Opinion
  • Zaloshnja: Beteja për 20-përqindëshin grek – nga libri në terren

    Përqindjet e mësipërme reflektojnë identitetin fluid – identitetin që ka ndryshuar në shekuj e dekada – se po t’i referohemi identitetit origjinar, thekson Bido, jo më shumë se 3.5% janë vërtet grekë në këto dy bashki rurale të vogla

  • Një faqe e re e historisë së demokracisë në Europë

    Zgjedhjet më të rëndësishme për këtë vit në Europë ishin ato të zhvilluara në Poloni, në mesin e muajit tetor. Pas tetë vjetësh në pushtet, partia konservatore Ligj dhe Drejtësi u mposht nga një koalicion i shumëngjyrësh opozitar, i udhëhequr nga ish-Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Pjesëmarrja ishte 74%, më e larta e regjistruar që nga viti 1989, kur u rrëzua regjimi komunist. 

  • Aman, Doktor, mos ia shto votat Edi Ramës!

    Kjo do ishte mbase gjysma e të keqes. Ja lutja ime deri në përgjërim: -Aman, Doktor, mos ia shto votat Edi Ramës ! Se njerëzia po vë duart në kokë.

  • Ylli Pata: Teatri anti-SPAK në Parlament

    Skenat që dalin në televizion e media online si video apo meme të parlamentarëve, janë përgjithësisht akte skenaresh jo të përpunuar. Ku shkrimtarë amatorë që hiqen si spin doktorë përgatisin ndonjë draft apo edhe batuta të ndonjë akti, qoftë dy.

  • Vulëhumburi i opozitës, që ka humbur dhe logjikën

    Sali Berisha mbahet për orator. Kjo dihet, shihet, njihet, sidomos dëgjohet. As ai nuk e fsheh këtë. Përkundrazi, e shpall me sa fuqi ka, lodhet për ta përhapur sa më tepër, për ta bërë sa më të njohur. Mirëpo, sot s’ka shqiptar të mos gajaset me vulëhumburin e opozitës, tregtarin e shpirtrave që hiqet si shpëtimtar i opozitës.

  • A po merr jetë, falë edhe Berishës, e Djathta ekstreme në Shqipëri

    Pak dhe gjithnjë e më pak po flitet për të ardhmen e të Djathtës në Shqipëri. Për shumë nga ithtarët e vet të pandryshueshëm, ajo mbetet e identifikuar vetëm me Partinë Demokratike dhe pak partiza aleate të saj. Gjithnjë e më konfuze prej të tashmes, ku ndarja e saj s’është më vetëm fakt, por po kthehet në fenomen në shoqërinë politike shqiptare, ajo po kap një cak, ku pakkush mund të parashohë dritë në fund të tunelit.

  • E tani, çfarë do t’i thonë Ramës?!

    Jo më kot do të ishte edhe i pari ai vetë (Edi Rama), i cili do të reagonte duke përgëzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për pranimin e planit të ri, që me elegancë diplomatike Rama e quan “të BE-së për Kosovën”, por që në realitet pasqyron punën dhe përkushtimin që ai ka dhënë në kohë, për ta parë rajonin në paqe

  • Frrok Çupi: Republika e presidentëve të arratisur

    Berisha e ka provuar arratinë edhe herë tjetër. Në vitin 1997, kur i dha zjarr luftës civile në vend dhe ushtria e tij vrau mbi 3000 vetë, ky thërriti helikopterin për t’u arratisur. Helikopteri priste në fushën e Stadiumit ‘Qemal Stafa’, derisa u mbush me familjarët e tij që lanë vendin.

  • Mercenarët kockalëpirës

    Seanca e fundit plenare dhe shfaqja të nesërmen në dyert e komisionit të etikës, nxorri në shesh hallin e madh dhe rrugën pa krye ku janë katandisur grupi i deputetëve që kanë futur turinjtë dhe po hanë në helmetën e përmbysur që u ka nxjerrë përpara Sali Berisha.

  • Dumani e SPAK në SHBA, Berisha frikë nga goditja e dytë e madhe?!

  • Ylli Pata: Kur dhe kush i solli grushtat në Parlamentin shqiptar?!

    Për ata që shikojnë sot, e kryesisht këto vitet e fundit, e kanë krijuar përshtypjen se grushti në Parlament, është një instrument politik më i rëndësishëm sesa metafora apo stili oratorik

  • Frrok Çupi: Kthehet dënimi me vdekje, radhën e ka SPAK-u

    E bija e atij e solli SPAK-un rreth e rrotull në hellin e saj deri në pikën e ‘shtyllës’ në mes të Fierit

  • “Saraçineskat” apo “rubinetat” e drogës?

    Në Shqipëri, duket se lavjerrësi po luhatet së fundmi nga “rubinetat”, me fushatën e policisë për pastrimin e shkollave dhe lagjeve nga qindra shpërndarës të vegjël të drogave ilegale, si dhe me inisiativën më të fundit ligjore të ministrit Balla, për të zgjeruar listën e drogave të ndaluara dhe për të forcuar dënimet penale ndaj shpërndarësve të tyre.

  • Berishianët ose tragjedi-komedia e mungesës së peshës në kandar

    Politikanët që ndjekin Berishën bërtasin sot se duan t’i eliminojnë. Vazhdojnë ta shohin problemin e vetëasgjësimit si një problem që u vjen nga jashtë, tamam si Enveri që na mbushte mendjen se gjithë imperialistët dhe revizionistët e kapitalistët donin të na asgjësonin, zhduknin, ndaj, bunkerët, u bënë kisha e xhamia jonë.

  • Gracka e butë për Gazmend Bardhin

    Nuk ka asnjë çudi nëse në Kuvend do të shikojmë Flamur Nokën apo Edi Palokën që të ndalojnë deputetët të flasin apo marrin kartat magnetike. Kjo ka ndodhur që prej 10 vjetësh, jo vetëm pas ndëshkimit të Sali Berishës nga SHBA e Britania e Madhe. Madje, me shpalljen e tij të pandehur, pritej edhe më shumë. Nëse ndiqen rrjetet sociale të ndjekësve të Sali Berishës ata u thonë njerëzve që flasin apo shkruajnë që jemi ngopur me fjalë duam veprime.

  • Na u rrit Gazi, na u bë Sali

    Opozita ka rikthyer në Kuvend skenat e disa viteve më parë, kur Edi Paloka shkulte monitorin nga muri dhe kërcënonte se do t’ua hidhte ministrave. Madje këtë herë nuk u munduan kaq shumë, por Bledjon Nallbati i ra me grusht sade Vullnet Sinës. Skenarin e ndoqi sigurisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që ka hyrë se fundmi në garë se kush do t’i pëlqejë më shumë Sali Berishës në mbrojtje të familjes së këtij të fundit.

  • Namir Lapardhaja: Rama shuan 'Revolucionin' e pasdites me pështymë

    Duke qenë se kishin bërë plane, kishin organizuar takime, kishin harxhuar orë të tëra duke e menduar dhe pleqëruar se si do të çanin rrethimin e gardës pasditen e sotme, Rama ua fiku llampën e shpresës dhe i lejoi të futen në seancë

  • Deputeti i PDK-së Hisen Berisha: Kurtit po i duhet një 24 shtator tjetër, që ta paketojë 'Zajednicën' (me vetëmenaxhim)

    Dy, me vendimin për pagesën e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, duke i rigrupuar në mënyrë të pabarabartë dhe nxitëse ka shkaktuar pakënaqësi kolektive.

  • Edison Ypi: Jam Hebrè

    Qysh fëmijë na ndante një hendek. Moshatarët nuk më thirrën kurrë në lojë.

  • 4 vjet SPAK, sukseset dhe defektet e institucionit që ka mundur politikën

    Për pak kohë mbushen 4 vjet nga ngritja e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, ose siç njihet me akronimin SPAK. Si fillim e brishtë, e paformëzuar me strukturat e saj, e paplotësuar me burimet e duhura njerëzore dhe cilësohej shpresa e fundit e një shoqërie që lëngonte nga korrupsioni dhe krimi duke e katandisur Shqipërinë në vendet e fundit në kontinent.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv