Kosova & Rajoni

  • Kryeministri Sali Berisha viziton sot Kosovën. Ai do të jetë pjesëmarrës në disa aktivitete, si dhe do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Deçanit.
  • Prokuroria: Dino Asanaj është
    vetëvrarë, e provon ADN-ja

    Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, tha se bazuar në të gjitha provat, Dino Asanaj, ish shefi i privatizimit në Kosovë, është vetëvrarë

  • Veriu kundër Menaxhimit të Integruar të Kufirit

    Zbatimi i marrëveshjes së arritur, në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për menaxhimin e integruar të kufirit, mund të ngrejë tensione të reja në veri të Kosovës, vlerësojnë politikanët serbë të kësaj pjese të vendit.

  • Stefan Fyle: Bashkimi Evropian
    nuk do ndarje të Kosovës

    Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle është shprehur kundër ndarjes territoriale të Kosovës. Këtë deklaratë, Fyle e ka bërë për mediat serbe, me qëllim që të dyja palët, Serbia e Kosova të shkojnë drejt BE.

  • NATO: Nuk kemi në plan të 
    reduktojmë trupat nga Kosova

    Pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në, Rasmussen tha gjithashtu se "Ne nuk kemi në plan që të reduktojmë praninë e trupave tona as në një të ardhme të afërt.

  • Qeveria garanton se do t’i përmbushë 
    kriteret evropiane në afat rekord

    Kryeministri Hashim Thaçi thotë se studimi i fizibilitetit i hap Kosovës dritën jeshile për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në të ardhmen. Sipas tij, Brukseli është pajtuar që Kosova të jetë partnere e barabartë me të gjitha vendet tjera që aspirojnë integrimet, duke i hequr të gjitha pengesat që kanë mundur të ekzistojnë.

  • PDK kërkon deputetë

    Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës po negocion me deputetë të disa partive për t’i bërë pjesë të këtij subjekti. Pavarësisht çarjeve në këtë parti, zyrtarë të PDK-së thonë se kanë vota të mjaftueshme për secilin vendim në Parlament, duke përfshirë edhe rrëzimin e mocionit për pezullimin e privatizimit. Por, në partinë e Hashim Thaçit e pranojnë se në seancën e së enjtes nuk do të llogarisin në votat e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt

  • Krasniqi para drejtësisë
    nuk raportoi vjedhjet e votave?!

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi mund të përballet me drejtësinë, për shkak të mosraportimit të vjedhjes së votave në zgjedhjet e fundit parlamentare edhe pse ishte në dijeni se vjedhja e votave po ndodhte.

  • KE miraton studimin e
    fizibilitetit për Kosovën

    Komisioni Evropian është pajtuar t’i ofrojë Kosovës marrëveshjen e stabilizim asociimit por ka kushtëzuar fillimin e negociatave për këtë proces me përmbushjen e disa kritereve.

  • Ndërron jetë Larry Rossin,
    shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovë

    Prishtinë - Ka vdekur Larry Rossin, shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovë. Rossin në fillim të vitit të kaluar ishte diagnostifikuar se vuan nga një lloj i kancerit të gjakut. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja e diplomatit Rossin, gruaja Debra, si dhe fëmijët Claire dhe Alec. Ai vdiq në mëngjesin e së shtunës, në shtëpinë e tij.

  • NATO, Ministrat e Mbrojtjes në Bruksel
    diskutojnë për Kosovën e Afganistanin

    Përfaqësues të NATO-s thanë për gazetarët në Bruksel se do të shqyrtohet gjendja aktuale në Kosovë dhe do të paraqitet raporti më i ri për operacionet e KFOR-it. Ndonëse situata paraqitet më pak dramatike, NATO kërkon më shumë angazhim për këtë çeshtje që zgjat prej 13 vitesh.

  • Nikoliç: Europa s'mund të na
    kërkojë të heqim dorë nga Kosova

    “Europa nuk duhet të na vërë përballë zgjedhjes: O të jemi anëtarë të BE-së ose të njohim pavarësinë e Kosovës”- ka thënë Tomislav Nikoliç, presidenti i Serbisë në një intervistë  të botuar sot për Corriere della Serra.

  • Tahiri - Jahjagës: Jo bisedimeve
    me strukturat serbe në Veri

    Edita Tahiri e ka kundërshtuar propozimin e Presidencës se duhet të bisedohet me strukturat serbe të Veriut. Ajo ka thënë se është qëndrim i gabuar dhe jashtë realitetit të thuhet se strukturat paralele serbe janë legjitime.

  • LDK e Vetëvendosja, pro zgjedhjeve
    të parakohshme, PDK kundë

    Partia Demokratike e Kosovës po insiston se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme pa mbaruar punë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese.

  • Të enjten votohet mocioni i opozitës
    dhe rezoluta e pozitës për privatizim

    Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes do të procedojë mocionin e opozitës dhe rezolutën e pozitës për procesin e privatizimit të Kosovës. Edhe pse ishte nënshkruese e mocionit, AAK-ja do të propozojë harmonizim mes dy rezolutave me qëllim që të dilet më nje qëndrim të përbashkët.

  • Gjermani, Krichbaum: Serbia
    ta njohë Kosovën

    Kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së në Parlamentin e Gjermanisë Gunther Krichbaum deklaron se Serbia në fund të negociatave për anëtarësim në BE, do të duhet të japë një përgjigje të qartë në drejtim të pavarësisë dhe njohjes së Kosovës.

  • Prishtina dhe Beogradi, dialogu
    të mërkurën në Bruksel

    Përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të mërkurën në Bruksel “çështjet e pazgjidhura nga Protokolli për menaxhimin e integruar të kufirit”, ka deklaruar shefi i delegacionit serb në bisedime, Dejan Paviqeviç.

  • Qeveria bojkoton Kuvendin, vendi
    drejt zgjedhjeve të parakohshme?

    Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike e Kosovës bllokoi punën në Kuvend, pasi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk ka pranuar ta shkelë Rregulloren e punës për ta futur në votim “mocionin për privatizim” të propozuar nga PDK-ja.

  • Lideri i LDK, Mustafa pyetet nga Eulex

    Kreu i komunës së Prishtinës Isa Mustafa, në orët e para të mengjesit të sotëm është vizituar nga një prokuror i misionit për sundimin e ligjit EULEX.
    Prokurori i këtij misioni ka biseduar me kryetarin Isa Mustafa, për dy orë rresht.

  • Kacin në Prishtinë: Të
    ndriçohet fati i të pagjeturve

    Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, është në përfundim të vizitës së tij dy-ditore në Prishtinë, ku është diskutuar për fatin e personave të pagjetur, në nivelet më të larta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv