Kronikë

  • Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi kanë hedhur akuzua ndaj prokurorisë se, është duke ngadalësuar aksionin në Lazarat.
  • Basha hakmerret për "Jon-in" 
    fut në burg të besuarin e Ramës

    Dy kallëzimet penale kundër kreut të INUK-ut Zyhdi Dajti, kanë si protagonistë Lulzim Bashën dhe biznesmenin Xhuvi Sharxhi, i cili ka qenë bashkëpronar me vjehrrin e Bashës, Xhafer Isufi, në kompleksion “Jon” në Vlorë, të shembur nga Zyhdi Dajti në muajin dhjetor 2013. Biznesmeni Xhuzi Sharxhi kallëzim në Prokurori për pallatin pranë me Sali Berishën. VIDEO
    VIDEO /Kush janë të arrestuarit Florenc Hoxha dhe Zyhdi Dajti?

  • Florenc Hoxha rrëzoi objektin
    që ishte në proces legalizimi

    Florenc Hoxha, kreu i INUV në Bashkinë e Tiranës është denoncuar nga katër qytetarë, ku sipas prokurorisë në dy raste ka ndërhyrë të prishë objektin në mnëyrë të paligjshme, ndërsa në dy raste të tjera është vendosur të mos ndërhyhet. 

  • DASH: Shqipëria del nga 
    lista e “Vëzhgimit” mbi trafiqet

    Shqipëria është ngjitur në renditjen e ‘Grupit 2’ përsa i përket “Listës së Vëzhgimit të Grupit” të trafikut të qenieve njerëzore. 

  • Në Kakavijë s’raportohen tentativa
    për trafik droge prej 14 ditësh

    Ndërkohë që policia vijon aksionin për asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella në Lazarat dhe të lëndës narkotike që banorët e këtij fshati mbanin në banesat e tyre, një tjetër situatë vihet re në pikën kufitare të Kakavijës. Nga kjo doganë prej 14 ditësh nuk ka rezultuar të ketë patur tentativa për trafik të lendeve narkotike.

  • Sarandë, nën pranga 2 doganierë
    akuzohen për kontrabandë

    Seksioni Kundër Krimit Financiar në Komisariatin e policisë së Sarandës ka vënë në pranga dy doganierë në pikën kufitare të Qafë Botës dhe një person të tretë duke finalizuar me sekse operacionin e koduar "Kamping".

  • Shkodër, asgjësohen 2148 rrënjë
    kanabis, po hetohet për kultivuesit

    Policia e Shkodrës dhe ajo e Malësi e Madhe kanë arritur të zbulojnë dhe asgjësojnë 2148 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në disa zona të ndryshme, kryesisht në komunën Dajç, Gur i Zi dhe Shkrel.

  • Lazarati, “pushtohet” nga policia dhe
    gazetarët, Aliko: Falënderoj policinë

    Kur tashmë Policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit Lazarat, në pesë ditë aksion masiv dhe luftë me grupet kriminale që kanë qëlluar ndaj forcave speciale, beteja duket se nuk ka qenë vetëm me çrrënjosjen e drogës.

  • Petrit Fusha zgjidhet anëtar i 
    Këshillit të Prokurorisë

    Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha është zgjedhur si anëtari më i ri i Këshillit të Prokurorisë. Zgjedhja e tij është bërë sipas ligjit nga votimi i të gjithë trupës së prokurorëve.

  • Kamikazët mund të sulmojnë
    Kosovën, ndoshta edhe Shqipërinë

    Grupet e afërta me Al Kaida-n kanë mbi 6 muaj që po përgatisin kamikazë, me origjinë nga Kosova, për të kryer sulme në Kosovë, por ndoshta edhe në Shqipëri. Në trajnimin për kamikazë ata po i nënshtrohen ligjëratave me orar të zgjatur, ku përfshihet tema e xhihadit dhe xhenetit, por në fazën e fundit përdorën edhe drogat artizanale. Express sjell rrëfimin e siguruar nga burime të inteligjencës, vendase dhe të huaj.

  • Interpol vlerëson operacionin e
    ndërmarrë nga policia në Lazarat

    Interpol vlerëson operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit në Lazarat. Këto vlerësime shprehen në një artikull të publikuar në faqen zyrtare në internet të titulluar “Tonelata marijuanë të kapura në operacionin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë nga Policia Shqiptare” .

  • Pas kërkesës së Ramës, prokurorët
    zbresin në Lazarat

    Në ditën e 6 të operacionit të policisë së Shtetit në Lazarat është zhvilluar edhe një takim i prokurorëve me Policinë në Gjirokastër. Duke folur për “A1 Report”, kreu i Krimeve të Rënda Eugen Beci, tha se Prokuroria ka qenë duke hetuar gjatë gjithë kohës lidhur me zhvillimet në Lazarat.

  • Raporti i DASH, Tahiri: Do nxjerrim
    vendin nga harta e trafikimit

    Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e personave në Shqipëri, dhe lajmit të mirë që rezulton nga ky raport se Shqipëria tashmë ka dalë nga “Lista e vëzhgimit të grupit” kanë ardhur edhe vlerësimet nga qeveria shqiptare. Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thekson se qeveria shqiptare ka përmbushur tashmë një nga premtimet e bëra lidhur me reduktimin e fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.

  • Panariti: Avionët “Cesna” prej
    ditësh vijojnë vaksinimin nga ajri

    Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shpjeguar aksionin e avionëve për spërkatje në kuadër të procesit të vaksinimit nga ajri. Duke iu referuar konkretisht rastit të avionit të komentuar sot për tentativë për t’u ulur në Gjadër, ministri Panariti tha se “Avionë të tipit ‘Cesna’ kanë filluar prej ditësh vaksinimin nga ajri kundër tërbimit".

  • Avioni për spërkatje tenton të ulet
    në Gjadër, por “alarmon” policinë

    Lëvizja e një avioni të vogël në malin mbi fshatin Gjadër në Lezhë ka vënë në alarm policinë. Forcat e policisë janë njoftuar se rreth orës 15:00 po lëviz një avion mbi mal, madje duke tentuar që të ulet edhe në pistën e Gjadrit. Menjëherë në drejtim të Gjadrit janë nisur forca të shumta policie, duke nisur verifikimet për lëvizjen e këtij avioni. Pas 30 minutash policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një avion të Ministrisë së Bujqësisë për spërkatje.

  • Aliko për A1 REPORT: Banditët që 
    qëlluan policinë janë shporrur nga mali

    Kreu i Komunës së Lazaratit në një intervistë Live për A1 REPORT të mundësuar përmes teknologjisë Skype, tha se grupet kriminale që kanë qëlluar në këto ditë kundër policisë ishin strehuar në këtë fshat, dhe tashmë, siç tha ai, janë “shporrur” nga mali. Ai tha se me ta janë larguar edhe banorë të Lazaratit të cilët i janë bashkuar banditëve të armatosur.

  • Ekskluzive/ I aksidentuari qëndron 
    në asfalt, askush nuk e ndihmon

    E tmerrshme, por e vërtetë. Një person ka qëndruar për minuta të tëra në gjendje kritike për jetën dhe askush nga kalimtarët e shumtë që kalojnë aty pranë nuk I jep asnjë ndihmë. A1Report publikon videon rrënqethëse të aksidentit të ndodhur mëngjesin e të enjtes në Kthesën e Valiasit në Tiranë.
    VIDEO E PLOTË

  • Trafikimi, raporti i DASH: Shqiptarët
    mashtrohen me oferta pune

    Raporti i DASH për trafikimin e personave në Shqipëri, thotë se vendi ynë ka dalë nga lista e vendeve në vëzhgim, por shton se është ende vend burimi dhe destinacioni për burra, gra e fëmijë për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punë të detyruar. Raporti thekson edhe përpjekjet e bëra nga qeveria shqiptare për eliminimin e këtij fenomeni. Në një editorial pas publikimit të raportit, ambasadori Arvizu shkruan se "Shqipëria doli nga 'Lista e Vëzhgimit e Grupit'. Qeveria shqiptare duhet përgëzuar për këtë arritje”. VIDEO

  • Lazarat, Didi 'denoncon' Llallën:
    Nuk na sjell prokurorë për provat

    Kryepolici Artan Didi hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, se nuk ka sjellë mjaftueshëm njerëz për të ndjekur vijimin e këtij aksioni me mbledhjen e provave dhe hetimin e tyre. Me prokurorë të gatshëm dhe me një prokuror të Krimeve të Rënda, sipas Didit është e pamudur të vijohet.

  • FOTOLAJM/Tahiri, ministri i parë
    i Brendshëm që hyn në Lazarat

    Pas vënies nën kontroll të fshatit të Lazaratit nga efektivët e policisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë aty i pranishëm gjatë gjithë ditës. Kështu Saimir Tahiri është ministri i parë i Brendshëm që ndërhyn në Lazarat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv