Kosova & Rajoni
-
Ndër pikat e para që pritet të diskutohet në dialog është veriu. BE-ja në platformën e saj do të kërkojë nga Serbia të ndërpresë ushtrimin e funksioneve shtetërore në territorin e Kosovë. Lajmi publikohet sot në gazetën kosovare "Koha ditore". 29 Tetor 2012, 10:34
-
Clinton dhe Ashton: Në dialog të
28 Tetor 2012, 13:47
përfshihen Nikoliç dhe JahjagaDialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjerohet në nivelin presidencial. Kjo do të thotë se në të duhet të përfshihet edhe Presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo është një nga kërkesat e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton.
-
Qeveria e Kosovës, “sekrete”
28 Tetor 2012, 12:40
platforma e bisedimeve me SerbinëQeveria e Kosovës 10 ditë pas marrjes së “dritës jeshile” nga Kuvendi i Kosovës për fillimin e bisedimeve politike me Serbinë, ende nuk ka dhënë detaje nëse ka filluar me hartimin e platformës së bisedimeve. Zyrtarët e lartë qeveritarë janë treguar shumë të kujdesshëm që të mos japin asnjë informacion lidhur me hartimin e një platforme të mundshme.
-
Dhuna ndaj VV, Jahjaga: S’ka
27 Tetor 2012, 18:10
imunitet për tejkalim kompetencashAskush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë imunitet “për tejkalimin e kompetencave”. Kështu është shprehur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një intervistë për agjencinë Kosovapress, duke iu referuar dhunës së ushtruar nga Policia pak ditë më parë në Prishtinë ku mbetën të plagosur deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
-
Gazeta serbe: Autonomi financiare
26 Tetor 2012, 17:10
për veriun e KosovësGazeta “Danas” e Beogradit, duke u bazuar në burimet në Ministrinë e Jashtme gjermane jep një nga zgjidhjet që mbështet Gjermania për veriun e Kosovës
-
Kurban Bajrami në Kosovë me
26 Tetor 2012, 12:02
mesazhe paqeje e solidaritetiMijëra besimtarë myslimanë në Kosovë, kanë kryer sot faljen e Kurban Bajramit, ndërkohë që në Tiranë u bë dje. Manifestimi qendror i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
-
Nikoliç: Serbia e gatshme për
25 Tetor 2012, 17:45
kompromise me PrishtinënGjatë takimit Nikoliç dhe Hague janë pajtuar se është e domosdoshme që të gjitha çështjet kontestuese të zgjidhen në bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është e gatshme për të gjitha zgjidhjet të cilat mundësojnë kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës, që janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, citohet të ketë thënë Nikoliç.
-
Hague: Serbisë ia kemi bërë të
25 Tetor 2012, 10:32
qartë, harta nuk ndryshonMesazhi i Sekretari i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, përcillet vetëm pak orë para se të niset drejt Beogradit. William Hague mbyll sot vizitën dy ditore në Kosovë. Thaçi: ”Të mos presim që Serbia të njohë Kosovën në muajt e ardhshëm. Duhet të jemi realistë "
-
Amnesty International dënon
24 Tetor 2012, 19:11
dhunën ndaj VetëvendosjesAmnesty International dënon "përdorimin e tepruar të dhunës" nga Policia e Kosovës, në protestën kundër takimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Ivica Daçiç. (Në foto deputeti Libur Aliu i dhunuar nga policia)
-
Lëvizja Vetëvendosje:
24 Tetor 2012, 16:54
Policia instrument i qeverisëSekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Mulliqaj tha se aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë pasur si qëllim të hynin në institucione, por kërkoni vetëm “të bllokonin zyrtarët e qeverisë që të mos hynin në ndërtesë”.
-
EULEX: Funksionon sistemi
24 Tetor 2012, 16:29
i menaxhimit të kufirit në JarinjëPolicia e EULEX-it ka arrestuar një person në pikëkalimin në Jarinjë, në pjesën veriore të Kosovës, pas përdorimit të sistemit të ri kompjuterik për menaxhimin e kufirit.
-
Thaçi “harron” të informojë
24 Tetor 2012, 16:09
Krasniqin për takimin me DaçiçKryeministri Hashim Thaçi ka injoruar Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilin ka “harruar” ta takojë për ta informuar rreth takimit që ka zhvilluar ditë më parë me homologun e tij serb, Ivica Daçiç.
-
Daçiç: Mos humbisni pozicionet, me
24 Tetor 2012, 15:55
kohën Serbia po humb dhe KosovënPak ditë pasi u ul në një tryezë me homologun kosovar, kryeministri serb Ivica Daçiç duket se është më realist për marrëdhëniet dypalëshe. Në një intervistë për televizionin shtetëror serb ai vlerëson se nga viti në vit, duke humbur kohën, Serbia po e humb edhe Kosovën.
-
Vetëvendosja sërish në protestë:
23 Tetor 2012, 14:40
Thaçi kamarier në tryezën ku hahet KosovaBisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit e kanë nxjerrë për të dytën ditë rresht lëvizjen Vetëvendosje në protestë përpara godinës së qeverisë së Kosovës. Por këtë herë protesta ishte e qetë.
-
Kosovë, Thaçi-Kurtit: Bëhu i
23 Tetor 2012, 10:43
përgjegjshëm ndal manipulimetKryeministri kosovar ishte tepër i ashpër ndaj kryetarit të Vetëvendosjes i cili dje organizoi një protestë kundër takimit Thaçi-Daçiç. Thaçi: Betejat e humbura në Parlament nuk duhen të zhvendosen në rrugë. Protesta e djeshme e papranueshme.
Policia: 60 te arrestuar nga protesta e djeshme
-
Hague të enjten në Prishtinë, policia
23 Tetor 2012, 09:13
ndaloi mbi 60 protestuesShefat e diplomacisë së tri superfuqive, SHBA’së, BE’së dhe Mbretërisë së Bashkuar do ta vizitojnë Prishtinë dhe Beogradin gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt arritjes së një marrëveshjeje historike.
-
VV kundër takimit Thaçi-Daçiç
22 Tetor 2012, 16:21
protestuesit përleshen me policinëAktiviztë të lëvizjes "Vetëvendosja", protestuan përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës, kundër takimit Thaçi-Daçiç dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë. Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Plagosen disa aktivistë, mes tyre Albin Kurti e deputeti Liburn Aliu. (Foto: Albin Kurti i plagosur, gjatë protestës. Radio Europa e Lirë)
-
Beograd, Mrkiç: Në platformën e re
22 Tetor 2012, 15:20
prioritet serbët në KosovëMinistri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç e cilëson hartimin e një platforme për bisedimet me Kosovën si një detyrë prioritare dhe që duhet të përfundojë sa më shpejt. I cituar nga mediat serbe Mrkiç thotë se në këtë platformë do të jemi sa më “pragmatikë, në mënyrë që të sigurojmë dhe të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë”.
-
Daçiç: Thaçit nuk ia dhashë dorën
20 Tetor 2012, 15:50
Dialogu jo për statusin e KosovësKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi ditën e sotme se qeveria serbe do të nisë të dielën punimin e një platforme për negociatat me Prishtinën. Daçiç theksoi se do të shtrëngojë duart me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, vetëm kur negociatat të kenë mbaruar me sukses.
-
Vetëvendosje: Thaçi-Daçiç
19 Tetor 2012, 22:32
trashëgimtarët e MillosheviçTtakimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Vetëvendosje: Ky takim u realizua vetëm 24 orë pas miratimit të rezolutës së turpshme të PDK-së dhe AAK-së, së cilës iu bashkua edhe LDK-ja, për bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh.