Kronikë

  • Pas vendimit të hyrë në fuqi më 1 mars që emigrantët nuk do të lejohen të dalin nga vendi me pasaportën e vjetër, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Pëllumb Nako, në Ministrinë e Brendëshme thotë se emigrantët që do të kthehen në Shqipëri për tu paisur me pasaportë biometrike nuk do e dorëzojnë pasaportën e vjetër në polici.
  • Lidhjet paralele, Ilia dhe
    Yllka me nga dy partnerë

    Hetimet rreth vrasjes së Eleni Bashos kanë nxjerë në dritë dhe lidhjet paralele që Ilia Basho dhe Yllka Shehaj kanë pasur gjatë kohës kur lidhja e tyre funksiononte. Përgjimet dhe SMS, i kanë treguar grupit të hetimit se dy personat e dashuruar, kanë shfrytëzuar dhe raste të tjera, duke flirtuar me persona që tashmë janë duke u verifikuar.

  • Londër, pranga “Herkulit” shqiptar
    u kap me 10 kg kanabis në makinë

    Quhet Jimmy Marku, 37 vjeçari i cili bashkë me 2 bashkëkombas të tjerë ka përfunduar në prangat e policisë londineze. Në makinën e tij luksoze u gjetën 10 kg kanabis, vlera e së cilës, sipas policisë i kalonte 65 mijë pound. (Në foto: I "forti" i Londrës, Jimmy Marku)
    Itali, kapet me 10,5 kg heroinë 34-vjeçari shqiptar

  • Pranga oficerëve të kredisë
    paratë e bankës i fusnin në xhep

    Dy oficerë kredie të degës së bankës Noa.Sh.a në Durrës janë arrestuar pasi dyshohen se për 2 muaj kanë vjedhur shuma parash, duke mos bërë derdhjen në bankë por duke i futur në xhepat e tyre.

  • Berat, shembet magazina:
    vdes 4-vjeçari, 1 i plagosu

    Viktima, Franko Bejdo, ka humbur jetën pasi godina ku po luante me kushëririn bashkëmoshatar është shembur. Daja i vogëlushëve, i plagosur, arriti të shpëtojë vetëm njërin prej nipërve. Të tjera godina në rrezik.

  • Paga milionëshe për
    të shkolluarit jashtë

    Ekspert shqiptarë, të shkolluar me rezultate shumë të larta jashtë vendit, dhe që fitojnë një vend pune në Shqipëri do të trajtohen me rroga të majme. Madje shteti merr përsipër që t’u subvencionojë deri në 4% edhe kredinë për blerjen e një shtëpie. Dhe kjo në kuadër të projektit “Brain Gain”.

  • Ekstradohet në Shqipëri
    vrau babë e bir në 1997

    34 vjeçari do të kryejë në Shqipëri dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e kryer kur ai ishte në moshën 19 vjeçare. Vrau babë e bir se se lanë të martohej me vajzën e shtëpisë.

  • Zjarri te Zogu i Zi, banorja
    Zjarrëfikësja me vonesë

    Rrëfimi i banorëve të pallatit te “Zogu i Zi” ku ra zjarri. Një polic rrinte te hyrja dhe shikonte flakët, makina e
    zjarrëfikëses njëra ishte në trafik.

  • Gërdeci, vendimi më 12 mars
    Gjykata: Çështja komplekse

    Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës shtyn edhe për 6 ditë dhënien e vendimit për 29 të pandehurit për tragjedinë që shkaktoi 26 të vdekur e 300 të plagosur, si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese. Prokuroria kërkon dënimin me burg për jetë për Ylli Pinarin, Mihal Delijorgji, Dritan Minxollin. Të pandehurit kërkojnë pafajësi.

  • Libri i Hitlerit, Prokuroria:
    Nuk mund të nisim hetimet

    Kështu tha  për Shqiptarja.com zëdhënësi i Prokurorisë në Përgjithshme Plator Nesturi, duke sqaruar se pas interesimit në organin e akuzës, mbi këtë ngjarje mund të thuhet se "realisht ka një lloj vakuumi, kjo pasi nuk ka një autoritet të posaçëm që mund të merret me këtë ngjarje, dikush që duhet ta gjykojë".

  • Protestë kundër bypass-it
    banorët: Preket prona dhe uji

    Banorë të fshatit Dobraç në komunën Rrethina kanë protestuar sot në vendin ku po punohet për ndërtimin e bypassit jo shumë larg nga stacioni i pompave në Dobrac. Ai furnizon me ujë të pijshëm dhe qytetin e Shkodrës. Shkaku i kësaj proteste ka qenë devijimi i projektit të mëparshem të kalimit të bypassit në këtë territory, i cili është bërë pa asnjë njoftim të qytetarëve.

  • Laç, i sëmuri mendor
    merr peng familjen e tij

    Anëtarët e familjës Balloku në fshatin Vinjollë kanë përjetuar orë tmerri pasditen e kësaj të hëne. Kleviz Balloku, i sëmurë mendor ka kërcënuar dhe terrorizuar 4 anëtarët e familjes me armë zjarri për më shumë se 60 minuta. Policia e RENEA negociaun për lirimin, pas të cilit 24 vjeçari u arratis nga banesa. (Në foto: Pamje nga lart e fshatit Vinjollë, ku ka ndodhur pengmarrja)

  • Durrësi, dy vetëvrasje
    me armë brenda pak orësh

    Dy vetëvrasja janë sheënuar brenda pak orësh në qarkun e Durrësit. Dy persona të seksit mashkuall, i kanë dhënë fund jetës në apartamentet e tyre në harkun kohor të dy orëve. Ngjarjet kanë ndodhur në qytetin e Durrrësit dhe në Shijak.

  • “Grushta deputetëve të tjerë”
    Prap në polici Gjergj Ndreca

    Deklarata që i ka lëshuar shtypit vendas ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit. Pas Rusmalit grushtat do t’i drejtohen edhe deputetëve të tjerë, ka thënë ish-i përndjekuri politik Gjergj Ndreca e më pas është shoqëruar në polici.

  • “Grushta deputetëve të tjerë”
    Prap në polici ish-i përndjekuri Ndreca

    Deklarata që i ka lëshuar shtypit vendas ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit. Pas Rusmalit grushtat do t’i drejtohen edhe deputetëve të tjerë, ka thënë ish-i përndjekuri politik Gjergj Ndreca e më pas është shoqëruar në polici.

  • Matura 2012, si do
    të llogariten pikët

    Matura 2012 do të pësojë ndryshime edhe në formulën e llogaritjes së pikëve, që përcakton fituesit. Kjo për faktin se numri i provimeve me zgjedhje nuk është i njëjtë për të gjithë. Pesha e pikëve që kanë dy provimet me zgjedhje dhe nota mesatare mbetet e njëjtë, pra nga 20% e totalit të pikëve për secilën nga këto të dhëna, ndërsa 40% të tjera duhet të ndahen mes dy ose tre provimeve me zgjedhje të të rinjve.

  • Koplik, vret me automatik
    32 vjeçarin, pranga autorit

    Vrasja, në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Arrestohet autori Gëzim Aliaj. Me breshëri automatiku qëlloi në drejtim të lokalit duke plagosur dhe një shtetas tjetër.

  • Tiranë, zjarr te Zogu i Zi
    evakuohen 100 banorë 

    Zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët që përfshinë një pallat shumëkatësh në zonën e Zogut të Zi. Fatmirësisht, asnjë nga banorët, fillimisht të bllokuar, nuk u lëndua ndërsa më pas ndërtesa u evakuua plotësisht. (Foto: pamje nga vendngjarja)

  • Radarët, vjetërsia shkak
    për abuzime nga Policia

    Radarët me lazer që përdor policia rrugore në Shqipëri për të ndëshkuar kundravajtësit që ecin me shpejtësi të madhe, janë të dëmtuar prej vitesh dhe ata i ndëshkojnë padrejtësisht shoferët. Prej vitit 2003, shumica e tyre është dëmtuar duke shërbyer si mjet nga policët për të nxjerrë lekë në kurriz të qytetarëve. Po ashtu edhe gypat e alkoolit, thotë eksperti autoteknik. (Foto: Eksperti Mitat Tola)

  • Tenton të qetësojë grindjen
    plagoset me thikë polici

    Pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Tiranë ai është jashtë rrezikut për jetën. Autori që goditi policin është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv