Kosova & Rajoni

  • Me 8 Mars Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të vazhdojë traditën duke organizuar protestë, kësaj radhe me moton: “Nuk duam lule por duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”. Përmes kësaj proteste ato kërkojnë mbrojtje ligjore për gratë e dhunuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
  • Bllokohet për një orë pika kufitare Bërnjak

    Pikat kufitare 1 dhe 31 në veri ishin për 12 vite jashtë kontrollit institucional të Kosovës. Me 15 Shtator të 2011, Policia e Kosovës ndërmori një aksion për futjen nën kontroll, ku u vra polici i njësisë speciale Enver Zymberi, tash hero i Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi pati deklaruar se Doganierët dhe Policia e Kosovës bashkë me atë të EULEX dhe KFOR tashmë janë në dy pikat kufitare.Por, reagimi dhe organizimi i serbëve të veriut të Kosovës ishte i menjëhershëm duke bllokuar të gjitha rrugët që nga 15 Shtatori e deri më sot. Serbët e veriut kanë mbajtur referendumin për mospranimin e shtetit të Kosovës më 14 Shkurt të këtij viti dhe janë deklaruar kundër institucioneve me mbi 60 përqind të votuesve.

  • Djelic: Kosova rrugë me xhemba

    Bozhidar Djeliç kishte dhënë dorëheqje në dhjetor të 2011-tës nga funkcioni i tij si nëkryetar i Qeverisë së Serbisë, kurse tani punon në "pakon" për përmirësimin e situatës sociale dhe ekonomike në Serbi, në strategjinë "Serbia 2020" që është edhe pikë e programit politik të Partisë Demokratike(DS).

  • Bugajski: Fusnota dëmtuese,
    vë në pikëpyetje statusin

    "Marrëveshja do ta sjellë qeverinë e Kosovës në forumet ndërkombëtare me Serbinë. Por, anë negative mendoj se është kjo fusnota, e cila është potencialisht dëmtuese", thotë Janush Bugajski. Intervista e plote.

  • Serbia merr statusin kandidat

    Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se ky vendim u mor pasi që Serbia ka arritur të bëjë reforma demokratike dhe ka treguar bashkëpunim të shkëlqyer me Tribunalin e Hagës duke dorëzuar kriminelët e luftës Karaxhiçin dhe Mlladiçin dhe potencuan edhe arritjet në dialogun me Prishtinën.

  • Albin Kurti: Gjysma e deputetëve të PDK-së agjentë

    Mbrëmë, në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në RTK, Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosja dallohet nga subjektet tjera politike për parimet politike

  • Vritet një 18 vjeçar në Besianë

    Është vrarë para shtëpisë së tij një 18-vjeçar i familjes Sinani, ndërsa janë plagosur rëndë dy prindërit dhe i vëllai.
    Autori i vrasjes është vetëdorëzuar në stacionin policor në Besianë.

  • 31 Marsi afati i fundit për deklarim të pasurisë

    Ka filluar afati ligjor për deklarimin e pasurisë në agjencinë kundër korrupsionit (AKK). Parashikohet rritje deklarimesh nga politikanët.

  • Debat i nxehtë në Kuvendin e Kosovës

    Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës dje kishte debat të nxehtë deri në orët e vona mes opozitës LDK, Vetëvendosje, AAK-së si dhe pozitës që udhëhiqet nga PDK-ja e Hashim Thaçit dhe AKR-së së Behgjet Pacollit. Çështja e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale me fusnotë ka nxitur debat të nxehtë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Opozita ka kërkuar që marrëveshjet e bëra, fusnota, të diskutohet në Kuvend

  • Ndërpritet seanca për rastin Kleçka

    Problemet shëndetsore të Behlul Limajt, kushëririt të Fatmir Limajt i akuzuar në rastin Klecka, kanë diktuar ndërprerjen e seancës në këtë fazë procesi ku po trajtohet pranueshmëria e deklaratave të dëshmitarit X.

  • Policia e Kosovës, vë në pranga 4 persona për grabitje me armë

    Në një operacion policor janë arrestuar katër persona, dy nga ta shtetas të Shqipërisë që dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të grabitjeve ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar.

  • Dell: Marrëveshja për bashkëpunim rajonal, hap i madh për Kosovën

    "Kosova do ta përfaqësojë veten në të gjitha takimet dhe forumet rajonale. Kjo është e rëndësishme dhe nënkupton se më nuk po jetoni nën hijen e UNMIK-ut, tani po e përfaqësoni vetveten", tha Dell në një intervistë për RTK-në.

  • LDK: Po të ishte gjallë Rugova, Thaçi asnjëhere s'do mund të qeveriste Kosovën

    "Hashim Thaçit më së paku i takon të flasë për politikën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova", tha Ismet Beqiri nga LDK-ja duke vlerësuar se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm dikush që është profiter politik.

  • Eshton: Kosova do të flasë vetë për veten e saj

    Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

  • Vetëvendosja: Vrasja në Gostivar, krim i politikës antishqiptare të Gruevskit

    Vetëvendosje kritikon faktorin politik shqiptar në Maqedoni duke e akuzuar se është shndërruar në një apendiks të politikës maqedone dhe se janë duke e legjitimuar Qeverinë Gruevski.

  • Thaçi kërkon afat kohor për udhërrëfyesin

    Burime të Qeverisë së Kosovës thonë se kryeministri Thaçi ka kërkuar një afat kohor për marrjen zyrtarisht të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

  • Administrata e UNMIK-ut në veri, jo transparente për buxhetin

    Mostransparenca e administratës së UNMIK-it në veri për shpenzimet e buxhetit, është duke i shkaktuar probleme Komunës së Mitrovicës

  • Opozita në Kosovë: Hashim, mos u fshih pas Amerikës

    Opozita reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit Thaçi që e cilësoi opozitën si anti-amerikane

  • Brukseli do ta falenderojë Thaçin?

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Bruksel, ku pritet të takojë shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, si dhe komisionarin për zgjerim, Shtefan Fyle.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv