Kronikë
-
Ilir Xhakja, ka fitur lirinë pas një interpretimi spektakolar të provave nga ana e Gjykatës së Durrësit dhe falë dëshmisë së dhënë nga ana e inspektorit të zonës ku kishte ndodhur krimi, Maksut Zhiti. Vendimi i Neritan Tabakut, është zbardhur në kohë rekord dhe për këtë vlen të dallosh gabimet e shumta ortografike në të, por edhe tek vendosja e emrin të tij, ku Neritan Tabaku, rezulton si kryesues i trupit gjykues por edhe si sekretare.(ne foto fFaksimile e vendimit të Gjykatës së Durrësit e Neritan Tabaku, gjyqtari)
19 Shtator 2012, 07:57 -
Lirohet shoferi i kamionit, s’kishte
18 Shtator 2012, 21:22
dijeni për drogën, 1 në pranga
Shoferi i kamionit në të cilin u sekuestruan mbi një ton kanabis në portin e Durrësit është lënë i lirë, ndërsa është prerë urdhër-arresti për 3 persona të tjerë, nga të cilët vetëm njëri është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
-
Zyrtari i Min. së Shëndetësisë
18 Shtator 2012, 20:57
aksidenton për vdekje 7 vjeçarinNjë fëmijë 7 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në superstradën Tepelenë- Levan. Fëmija ka qenë duke kaluar në krahun tjetër të autostradës, në drejtim të fshatit ku ai banonte, teksa është goditur nga mjeti me drejtues shtetasin Petrit Ponari, drejtor i Burimeve Njerëzore pranë MSH, ndërsa mësohet se është shoqëruar në polici.
-
Zbardhet vendimi që liroi
18 Shtator 2012, 20:17
Xhaken, vrasësin e kryekomisaritGjyqtari Neritan Tabaku, ndaj të cilit tashmë ka nisur procedimi penal për shpërdorim detyre, ka zbardhur vetëm pak ditë më parë vendimin e marrë prej tij që çoi në lirimin nga burgu të Ilir Xhakjes. Vendimi i marrë më 9 shkurt të vitit 2011 është bërë publik, pas më shumë se një viti, vetëm pasi prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e procedimit penal ndaj tij.
-
Metropolia Katolike e Veriut:
18 Shtator 2012, 19:07
Kush vret për gjak, shkishërohetMetropolia e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës shpalli sot dekretin që shkishëron të gjithë katolikët shqiptarë që kryejnë vrasje apo marrin gjak. Fenomeni i gjakmarrjes, i shtrirë më së shumti në zonat veriore të banuara nga shqiptarët katolikë, si dhe rritja e rasteve të vrasjeve për gjakmarrje, kanë sjellë reagimin ekstrem të Kishës Katolike. Shpallja e dekretit do të bëhet të dielën në kishën e "Shen Shtjefnit" ne katedralen e qytetit të Shkodrës.
-
Kryesindikalisti: Policia me duart
18 Shtator 2012, 16:39
lart para krimit, nuk ka kushteUniformat blu punojnë në mbingarkesë, pa karburant, pa shpërblimin mbi orët suplementare dhe dietat. Alarmi jepet nga kryetari i sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta. Në një intervistë për A1Report, kryetari i Sindikatës së Punonjësve të policisë i bie kambanës së alarmit për situatën kritike të krimit dhe realitetin e vështirë në të cilin gjenden uniformat blu. (Në foto, kryetari i sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta)
-
Gafa e Ujësjellësit, dëmton
18 Shtator 2012, 15:51
kabllon, Tirana 4 orë pa dritaPothuajse gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike. Njoftimi erdhi nga CEZ shpërndarje, e cila sqaroi se si pasojë e një dëmtimi të kabllos kryesor 20 kilovolt të furnizimit me energji elektrike, nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, kanë mbetur pa energji elektrike zona të ndryshme të kryeqytetit.
-
Korcë, arrest me burg Myrtezait
18 Shtator 2012, 13:20
vrau të vëllanë e gjyshin e gruasGjykata e Shkallës së Parë e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ”burg”,për 33 vjecarin Romeo Myrtezai, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Myrtezain, 30 vjec, si dhe gjyshin e bashkëshortes,Fatmir Muhaxhirin 63 vjec
-
HEC-i Ashtës, Berisha: Kryevepra
18 Shtator 2012, 13:12
energjitike e ShqipërisëKryeministri i vendit Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit të Austrisë Prammer ishin të pranishëm sot në inaugurimin e HEC-it të Ashtës. Berisha: Do bëj gjithçka për të lehtësuar klimën e biznesit. Prammer: Investimet do vazhdojnë
-
Tiranë, grabitet lokali i basteve
18 Shtator 2012, 11:08
sportive, 1 në pranga, 2 në kërkimNjë lokal bastesh sportive është grabitur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 22.50’ të 17 shtatorit, Maringlen Cani në bashkëpunim me dy persona, dyshohet se kanë hyrë në lokalin e lotove sportive “Joy Lloto”, dhe kanë marrë shumën prej 100 mijë lekë.
-
Kavajë, grabitet me maskë
18 Shtator 2012, 09:58
argjendaria në qendër të qytetitNjë argjendari është grabitur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Kavajës. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se grabitësi i maskuar ka hyrë me armë zjarri tip automatik brenda në argjendari dhe pasi ka kërcënuar shitësin ka marrë një pjesë të bizhuterive që ndodheshin në dyqan.
-
Universitetet, shpallen fituesit
18 Shtator 2012, 08:24
regjistrimet deri më 23 shtatoMinistria e Arsimit ka publikuar emrat e 27 mijë kandidatëve që kanë mundur të renditen sipër vijës së kuqe, duke fituar kështu të drejtën për të nisur studimet e larta, në një nga 12 universitete publike.
-
Prishet Pallati i Brigadave
18 Shtator 2012, 07:56
Meksi: Ndodh kur ka diktatEnde nuk ka një projekt të qartë për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, pasojë e të cilës dje u shkatërruan harqet e murit rrethues të Pallatit të Brigadave. Reagon dhe Ish kryeministri Aleksandër Meksi: Dikush po dikton gjithçka mbi historinë dhe monumentet. (Foto: Meksi dhe pamje nga prishja e murit rrethues)
Dje nisi prishja e murit rrethues -
Universitetet, fituesit më 18 shtator
17 Shtator 2012, 22:30
MASH: Regjistrohuni në fazën e parëFituesit e universiteteve publike këtë vit akademik do të shpallen me datë 18 shtator 2012, ndërsa emrat përfundimtarë do të mësohen me datë 1 tetor. Ministria e Arsimit publikon udhëzimin e plotë dhe procedurat që duhen ndjekur për regjistrimin on-line.
-
Droga e kapur në Durrës, 1 ton
18 Shtator 2012, 14:51
e 24 kg kanabis, do shkonte në ItaliSasia e drogës së sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit nuk ishte 600 kg por 1 tonë e 24 kg kanabis. Lajmi u konfirmua sot nga policia e Durrësit. Lënda narkotike ishte fshehur midis tullave të kamionit të firmës së transportit “Diamond”. (Foto ilustruese)
-
Banorët zbrapsin firmën, nuk
17 Shtator 2012, 20:38
do të ndërtohet këndi i lojëraveProtesta e banorëve të zonës së ish- fushës së aviacionit ka detyruar firmën që tentoi të ngrejë një park lojërash në parkun e kësaj zone që të tërhiqet. Përfaqësues të saj deklaruan se kanë një leje për të vendosur lodrat në këtë zonë, por nuk ua paraqitën asnjëherë atë banorëve.
Plani urbanistik, Basha: Vetëm kur të marrë miratimin e qytetarëve -
Prokuroria procedim penal ndaj
17 Shtator 2012, 18:31
gjyqtarit që liroi Ilir XhakenProkuroria e Tiranës nis procedimin penal ndaj gjyqtarit të gjykatës së Durrësit, Neritan Tabaku, i cili ka liruar nga burgu “të fortin” e Shijakut, Ilir Xhakja. Procedimi penal ka nisur sot pas inspektimit që Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëri në gjykatën e qytetin bregdetar duke sekuestruar dosjen në ngarkim të autorit të vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. (Në foto kryekomisari i vrarë Adem Tahiraj dhe Ilir Xhakja)
VIDEO- Gjykata e lë në arrest me burg
Lamtumira e fundit për kryekomisarin Adem Tahiraj
Klani "XHAKJA", ja skeda në internet
Ja sa fitoi gjyqtari që liroi Ilir Xhaken
Xhakja pranoi vrasjen -
Plani Urbanistik, Basha: Vetëm
17 Shtator 2012, 17:00
kur të marrë miratimin e qytetarëveKryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka bërë të ditur sot, se Plani Urbanistik i Tiranës do të miratohet vetëm atëherë kur të marrë aprovimin e banorëve të kryeqytetit. Në konferencën hapëse të ”Javëve të Arkitekturës” në Tiranë, Basha tha se pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e Planit Urbanistik është po aq i rëndësishëm sa rezultati përfundimtar i tij.
-
Sherr me thika në gjimnazin
17 Shtator 2012, 15:03
"Q.Stafa", plagosen 2 nxënësMësohet se adoleshentët kanë nisur zënkën në klasë për motive banale, në qendër të të cilave qëndronte rrjeti social Facebook. Sapo kanë dalë nga ambjentet e shkollës, pikërisht tek dera e oborrit, të rinjtë kanë nxjerrë thikat nga ku edhe kanë mbetur të plagosur.
-
Tiranë, prishet muri i Pallatit të
17 Shtator 2012, 14:56
Brigadave, po hiqen harqetNis prishja e murit rrethues të Pallatit të Brigadave. Prishja e këtij muri rrethues është pjesë e projektit të zgjerimit të Rrugës së Elbasanit, gjë për të cilën u shkatërrua tashmë një pjesë e Parkut të Liqenit. Vetë kryeministri gjatë një mbledhjeje në grupin parlamentar të PD-së të datës 16 korrik, pat deklaruar se ky mur do të prishej.
Paralajmërimi i Berishes ne mbledhjen e grupit PD ne korrik
Shkreli : Shkelet Ligji