Kronikë

  • - Pas arrestimit të Fatmir Kajollit një tjetër urdhër ndërkombëtar i lëshuar nga drejtësia italiane është ekzekutuar pasditen e djeshme në qytetin e Fierit.
    Ky është i disati arrestim për llogari të drejtësisë italiane.
  • Liljana Hoxha: Enverit
    iu përshpejtua vdekja

    Nusja e familjes Hoxha në një intervistë për gazetarin Alfred Peza, në TV 'Vizion Plus' ka shprehur dyshimet e saj mbi vdekjet e diktatorit Hoxha, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos si dhe akuzon Nexhmije Hoxhën se e ka shtyrë atë drejt vetëvrasjes. Në lidhje me fotot me kryeministrin Sali Berisha, nusja e dytë e familjes Hoxha deklaroi se i nxorrën në media Nexhmije dhe Teuta Hoxha. (Ne foto Liljana Hoxha me Enver Hoxhen)

  • Mesuesit, ja si do te
    rriten pagat per 2012

    Mësuesit që kanë më shumë se 20 vite punë në arsim, këtë vit do të përfitojnë rritjen më të madhe të pagës. Kreu i sindikatës së Arsimit, Xhaferr Dobrushi, shpjegon se kjo bëhet pasi është ngushtuar shumë diferenca mes mësuesve që sapo dalin nga bankat e shkollave me ata që kanë një jetë të tërë në arsim.

  • Itali: Arrestohet shqiptari pas
    arratisjes, pranga edhe një italiani

    Karabinierët e qytetit italian të Sanremo-s kanë arrestuar një shqiptar (foto) të dënuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge si dhe një italian, 43 vjeçar, që e strehonte. Dy personat në fjalë u vunë re në bordin e një makine me targa italiane që qarkullonte qetësisht rrugëve të qendrës së qytetit. Gjatë kontrollit rezultuan parregullsi të shumta.

  • Fier, arrestohet 39-vjeçari
    i dënuar me 30 vjet burg në Itali

    Policia e Fierit ka arrestuar një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Personi i arrestuar quhet Sokol Murati, bënë të ditur burime policore.

  • Ankohen studentët e Mjekësisë:
    Pedagogët nuk na bëjnë mësim

    Studentët e fakultetit të Mjekësisë ankohen se pedagogët, se si pasojë e shumë punësimit nuk vijnë fare në leksione. Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe rektoratit të ndërhyjë urgjentisht për të zgjidhur këtë situatë, ndërkohë që kanë bërë edhe një listë të gjatë me librat problematikë, për të cilat ata kërkojnë rishikim.

  • Lezhë: U zhduk para 3 ditësh
    gjendet e vdekur 32-vjeçarja

    Kufoma e një gruaje të zhdukur para 3 ditësh është gjetur sot nga një bari në afërsi të fshatit Krajë. Viktima, e cila u identifikua si Dalina Miloti, është 32 vjeç, bëri të ditur policia vendase.

  • Laç: Plagoset
    një i ri 26-vjeça

    Një 26-vjeçar nga qyteti i Laçit mbeti i plagosur pasditen e sotme në lagjen numër 6, të njohur edhe me emrin Sanxhak.

  • Letër e hapur: Më flakën nga
    Policia se zbulova një fajdexhi

    Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur kjo letër. Denoncimi është i firmosur, por autori kërkon të ruajë anonimatin, pasi ka frikë. Ne nuk po publikojmë as emrin e personit që akuzohet për krime të rënda pasi nuk jemi në gjendje të verifikojmë se sa e bazuar është kjo akuzë që polici bën. I takon ta bëjë ministri Bujar Nishani dhe Prokuroria. Ne presim një reagim prej tyre. Ndërkohë lexuesit mund të gjykojnë vetë.

  • Fatmir Kajolli arrest shtëpie pa asnjë polic

    Gjykata e Fierit tregohet tolerante dhe liron nga qelia biznesmenin Fatmir Kajolli, për të cilin prokuroria e këtij rrethi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

  • Becaj :Gjyqësorit i mungon
    mbështetja e Qeverisë e Kuvendit

    Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Cannon. Becaj deklaroi se mungesa e besimit te publikut te drejtësia lidhet me autoriteti ende te dobet te gjykatave, por edhe me mungesen e mbeshtetjes nga Qeveria dhe Kuvendi.

  • Çamët: Të ndërhyhet në tekste
    historia nuk flet si duhet për ne

    Komuniteti çam në Shqipëri propozon ndërhyrjen në tekstet shkollore të historisë për të pasqyruar, të vërtetën, sipas tyre të çështjes came. Në tryezën e organizuar me profesorë dhe ekspertë të historisë është kërkuar gjithashtu edhe përfshirjen e krahinës së Çamërisë si zë në fjalorin enciklopedik.

  • Lirimi i Kajollit, KE:Keqardhje
    E ndjekim me vemendje

    Komisioni Europian po ndjek me vëmendje të madhe trajtimin e cështjes së Fatmir Kajollit, për të cilin Gjykata e Fierit dha masën e arrestit shtëpiak.  Burime nga Komisioni Europian kanë shprehur keqardhjen, por shtojnë se ekzekutivi i BE-së nuk mund të komentonjë vendimin e gjykatës.
    Shkrimi origjinal ne www. euractiv.com

  • Dy ditë para Pashkës, shtohet
    fluksi në kufirin me Greqinë

    Rreth 12 mijë emigrantë kanë lënë Greqinë dhe janë kthyer pranë familjeve të tyre për të festën e Pashkës, gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkaq rreth 6 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin grek per te festuar prane familjareve te tyre emigrante ne Greqi.

  • Kultivimi i kanabis, OSBE:
    Vendorët të bashkëpunojnë

    Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth tha se “Eliminimi i prodhimit dhe kultivimit të lëndës narkotike është cështje me interes kombëtar. Prodhimi lëndës narkotike sfidojnë shtetin e së drejtës dhe ekononimë”

  • Dhunohet zyra, AK: Nuk
    trembemi nga presioni politik

    Thyhet dhe dhunohet zyra e AK në Kombinat në Tiranë, ne oret e para te mengjesit te sotem. Vidhet database e antarësimit në këtë njësi. AK: Akt politik

  • Tiranë, dy adoleshentë
    në pranga për vjedhje

    Njëri prej tyre i ka hedhur spraj në sy një shtetasi më pas e ka grabitur. Ndërsa një 17 vjecar ka kryer vjedhjen nën kërcënimin e thikës.

  • Shpërndahen 3 milion karta
    biometrike, Nishani:Cilësi e siguri

    Në Shqipëri është shpërndarë sot karta biometrike, e cila çon në 3 milion numrin e ketyrë dokumentave të shpërndara në vendin tonë që prej vitit 2009.
    Në ceremoninë e posaçme ka marrë pjesë ministri i brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka deklaruar se qeveria shqiptare do të vazhdojë të sigurojë shërbim cilësor për qytetarët shqiptarë.

  • Vlorë, gjendet i pajetë
    57 vjeçari, mister vdekja

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18.45 në lagjen “24-Maj”, në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”. Astrit Damin Musai, është gjetur i pajetë në rrethana për momentin ende të panjohura.

  • Bernand Çaushaj fiton gjyqin
    gradohet drejtues

    Bernard Çaushaj, drejtori i policisë së Tiranë pas refuzimit të gradës "Drejtues i parë", e ka fituar atë me një vendim gjykate. Çaushaj, kishte paditur Policinë e Shtetit dhe pas disa seancash gjyqësore, ai arriti të fitojë betejën ligjore me policinë, duke përfituar kështu gradën "Drejtues i Parë".

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv