Kronikë
-
Në njoftim thuhet se reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa ditën e nesërme temperaturat do të jenë të ulëta, ku në zonat malore do të shkojnë në -2 dhe 7 °C
28 Nëntor 2018, 13:58 -
Ndalimi i kapsollave/ Policia e Tiranës plan masash, dërgon në prokurori dy pronarë dyqanesh (FOTO)
28 Nëntor 2018, 13:31Nis bllokimi i kapsollave që tregtohen në Tiranë. Policia e Tiranës ka sekuestruar disa lloje kapsollash dhe ka proceduar pronarët e dy dyqaneve. Shkak për bllokimin sipas Policisë është fakti se kapsollat kanë sasi të madhe eksplozivi. Ministria e Brendshme po përgatit një projektligj që do ndalojë importin e kapsollave në Shqipëri.
-
Vrasja në ish-bllok/ Elvana Gjata 'thyen' heshtjen, letër prokurorisë: Jam jashtë për arsye shëndetësore, dëshmoj kur të kthehem
28 Nëntor 2018, 13:14Elvana thotë se e ka mësuar nga mediat se prokuroria kërkon dëshminë e saj, ndërsa shton se nuk ka qenë e pranishme në lokal në momentin e përplasjes. Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie, ndërsa në kërkim policor vijon të jetë i fejuari i saj Ervin Mata, protagonist në përleshjen me armë zjarri me grupin e Ervis Martinajt.
-
106 vjetori i Ditës së Flamurit Kombëtar, Bushati publikon letrën e Ismail Qemalit (Dokumenti)
28 Nëntor 2018, 12:53Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur krejt ndryshe të japë një urim të vecantë nga ana e tij, për të gjithë qytetarët dhe bashkombasit shqiptarë, në ditën e shënimit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në profilin e tij, në facebook Bushati ka publikuar letrën e Ismail Qemalit drejtuar Fuqive të Mëdha, pas shpalljes se Pavarësise ku shkruan se shqiptarët janë krenarë për përkatësinë Europiane.
-
Dita e Pavarësisë/ Veliaj: Të vendosur më shumë se kurrë për të vijuar me urbanizimin e Tiranës
28 Nëntor 2018, 12:49Paralelisht me ceremoninë që krerët më të lartë të shtetit po zhvillonin në Vlorë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, mori pjesë në ceremoninë që u zhvillua në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Veliaj shprehu gatishmërinë dhe theksoi se Tirana duhet të zhvillohet me ritme të shpejta.
-
Vazhdon puna në Unazën e Madhe: Hiqen shtyllat dhe bimësia, hapet kantieri i ri (VIDEO-FOTO)
28 Nëntor 2018, 12:04Pavarësisht protestës së disa banorëve që kanë ndërtuar paligjshmërisht aty dhe sot përdoren nga opozita, puna vazhdon në të githa drejtimet për zbatimin e projektit.
-
Maliq/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset rëndë me thikë 28-vjeçari
28 Nëntor 2018, 11:41Një 28-vjeçar është plagosur në Maliq, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Personi Mariglen Bollguri raportohet se gjendet i shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, ndërsa Policia mësohet se është vendosur në kërkim të agresorit të identifikuar si E.B.
-
Protesta te Unaza e Re degjeneron në akte vandalizmi, rruga hapet pas 2 orësh (VIDEO)
28 Nëntor 2018, 11:44Dita e 25-të e protestës së banorëve të Unazës së Re është shoqëruar me akte të dhunshme. Protestuesit rrëzuan blloqet e betonit, rrethimin e kantierit, shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat e plehrave. Në mbështetje të banorëve ishin sërish deputetë të Partisë Demokratike. Policia nuk ndërhyri.
-
Bushati pret në takim Kreun e Këshillit austriak Sabotka: Austria mbështetje Shqipërisë për drejtimin e OSBE
28 Nëntor 2018, 11:24Kryetari i Këshillit Kombëtar të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sabotka është pritur këtë të mërkurë në një takim zyrtar me Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Gjata takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vëndeve ndërsa Sabotka shprehu mbështetjen që ofron Austria për aspiratat e Shqipërisë në drejtimin e OSBE-së.
-
Banesa sociale pa afat, për familjet që preken nga projekti i 'Unazës së Madhe'
28 Nëntor 2018, 11:20Familjet e "Unazës së Re" që kanë filluar të zhvendosen në banesa sociale, mund të banojnë në to pa afat. Lajmi është bërë i ditur nga vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili siguroi ditën e djeshme se kushdo që do të pranojë të zhvendoset nëpër këto banesa do të mund t'i përdorë ato pa kufizim. Sa i takon atyre familjeve që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës iu ka vendosur në dispozicion edhe bonusin e qirasë për tre vite.
-
Ngritja e KLP-së, Report Tv zbardh listën e prokurorëve që kandidojnë (EMRAT)
28 Nëntor 2018, 11:01Report Tv siguron listën të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një ditë më parë i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme me prokurorët e kualifikuar kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në listë rezultojnë prokurorët e dosjes CEZ, dosjes Tahiri, si dhe vetë kryeprokurorja Arta Marku e cila është dorëhequr nga gara për KLP. Më 11 dhjetor do të ngrihet KLP e cila i hap rrugë ngritjes së SPAK dhe propozon emrin e kryeprokurorit të ri.
-
I sekuestrohen në flagrancë mbi 20 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 37-vjeçari
28 Nëntor 2018, 10:56Një 37-vjeçar nga Kavaja, është arrestuar këtë të mërkurë në flagrancë për veprën penale "Falsifikim i monedhave" dhe "Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit". Teksa u ndalua duke i dhënë automjetit të tij në rrugën "Sadik Petrela", G.XH. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të falsifikuara dhe dy aparate celulare.
-
Rreziku i fëmijëve nga interneti, zv.ministrja e shëndetësisë Jaku: Risk dhe brenda shtëpisë, duhet kujdes nga prindërit
28 Nëntor 2018, 10:21Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ardiana Jaku gjatë tryezës së UNICEF, i cili bëri bashkë disa ministri nënvizoi faktin që fëmijët në ditë e sotme ku teknologjia ka përparuar, për shkak të aksesit të pakontrolluar në internet mund të jenë më të rrezikuar ndaj kontakteve të panjohura, të papërshtashme dhe modeleve e sjelljeve negative.
-
Zbulohet telegram austriak/ Si u shpall pavarësia në Vlorë, pasditen e 28 nëntorit 1912
28 Nëntor 2018, 10:24Dokumenti origjinal i shtypur në makinë shkrimi u nxorr nga arkivi i Vjenës. Në 7 faqe të shkruar nga konsulli austriak në Vlorë, Wenzel Lejhanec, që i dërgohet ministrit të jashtëm austriak, jepet lajmi se Ismail Qemali e ka shpallur Shqipërinë të pavarur
-
Qëlluan me armë zjarri në ajër, pranga të riut në Pogradec, sekuestrohet 398 gramë kokainë dhe fishekë
28 Nëntor 2018, 10:06Nga kontrolli që është bërë në shtëpitë e të riut, policia ka gjetur një sasi kokaine prej 398 gramë, si edhe 1 krehër pistoletë me 9 fishekë
-
Urimi i veçantë i Ambasadës Amerikane në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
28 Nëntor 2018, 09:45Në ditën e Pavarësisë një urim i veçantë ka ardhur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila i uron të gjithë qytetarët shqiptarë për përvjetorin e 106 -të të Pavarësisë së Shqipërisë.
-
200 kg mish derri në kushte të rënda higjieno-sanitare, AKU gjobit dhe mbyll 2 dyqane në Lezhë (Foto)
28 Nëntor 2018, 09:44Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka gjobitur këto dyqane me 2.000.000 lekë gjobë.
-
Iu bë atentat me tritol dhe tentoi të arratisej drejt Greqisë, gjendja shëndetësore 'shpëton' Lul Kullën nga burgu
28 Nëntor 2018, 09:23Edhe pse dënimi i gjykatës ka qenë 1.5 vite burg për Lulzim Kullën, Gjykata ka marrë parasysh vlerën e qëndrimit të paraburgim dhe gjendjen shëndetësore. Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.
-
Aksi Levan-Tepelenë, ARRSH jep lajmin e mirë, zhbllokohet rruga
28 Nëntor 2018, 09:21ARRSH iu bën thirrje drejtuesve të makinave që të kalojnë me një shpejtësi të kufizuar në 20km/orë.
-
Librazhd/ Plagos bashkëfshatarin me armë dhe largohet me automjetin e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari
28 Nëntor 2018, 09:11Pas plagosjes, autori është larguar me shpejtësi dhe ka dalë në rrugën kryesore ku nën kërcënimin e armës ka vjedhur një automjet tip "Golf" me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes.