Kronikë
-
Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një banesë në Lezhë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bordit të kullimit. Sipas policisë kanë qenë tre persona të cilët kanë hyrë në banesë ku kanë grabitur një shumë parash si dhe disa bizhuteri.
VIDEO
21 Shkurt 2018, 20:18 -
Vlorë, Gjonaj te Hipoteka e ALUIZNI:
21 Shkurt 2018, 18:12
Të marrin fund problemet me pronat
Nga Vlora në një inspektim të institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj ka konfirmuar edhe njëherë problematikat që hasin qytetarët lidhur me zyrat rajonale te regjistrimit të pasurive dhe ALUIZNI-t.
-
Detaje/Idlir Karkini u arratis
21 Shkurt 2018, 18:18
kur dosja shkoi në Gjykatë
Drejtori i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi jep detaje të reja në Report Tv sa i takon arratisjes së biznesmit Idlir Karkini pas nisjes së procedimit ndaj tij për tjetërsimin e pronave shtetërore në toka private. Sipas tij, biznesmeni është larguar nga Shqipëria në momentin kur dosja hetimore në ngarkim të personave të përfshirë në aferën e pronave, mbërriti në Gjykatë.
VIDEO
-
Azilantët, Franca ligje të ashpra
21 Shkurt 2018, 17:31
3750 € gjobë emigrantëve ilegalë
Qeveria franceze ka paraqitur këtë të mërkurë një projektligj me rregulla të ashpra për emigracionin, i cili është konsideruar nga organizatat e të drejtave të njeriut si represiv ndaj azilkërkuesve.
-
Shërbimi italian:Shqiptarët grupe
21 Shkurt 2018, 16:01
mafioze, udhëheqin drogën
PDF/Raporti i inteligjencës italiane
Shërbimi sekret italian kanë depozituar në parlament raportin vjetor për vitin 2017 lidhur me gjetjet dhe sfidat e sigurisë kombëtare. Në gjetjet e këtij raporti rezulton se shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane, për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike.
VIDEO
-
Shpërthim me eksploziv në një
21 Shkurt 2018, 15:33
banesë në Krujë, s’ka të lënduar
Një shpërthim me eksploziv është regjistruar gjatë natës në lagjen "Bakushe Visha". Tritoli është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet G. A. ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
-
Foto/ Qeveritarët parkojnë si të
21 Shkurt 2018, 15:29
"fortë” në vendin ku qytetarët gjobiten
Disa foto të siguruara sot nga Shqiptarja.com, dëshmojnë parkimin e gabuar mbi trotuar të disa veturave që mbajnë targa shtetërore, përbri Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
-
Kotzias për ngjarjen në Hania:
21 Shkurt 2018, 15:05
Fëmija, i pavetëdijshëm për hartën
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, e ka quajtur “incident” ngjarjen në gjimnazim e Hanias dhe i pyetur nga deputeti demokrat Theodhoros Karaoglu ka deklaruar se Ministria e jashtme denoncon manifestimet ksenofobike dhe raciste si edhe nacionalizmin ekstrem bashkë me çdo tendencë irredentiste.
-
Si i largoi agjenti i Mosad 300
21 Shkurt 2018, 21:06
hebrenj nga Shqipëria në 1991
Historia e pabesueshme dhe misterioze e 300 hebrenjve që u larguan nga Shqipëria në janarin e vitit 1991 menjëherë sapo kishte filluar rënia e regjimit komunist. Kush ishte agjenti i huaj dërguar nga Mosad por i maskuar si gazetar që mbërriti në Shqipëri për të organizuar largimin e tyre?
VIDEO
FOTO
-
Vrau shkodranin, nëna e autorit
21 Shkurt 2018, 15:01
krijon kaos e tensione në gjykatë
Ulërimat dhe thirrjet e nënës së Elvis Hoxhajt, një prej autorëve të vrasjes së 23-vjeçarit Hermes Beqiri, gjatë seancës gjyqësore, kanë shkaktuar kaos dhe tensione në Gjykatën e Shkodrës.
VIDEO
-
Fushë Krujë, bllokohen 103 kg
21 Shkurt 2018, 14:59
kanabis, 1 në pranga, 3 në kërkim
Policia ka sekuestruar 103 kg kanabis, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë dhe një mjet tip “Benz” gjatë një aksioni, ndërsa ka arrestuar një person. Kanabisi ishte fshehur në 14 thasë në një banesë në Fushë Krujë.
-
Tiranë,aeroporti i Rinasit dhuron
21 Shkurt 2018, 14:11
dy makineri teknologjike pastrimi
Pas linjës së gjelbër, me autobusë elektrikë, e cila do të funksionojë shumë shpejt brenda qytetit, edhe linja Tiranë-Rinas, për në aeroportin “Nënë Tereza”, do të jetë tërësisht me autobusë elektrikë. Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e aeroportit për të mundësuar një linjë transporti publik me autobusë të gjelbër, që mbrojnë mjedisin dhe rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët.
-
Report Tv në poligonin e qitjes në
21 Shkurt 2018, 13:47
Spille,që u privatizua nga Karkini
Sot Report Tv ka shkuar në këtë pronë të privatizuar nga Karkini, i cili në shkelje me ligjin ka marrë pronën e Ministrisë së Mbrojtjes në Spille dhe ka ndërtuar aty një biznes privat.
VIDEO
-
Dekonspirimi, Karkini iku në Itali
21 Shkurt 2018, 13:16
9 ditë para se të firmosej arresti
Vetëm 9 ditë para se prokuroria e Kavajës të kërkonte arrestimin e biznesmenit Idlir Karkini, ky i fundit është larguar nga Shqipëria duke kaluar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit. Mësohet se Karkini disponon dy pasaporta, atë Shqiptare dhe një tjetër të kombësisë italiane. Miku i politikanëve shqiptarë ka dalë nga shqipëria duke udhëtuar në një vend të europës, duke ju shmangur kështu arrestimit nga forcat e policisë.
VIDEO
-
Greqi, në pranga 59-vjeçari
21 Shkurt 2018, 12:59
shqiptar për trafikim droge/FOTO
Natën e kaluar në Krystallopigi, Florina, u kap shoferi shqiptar duke drejtuar një automjet ku u gjenden pesë pako që përmbanin 16 paketa me kanabis, pesha totale e të cilave ishte 62 kg dhe 265 gr.
-
Vrasja e policit në Lazarat, Akuza
21 Shkurt 2018, 12:52
kërkon 3 burgime përjetë/ Emrat
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tre burgime përjetë për autorët e vrasjes së efektivit të FNSH, Ibrahim Basha në Lazarat në datë 24 qershor të 2015.
VIDEO
-
Manovra të rrezikshme,'Shqiponjat'
21 Shkurt 2018, 12:48
sekuestrojnë mjetin luksoz në Tiranë
Policia Rrugore ka sekuestruar këtë mesditë një makinë luksoze në sheshin ‘Nënë Tereza’, në kryeqytet, pasi i riu që e drejtonte mjetin xhironte gomat dhe bënte manovra të rrezikshme në mes të rrugës, duke u bërë në këtë mënyrë shkak për aksidente. Në mjet janë gjetur gjurmë marijuane, ndërsa është shoqëruar i riu.
VIDEO
-
Durrës,operacioni "Flash" arrestohen
21 Shkurt 2018, 12:31
dy personat që vidhnin banesat/VD
Policia e Shijakut finalizon me sukses operacionin e koduar “Flash” pasi dje janë kryer disa vjedhjve të njëpasnjëshme në lagje të ndryshme të Shijakut
VIDEO
-
Urdhri/ Arta Marku 33 prokurorë
21 Shkurt 2018, 12:13
specialë për drogën e korrupsionin
Pas marrëveshjes së pak ditëve më parë të firmosur mes Kryeprokurores Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Report Tv ka zbardhur udhëzimin për strukturën e Task Forcës, ku theksohet ngritja e Task Forcave në çdo prokurori për të hetuar krimin dhe korrupsionin. Sipas udhëzimit, të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, janë 33 prokurorë në 8 prokuroritë e rretheve të cilët kanë përvojë në hetime për sa i përket krimit të organizuar atij ekonomik dhe korrupsionit.
VIDEO
-
Abuzimi në Spille,arrestohet dhe
21 Shkurt 2018, 11:53
noteri i VIP-ave, Julian Zhelegu
Noteri Zhelegu ka kryer aktet noteriale nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara duke kaluar në pronësi të biznesmenit Idlir Karkini “Poligonin e Qitjes së Ushtrisë” në Spille. Julian Zhelegu, njihet si noteri i VIP-ave në Tiranë. Me zyrën në zonën e Ish-Bllokut, një nga zonat më të pasura e më të shtrenjta në kryeqytet, Zhelegu kishte arritur që të kishte si klientë të tij, disa prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, politikanë e shumë personazhe të tjerë publik.
VIDEO
