendimin është marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur se amendamentet kushtetuese të propozuara nga ana e Komisionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Reagon Arsim Bajrami nga Komisioni për ndryshime kushtetuese "Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar juridiksionin e saj per Jahjagen"
-
Konfiskohen 350 kg marihuanë
6 Korrik 2012, 17:02350 kilogramë drogë të llojit marihuanë janë konfiskuar nga policia e Kosovës. Kjo është sasia më e madhe e konfiskuar deri më tani dhe kjo është arritur pas një operacioni të gjerë policor që u zhvillua në lokacione të ndryshme, ku u arrestuan 5 të dyshuar, njëri në Pejë, njëri në fshatin Xërxë, 2 në Rahovec dhe ndërsa një tjetër, që është shtetas i Maqedonisë, është arrestuar në pikë kalimin e Hanit të Elezit.
-
Daçiç telefonon Nishanin
6 Korrik 2012, 16:40Në përpjekje për t’i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.
-
Hoxhaj në konferëncë si mik i popullit të Sirisë
6 Korrik 2012, 15:15Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare “Miqtë e Popullit të Sirisë” në Paris, ka mbajtur një fjalim para mbi 100 liderëve botërorë. “Republika e Kosovës dënon ashpër fushatën gjakderdhëse të regjimit të Assadit ndaj aspiratave të opozitës siriane për të transformuar vendin e tyre në një shtet të hapur dhe pluralist.
-
Ministri Beqaj: Femrave
6 Korrik 2012, 14:37
s'duhet t'u vijë erë e keqeLëvizja VETËVENDOSJE! e pengoi zhvillimin e konferencë për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut", nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit.
-
Akuzohet zv/kryeministri Bukoshi
6 Korrik 2012, 12:36Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi. Aktakuza është ngritur nga një prokuror, EULEX-it. Aktakuza ngarkon edhe njëmbëdhjetë persona të tjerë, përfshirë edhe ish sekretarin e përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj.
-
Riker kërkon garanci për politikën serbe karshi Kosovës
6 Korrik 2012, 10:34Zëvendësndihmësi amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka kërkuar nga mandatari i qeverisë serbe, Ivica Daçiq, garanci për politikën e qeverisë së ardhshme serbe për Kosovën.
-
Serbia bojkoton edhe një samit
6 Korrik 2012, 10:29Sot në Dubrovnik të Kroacisë fillon punimet samiti rajonal ku do të debatohet rreth mënyrës se si rruga për në Bashkimin Evropian, mund të jetë forcë për ndryshim dhe stabilitet në Ballkanin e trazuar.
-
6 serbë dhe një rom akuzohen për vrasjen e policit në veri
5 Korrik 2012, 20:42K9rstimir Pantiç, kryetari i komunës së Mitorvicës, e cila nuk kishte marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, i ka deklaruar mediave se prokurori i Eulexit, Nita Amin, ka ngritur aktakuzën ndaj 7 personave me dyshim të bazuar se ata kanë vrarë në vitin 2008 policin e UNMIKU-t nga Ukraina.
-
Miratohet projektligji pa nenet 37, 38, 39
5 Korrik 2012, 20:27Në seancën maratonë të ditës së enjte (5 korrik) deputetët me 59 vota pro dhe dy abstenime kanë votuar projektligjin pa nenet 37, 38, 39 i cili ishte hedhur për herë të tretë në votim.
-
22 vjet nga dëbimi i punëtorëve të Televizionit të Prishtinës
5 Korrik 2012, 16:08Një grup i ish punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, përkujtuan sot 5 korrikun si ditën kur okupatori serb I dëboi ata nga puna, pas mbylljes së këtij institucioni.
