Kosova & Rajoni
-
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me homologun serb Ivica Daçiç, takim i cili zhvillohet në Bruksel. Thaçi shprehet për gazetën kosovare “Koha Ditore” se ka paralajmëruar disa kërkesa për kryeministrin serb. 7 Nëntor 2012, 10:53
-
Thaçi: Nuk do të bisedoj me
7 Nëntor 2012, 10:33
Daçiç për statusin e KosovësKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se në takimin e sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por nuk do të flitet për statusin e Kosovës.
-
Kurti i kërkon llogari Jahjages
6 Nëntor 2012, 17:54
nëpërmjet një letre publikeKreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkruar një letër të hapur presidentes Atifete Jahjaga, në mënyrë që “të theksojë disa keqfunksionime shqetësuese të institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës”, siç shprehet ai.
-
Daçiç: Nuk do të njohim
6 Nëntor 2012, 15:56
pavarësinë e KosovësKryeministri i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se nesër në Bruksel nuk do të bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
-
BE fton Thaçin e Daçiç në takimin
6 Nëntor 2012, 10:17
e nesërm, i dyti mes kryeministraveBashkimi Evropian i ka bërë thirrje dy homologëve, kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij serb Ivica Daçiç që të realizojnë takimin e dytë ndërmjet tyre. Ftesa për dialog vjen nga shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
-
Ujërat mund të sjellin ngatërresë
5 Nëntor 2012, 10:38
midis Shqipërisë dhe KosovësNdërtimi i HEC të Lapaj në zonën e Bushtricës mund të kthehet në një ngatërresë mes Shqipërisë dhe Kosovës. E përditshmja kosovare shkruan sot se ndërtimi i këtij HEC është bërë pa marrëveshje me qeverinë e Kosovës për shfrytëzimin e ujërave.
-
Thaçi: Kushtetuta, platforma
4 Nëntor 2012, 15:27
ime për bisedimet me SerbinëKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se platforma e qeverisë për bisedime me Serbinë është Kushtetuta e Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç:
4 Nëntor 2012, 14:13
Nuk do të hapen zyrat ndërlidhëseKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç hodhi poshtë mundësinë e hapjes së zyrave ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë.
-
Thaçi: Dialogu me Serbinë
3 Nëntor 2012, 15:54
derisa të arrijë njohje reciprokeKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një deklarate të tij ka thënë se autonomia territoriale për veriun e Kosovës është ëndrra e hershme e Serbisë
-
Vetëvendosje padit ministrin
2 Nëntor 2012, 15:37
Rexhepi për ngjarjet e 17 tetoritDeputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot një padi penale në Prokurorinë e Prishtinës, kundër Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në lidhje me ngjarjet e 17 tetorit të këtij viti, kur deputetë të këtij subjekti politik nuk janë lejuar të hyjnë në hapësirat e ndërtesës së Kuvendit.
-
Mitrovicë, dy shqiptarë
2 Nëntor 2012, 14:20
sulmohen nga një grup serbëshDy të rinj shqiptarë B. Smajli dhe A. Gashi janë sulmuar fizikisht nga një grup serb në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
-
Takimi i rradhës Thaçi-Daçiç do
2 Nëntor 2012, 11:29
të mbahet në 7 nëntoUdhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë mund të arrijnë marrëveshje të mërkurën e ardhshme, për hapjen e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd.
-
Thaçi: Do të bisedojmë, por nuk
2 Nëntor 2012, 10:40
i harrojmë tmerret e SerbisëNë fjalimin e tij, Thaçi tha se nuk ka ndonjë nostalgji apo dëshirë për të takuar lidershipin aktual të Serbisë, por ky proces sipas tij, tani është në interes të Kosovës dhe procesit të saj integrues. Thaçi theksoi se pavarësisht dialogut ne kurrë nuk do ta harrojmë tmerrin dhe dhimbjen që na ka shkaktuar Serbia.
-
Presidenti serb: E kemi gati
1 Nëntor 2012, 09:34
zgjidhjen me KosovënPresidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç tha se qeveria serbe e ka përgatitur zgjidhjen për Kosovën dhe pret që Serbia të marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, duke vlerësuar se në këtë pikëpamje nuk është e paketuar çdo gjë në dëm dhe në fatkeqësi të Serbisë.
-
Dialogu Serbi- Kosovë, takimi
31 Tetor 2012, 12:22
Thaçi- Daçiç më 7 NëntoKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi do të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve me 7 nëntor. Autoritet në Beograd pritet të ofrojnë një model të ri për zgjedhjen e problemit të institucioneve paralele në Kosovë.
-
Klinton e Ashton: S'ka ndryshim
31 Tetor 2012, 10:28
kufijsh, dialogu duhet të vijojëTë dyja përfaqësueset e larta të diplomacisë, Hilari Klinton dhe Kathrin Ashton, vlerësuan si tepër të “guximshëm” kryeministrin Thaçi, për vendimin e tij për t’u ulur në një tryezë me kryeministrin serb, duke ditur se ishte një rrezik politik. Sekretarja amerikane e shtetit dhe shefja e diplomacisë evropiane, u takuan sot me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi.
Klinton nesër në Tiranë, blindohet kryeqyteti
-
Qosja: Veriu, "Kali i Trojës"
30 Tetor 2012, 21:41
të shkëmbehet me PreshevënAkademiku Rexhep Qosja ka dhënë gjatë ditës së sotme një deklaratë të rrallë në të cilën shprehet pro shkëmbimeve territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se veriu është si “Kali i Trojës” i cili do sjellë gjithmonë shqetësime për Kosovën, ndërsa shton se për t’i evituar këto probleme duhet që veriu të shkëmbehet me Luginën e Preshevës.
-
Klinton dhe Ashton mbërijnë
30 Tetor 2012, 20:30
në Prishtinë, i pret JahjagaNë Aeroportin e Prishtinës, shefja e diplomacisë amerikane dhe ajo e diplomacisë evropiane janë pritur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
-
Clinton në Sarajevë, pasdite
30 Tetor 2012, 10:40
në Serbi dhe në mbrëmje në KosovëClinton mbërriti në Sarajevë. Clinton dhe Ashton në orët e pasdites do të vazhdojnë vizitën e tyre në Beograd dhe në Kosovë.
-
Burundi njeh Kosovën, si shtet
29 Tetor 2012, 12:56
të pavarur dhe sovranRepublika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran. Burundi është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.