Kronikë
-
Policia e Elbasanit thotë se ka arrestuar të dyshuarit si autorë të vrasjes së pronarit të diskos, Almir Cani në orët e vona të mbrëmjes së 22- 23 shkurt 2012. Të arrestuarit janë vëllezër. Priten ekzekutime të urdhërarresteve të tjera. 9 Mars 2012, 08:13
-
Flet i nipi: Aldo Baren
9 Mars 2012, 07:10
e helmuan në burgun 313Familjarët e Aldo Bares, ngrenë alarmin duke pohuar se njeriu i tyre që mbahen i izoluar në burgun 313, ka shumë mundësi të jetë helmuar nga punonjës të këtij burgu. Nipi i Aldos, Sokol Gjoni, tregon se nga analizat e bëra të gjakut janë gjendur substanca të lëndëve toksike të llojit fosfororganike.
-
Bulqizë, vritet për një
8 Mars 2012, 20:44
lojë me letra 31-vjeçariLoja mes një grupi miqsh ka degjeneruar në nxjerrjen e armës që i mori jetën Shukri Gjatës. I riu vdiq ndërsa po transportohej për në spital ndërsa Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Dritan Uka.
-
Të verbërit: Mësuesja
8 Mars 2012, 19:29
e Matematikës na rrehNxënësit e shkollës së të verbërve "Ramazan Kabashi", na thonë se më shumë ankesa ata kanë për Mësuesen e Matematikës, e cila sidomos këto tre vitet e fundit, nuk ua kursen në asnjë rast shuplakën. Ata thonë se e vetmja ankesë që kanë për drejtorin është fakti se duke qenë shumë i mirë, stafi po abuzon në kurriz të tij.
-
Itali, kanabis me skaf pranga
8 Mars 2012, 18:04
shqiptarëve në detForcat e Guardia di Financa në Brindizi kanë sekuestruar një motoskaf në bordin e së cilës ishin 1 mijë e 700 kg mariuanë. Policia ka arrestuar 5 shqiptarët të cilët shoqëronin drogën gjatë udhëtimit nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.
Lum kokaine drejt Europës, 9 të arrestuar
SHBA: Shqipëria tranzit droge, problem korrupsioni -
Policia : 10 mijë dollarë
8 Mars 2012, 17:27
kush tregon autorëtPolioia e Vlorës ka vënë në dispizion një shumë prej 10 mijë dollarësh për identifikimin e atuorëve të vjedhjes mesditën e sotme të një banke në afërsi të Skelës.
-
Protesta, shoqëria civile:
8 Mars 2012, 16:39
“Të fuqizohet kuota gjinore”Shoqëria civile ka protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar publikisht këtij të fundit, të mos hezitojë për të miratuar fuqizimin dhe zbatimin e kuotës gjinore. Ato kanë kërkuar që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, të marrë seriozisht kërkesat dhe propozimet e tyre, që synojnë arritjen e standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore në politikë e vendimmarrje.
-
Tiranë, ekstradohen nga Londra
8 Mars 2012, 15:08
dy vrasësit e shpallur në kërkimMarash Gjoka dhe Lulzim Hoxhaj prej vitesh kërkoheshin nga policia shqiptare për dy vrasje të bëra në vitet 1997 dhe 2003. Ata janë ekstraduar sot në Rinas pasi janë arrestuar nga policia britanike.
-
Denoncimi, reagon polici:
8 Mars 2012, 15:06
Vajzën nuk e kam takuaEfektivi i policisë së Korçës Kujtim Isai, ka reaguar duke pohuar se ai nuk e ka takuar fare shtetasen U.Gjata, ditën kur ajo pretendon se është ngacmuar seksualisht. Sipas tij, vajza mashtron. Ndërsa për sa i përket babait të saj Urim Gjata, për këtë të fundit ai shprehen se është njeri që bën presione me fotografinë e Berishës. (Ne foto Urim Gjata)
-
Rama: Me gratë, Shqipëria më e fortë
8 Mars 2012, 14:05Kryetari i PS, Edi Rama publikoi në blogun e tij mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shoqëruar me një foto - imazh nga koreografia e Angjelin Preljocajt.
“Në këtë 8 mars është dita për të reflektuar për sa shumë ende duhet bërë që gratë dhe vajzat në Shqipëri të kenë liri e të drejta të barabarta me ato që gëzojnë simotrat e tyre në botën e lire”, shkruan Rama në mesazhin e tij. -
DASH: Shqipëria tranzit
8 Mars 2012, 13:38
droge, problem korrupsioniShqipëria mbetet vend trazit për trafikun e drogës drejt vendeve të Europës Perëndimore si dhe një vend ku korrupsioni është problem i thellë. Ky është vlerësimi që Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë në raportin e përvitshëm për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve. Mungon vullneti politik. Eshte ulur numri i të dënuarve për korrupsion
-
Prifti e Beqiraj të pandehur
8 Mars 2012, 13:41
Prokuroria: Korrupsion pasivNjë vit më parë prokuroria e përgjithshme nisi hetimin pas videos së zbuluar në kompjuterin e Dritan Priftit ku ai dhe ish zv.ministri Leonard Beqiraj ndanin një shumë parash me vlkerë 72 mijë euro si kush për dhënien e një leje koncensioni. Sot, prokuroria e përgjithshme ka mbyllur hetimet dhe ka vendosur të deklarojë si të pandehur dy ish zyrtraët Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj.
-
Ardian Hoxha: Ju Berisha keni
8 Mars 2012, 12:10
punuar vërtetë për SerbinëDjali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit Berisha e akuzon se ka bashkëpunuar me Serbinë. Në letër thuhet se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviqin dhe Kiro Gligorovin, ish-presidentin e Maqedonisë, është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë. ( ne foto djali i Remzi Hoxhes, Ardian Hoxha)
-
Vlorë, grabisin bankën
8 Mars 2012, 17:00
e plagosin policin privatKjo është grabitja e dytë që ndodh në zonën e Skelës, brenda disa javësh. Dyshohet se grabitësit kanë qenë 3 persona, ndërsa është plagosur një punonjës sigurie, Viron Toska.Policia vë 10 mijë dollarë shpërblim për këdo që jep informacion për autorët.
-
PD koncert festiv për 8 marsin
8 Mars 2012, 11:37Koncerti festiv “Gruaja shqiptare në 100 vjet pavarësi” i organizuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë aktivietit kulmor i mazhorancës në nderim të Ditës së Nënës. Në prani të kryeministrit Berisha në sallën e Pallatit të Kongreseve, kryeparlamentarja Topalli vlerësoi sakrificën e grave shqiptare ndër vite.
-
Sequi takim me gazetaret:
8 Mars 2012, 11:08
Roli juaj me rëndësi“Të jesh gazetare në Shqipëri është shumë e vështirë. Është e rëndësishme të nisim ditën me gra që kontribuojnë për vlera. Është me rëndësi që ju të bëni tranformimin i cili përbën integrimin”, ka deklaruar ambasadori Sequi.
-
8 marsi në Tiranë, protesta
8 Mars 2012, 08:00
dhe festa në lokalet e natësFesta e gruas këtë 8 mars do të vijë me protesta, por dhe me ngjyra erotike. Përveç manifestimeve të paralajmëruara në rrugë për më shumë të drejta, shëtitjeve tradicionale nga liqeni, në mbrëmje festa e gruas në Tiranë do të marrë ngjyra krejt të tjera, ku femrat nuk do të kenë limite në argëtim. Lokalet e natës në kryeqytet janë përgatitur për një festë të çmendur vetëm me femra, plot surpriza, ku nuk do të mungojnë kërcimet erotike, meshkujt që zhvishen, alkooli, por edhe kabareja e famshme.
8 marsi i Edës dhe Megit, nga ANILA BASHA -
Eleni, mesazhi i dytë Ilias për
8 Mars 2012, 07:54
Yllkën: Unë o të marr o vdesDalin prova të reja që krijojnë bindjen se i arrestuari Ilia Basho është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni Basho. SMS, dhe dëshmitë tregojnë se Ilia, ka planifikuar vrasjen, ndërkohë që pas saj ka tentuar të ngrerë një skemë mbrojtje duke urdhëruar Yllkën që të mos takoheshin dhe mos flisnin për një periudhë 3 mujore.
-
Lumë kokaine drejt Europës
7 Mars 2012, 21:15
kapet banda e 9 shqiptarëveOperacioni i policisë italiane i koduar me emrin “Durrësi” ka çuar në pranga nëntë shqiptarë. Mëngjesin e sotëm, hetuesit e antimafias italiane kanë gjetur prova se për trafikun e kokainës urdhrat e trafikut jepeshin direkt nga Durrësi në Shqipëri dhe zbatoheshin nga celulat e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në disa qytete të Italisë dhe në Gjermani. (Në foto: Prokurori i Barit sot në konferencë për shtyp)
-
Elbasan, grindet me nënën,
7 Mars 2012, 20:23
tenton vetëvrasjenSipas policisë, 20 vjeçarja Zhuljeta Nuredini, banore e lagjes “5 maji”, ka pirë një sasi klori, pas grindjes që ka pasur me nënën e saj në banesë. Pas ndërhyrjes mjekësore ajo është transportuar për në spitalin rajonal ku ndodhet në gjendje të rëndë.