Kronikë

  • Avokati i Popullit, Totozani propozon përshtatje në tekstin e Himnit Kombëtar, duke futur fjalën grua, në kuadër të barazisë gjinore. Por propozimi ka ngjallur reagim të ashpër nga Rexhep Qosja, Kristo Frashëri, Luan Omari dhe Vaso Tole.
  • Vrasja e qenve të rrugës, ARA:
    Mentalitet primitiv, ndalojeni

    Organizata në Mbrojtje të të Drejtave të Kafshëve në Shqipëri reagon ndaj eliminimit fizik të qenve. Të djelën protestë përpara bashkisë së Përrenjasit. Rexha: Këto praktika mund të gjenden vetëm në historitë më tronditëse të historisë njerëzore.(Në foto: Njoftimi i bashkisë së Përrenjasit për eliminimin e qenve të rrugës)

  • Gjakmarrja, 700 familje
    në errësirë prej vitesh

    Në Shqipëri, 700 familje janë të ngujuara për shkak të gjakmarrjes. Gjatë vitit 2011, 22 prej tyre u pajtuan. ISHDKP apelon institucionet për bashkëpunim.

  • Kapet kamioni me drogë
    nga Shqipëria drejt Greqisë

    180 kg hashash u bllokuan nga policia greke, ndërsa dy persona, një shqiptar dhe një grek, u ndaluan. Burimet policore thanë se lënda narkotike ishte fshehur në automjetin e shtetasit shqiptar, me targa bullgare. (Në foto: Droga që transportohej me kamion)

  • Të moshuarit, bashkia projekte
    falas për transportin

    Në Ditën Botërore të Shëndetit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti priti në zyrë përfaqësuesit e disa shoqatave të pensionistëve dhe moshës së tretë. Ai shprehu angazhimin e Bashkisë së Tiranës për jetësimin e programit për një asistencë më të mirë ndaj të moshuarve në kryeqytet.

  • Fier, 40 vjeçari vetëhelmohet
    Në spital në gjendje kritike

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qarr të komunës Levan, ku shtetasi Sokol Ferko, 40 vjec ka tentuar të vetëhelmohet. Ai është i martuar me një shtetase rumune dhe ka dy fëmijë nga kjo martesë.

  • Lindja e Profetit, Berisha:
    Islami do flasë shqip në botë

    Myslimanët shqiptarë kremtuan sot ditëlindjen e profetit të tyre Muhamed. I pranishëm në programin festiv me këtë rast, kryeministri Berisha vlerësoi investimin e botës islamike në Shqipëri, vecanërisht nëpërmjet një arsimimi cilësor.

  • Katolikët festojnë Pashkët
    Papa: Të ndalë gjakderdhja në Siri

    Nga Shën Pjetri Papa Benedikti XVI bëri thirrje për paqe ne Lindjen e Mesme dhe kërkoi që në Siri të rikthehet rruga e dialogut. Në Shqipëri kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita, uroi të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Redaksia e Shqiptarja.com u uron të gjithë besimtarëve: GËZUAR PASHKËT!
    VIDEO - Imzot Rrok Mirdita mesazh për besimtarët
    FOTO - Eda Zari, “një rrugëtim” si Jezu Krishti
    FOTO - Festime në fshatin Shelte

  • Ja çfarë miratoi sot KKT

    Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot 8 vendime, mes të cilave përe ndërtim hidrocentrali në Kukës, zgjerimi i landfield të Sharrës, si edhe 3 vendime të cilat kanë të bëjnë për ndërtimin e depozitave hidrokarbure në zonën Durrësit.


  • Elvis Cefa: Unë kandidati
    më i mirë për në KLD

    Kandidati i PD-së për anëtar të KLD-së, Elvis Cefa, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, sqaroi dje akuzat që bënte një shtetase ndaj ish-vartëses së tij në AKKP, se i kishte kërkuar 100 mijë euro në emër të tij. Cefa shprehu edhe besimin se do të zgjidhet për në KLD.

  • Burrel, tritol pranë banesës së
    Shefit të Krimeve të Rënda

    Burime nga policia i thanë shqiptarja.com se autorët kishin qëllim të hidhnin eksplozivin në verandën e banesës së shefit të krimeve të Rënda, Sami Neli, por fatmirësisht tritoli është penguar nga një shtyllë, duke bërë që shpërthimi të ndodhë 5 metra larg banesës. Nuk ka pasur të lënduar. Pista kryesore ajo e konfliktit të detyrës. Tre orë më vonë një tjetër shpërthim me eksploziv ndodhi në Fushë Arrëz. ( Në foto: Shtëpia e Sami Nelit, sot)
    FOTO - Shpërthimi në banesën e kreut të krimeve

  • Itali, modifikonin armët
    pranga 2 shqiptarëve

    Një argjendar italian në pension i shtyrë nga dy të rinjve shqiptarë e kishte transformuar shtëpinë e tij në një laborator artizanal, duke fabrikuar armë klandestine, duke i modifikuar ato në tipin e armëve alla "James Bond".( ne foto Ermal Matishi, njeri prej te arrestuarve)

  • Shoku i Emiliano Shullazit i
    shpëton atentatit në Yzberishit

    Hasmëria mes dy grupeve kriminale në Tiranë nuk ka të përfunduar. Duket se pas vrasjes së shtetasit Arlind Fuga, shok i shtetasit Gilmando Danit dhe Emiljano Shullazit, lista e zezë e vrasjeve ka vijuar me eleminimin e shtetasit Pajtim Serjani ( ne foto Emiljano Shullazi)

  • Fushë Arrëz, eksploziv
    banesës, nisin hetimet

    Shpërthimi tronditi qytetin verior 2 orë pas mesnatës së të premtes. Sasia e eksplozivit është vënë në derën e jashtme të apartamentit ku jetonte familja e Leonard Dodës. Nuk ka të lënduar, por dëme të mëdha materiale si në apartament, por dhe në të gjithë pallatin. (foto ilustruese)

  • Reportazhi/Pashkët shqiptare
    sipas “Washington Times"

    Për Pashkë, në fshatin e vogël malor të Seltës në Shqipërinë qëndrore, fshatarët kristiano- orthodoks bëjnë gjërat e tyre më të mira. Ata zgjedhin një dhi për ta therur, pjekin bukën tradicionale të Pashkëve dhe bëjnë bakllavanë me sherbet për festën e tyre tradicionale që nuk është e plotë pa një gotë raki.

  • Kriza, shqiptarët: Në Greqi
    u shua shija e kapitalizmit

    REPORTAZHI/ Rrjeti pretigjioz Reuters nëpërmjet një reportazhi sjell dy anët e situatës në Greqi. Emigrantët shqiptarë po kthehen në atdheun e tyre për të rinisur gjithcka nga e para, ndërsa në Greqi zyrtarët deklarojnë se në dy vjet, 20% e emigrantëve janë larguar përfundimisht duke ndikuar edhe më shumë negativisht në ekonominë e vendit.

  • Policia: Kalimi në Maqedoni me
    karta identiteti, vlen pakti

    Reagon Policia e Shtetit pasi autoritetet e Shkupit në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk e kanë zbatuar atë, duke mos lejuar kalimin e shtetasve shqiptarë përtej kufirit.Policia shqiptare: Kalimi do të bëhet me karta.

  • Berat, shuhet 102 vjeçarja
    gruaja më e moshuar e qarkut

    Qamile Mbrati ishte banuese në Lagjen Uznovë. Sipas statistikave dhe regjistrit themeltar të Zyrës së Gjendjes Civile në qytetin e një mbi një dritareve, njeriu që sapo është ndarë nga jeta ka qënë realisht, jo vetëm më e madhja në moshë në gjininë e vetë, por njëkohësisht edhe njeriu më i moshuar në të gjithë rrethin e Beratit, madje edhe në këtë Qark.

  • Përdhunuan të miturën në grup
    nis gjyqi ndaj shqiptarëve

    Dy shqiptarë rrezikojnë dënim të rreptë pas akuzës për përdhunimin në grup të një minorene 14 vjeçare rumune. Gjykata e Maceratës dha sot dënimin për rumunin Ovidio Balaban 23 vjeçe dhe Mattia Pinna 30 vjeç, respektivisht me 3 dhe 4 vjet burg nën akuzën e akteve seksuale. Ndërsa, dy shqiptarët Gëzim Bami (41 vjeç) dhe Dritan Milloshi (34 vjeç) rrezikojnë një dënim edhe më të rëndë, pasi akuza për ta deri më tani është përdhunim.

  • Pasaportat, kompania Aleat
    mbyll zyrat për disa ditë

    Zyrat e aplikimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit nuk do të jenë të hapura për publikun për disa ditë rresht.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv