-
Politikanët ia hipin çarterit e ikin në Turqi, po ju o fukarenj çdo bëni, që iu shkoni në takime?
Covidi po përhapet si zjarri në kallamishte, çdo ditë po shtohen nga njëmijë e kusur të infektuar. Një pjesë e mirë lëvizin pa maska, në kafene e bare njerëzia kokë më kokë si bagëtia në mriz. Dhe, si të mos mjaftonte kjo moskokëçarje e injorancë masive, vjen darka e na fanepsen ekraneve politikanë që takojnë qytetarë, të gjithë pa maska e grushtbashkuar, d.m.th ngjitur njeri me tjetrin.
10 Shkurt 2021 -
Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?
Ja ku jemi: Çfarë po ndodh me temën ‘Nano’? Po me temën ‘kthimi i PD në ditën e parë’? Po me dilemat nëse do të kandidojnë për deputetë heronjtë e rremë?…. Të gjitha gjurmët na çojnë në një skenë fshatçe ku ‘master Iks’ nis e lidh grykën e thesit: Kaq ishte për këtë stinë! Duket sikur gjithë periudha prej tre dekada e Demokracisë sonë, ka zbritur në fusha dhe po mbledh duajt e të korrave. Kaq ishte ‘Demokracia’ që më shumë na mundoi me idenë se me vetë ekzistencën e saj.
10 Shkurt 2021 -
Nënshtetësia, Meta, dhe presidenti italian Mattarella
Fjalët e Roberto Savianos dhe impenjimi i qindra mijëra italianëve në çështjen Zaki, na tingëllojnë si diamantë ndriçues neve, në këtë cep të Ballkanit perëndimor, në Shqipërinë e 2021, ku Presidenti ynë i Republikës Ilir Meta, jo vetëm që e zhvleftëson dhënien e Nënshtetësisë shqiptare, por guxon dhe të kërcënojë gazetarët që e denoncojnë për këtë shpërdorim të tij, e ku një taborrë e tërë indiferentësh, ose më keq, mbrotjësisht, e justifikojnë.
9 Shkurt 2021 -
Strasburgu çimenton Reformën në Drejtësi në Shqipëri
Gjykata e Strasburgut ka hedhur poshtë ankesën e parë nga një gjyqtare e skualifikuar nga procesi vetingut në Shqipëri, duke dekurajuar kështu, dhjetëra dosje që presin në radhë në Strasburg, qyshkurse vetingu filloi të funksionojë.
9 Shkurt 2021 -
Imagjinoj… një mrekulli!
Kur secili prej nesh ta bëjë vërtetë mirë, me përkushtim e saktësi punën e tij, vetëm atëherë e përgjithshmja, nuk ka asnjë dyshim, se do të jetë një Mrekulli!
9 Shkurt 2021 -
Si ka ndryshuar jetesa e shqiptarëve 2013-2020
Prej 2014 ka një ritëm të mirë të rritjes vjetore ekonomike. Në në 2013 rritja vjetore është 1 %, në 2018 rritja vjetore arrin 4,1 %. Ritmi i rritjes ngadalësohet në 2019 prej tërmetit, ndërsa në 2020 ekonomia është tkurrur prej efekteve të pandemisë. Në vitin 2021 parashikohet një rritje 5,5 %, ndërsa në vlerë PBB kthehet në nivelin e 2019.
9 Shkurt 2021 -
Ambasadorja e SHBA, nuk e ka me Tom Doshin
Legjislacioni aktual i Shqipërisë nuk e pengon Tom Doshin të kandidojë, pasi në ligjin e dekriminalizimit nuk është përfshirë si kriter qenia në listën e zezë të SHBA. Duke qenë se ai është kryetar i një partie të vogël, ai i merr vetë vendimet për kandidim
8 Shkurt 2021 -
Pse qëllimi i Fatos Nanos ishte t’u jepte një goditje të fortë Berishës e Metës
Kush është fajtor nëse kjo ndodh? Fajtorë janë ata që i kanë mbushur mendjen vetes se mjaft të kesh durim katër vjet, e shumta tetë, në harkun e të cilave të mos bësh gjë tjetër, veçse të akuzosh kundërshtarin për po ato gjëra që i ke bërë vetë (dhunë ndaj opozitës, vjedhje votash, abuzim me pushtetin etj., etj.), dhe pushteti të vjen llokum në gojë
8 Shkurt 2021 -
Si do të reagojë Basha pas humbjes?
Kur ka humbur betejat elektorale Sali Berisha, e dimë se si ka reaguar. E dimë si ka reaguar kur ka humbur zgjedhjet e 26 Majit 1996 (sepse i fitoi me banda), e dimë se si ka reaguar kur ka humbur në 2001, e dimë se si ka reaguar kur humbi në 2013 dhe 2017, por nuk dimë se si do të reagojë Basha (beniamini i tij) pas 25 Prillit.
8 Shkurt 2021 -
Programi kopil i PD-së si 'filius mater ignotea'
Fati i copëzave të programit fantazëm të PD-së është krejt i ngjashëm me “figlio della mignotta”. Ka tashmë dy javë që nga zyrat e PD-së ka filluar një shfaqje e çuditshme ku pohohet se po paraqiten programet e Opozitës sipas fushave, ndërkohë asgjë të vërtetë nuk ka në këtë pohim. Ka vetëm copëza pohimesh groteske, por asgjë të strukturuar dhe të llogaritur që mund të quhet një program i vërtetë.
8 Shkurt 2021 -
A mundet Meta që të kushtëzojë emërimin e kryeministrit pas zgjedhjeve?
Sipas këtyre komenteve, Kryemadhi ka hapur mundësinë se nëse PS-ja do të ketë më pak se 71 kandidatë dhe PD e LSI së bashku më shumë, presidenti Ilir Meta mund t’ia japë mandatin Lulzim Bashës.
8 Shkurt 2021 -
Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë
SHBA nuk kanë bërë ndonjë gjë të re kundër Serbisë, në raport me Kosovën. Letra e presidentit Biden konfirmon qëndrimin konstant të SHBA, se Serbia duhet të përfundojë procesin e bisedimeve me njohjen e Kosovës, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
7 Shkurt 2021 -
Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut
Fatos Nano u rishfaq ne publik pas shume vitesh. Larg politikes per nje kohe te gjate, ish kryeministri i Shqiperise pranoi te rrefente te vertetat e tij, te cilat kane shume me shume vlere sot, teksa ai vete nuk eshte me pjese e interesave dhe lojrave politike.
7 Shkurt 2021 -
Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut
Fatos Nano u rishfaq ne publik pas shume vitesh. Larg politikes per nje kohe te gjate, ish kryeministri i Shqiperise pranoi te rrefente te vertetat e tij, te cilat kane shume me shume vlere sot, teksa ai vete nuk eshte me pjese e interesave dhe lojrave politike.
7 Shkurt 2021 -
Fatos Nano, pasqyra ku mund të shohim mëkatet tona dhe krimet e Berishës
Pasi e ndoqa intervistën e Fatos Nanos ditën e enjte dhe pasi kam parë thuajse të gjitha reagimet në formë komentesh që, në të shumtën e rasteve, ishin të mbushura me asgjësim total dhe, në të paktën e rasteve, disa prej autorëve ishin më seriozë dhe e tregonin Fatos Nanon ashtu siç ai është dhe siç do të më pëlqente mua ta identifikoja: pasqyrë e mëkateve tona dhe e krimeve të Berishës.
7 Shkurt 2021 -
Udhëtimi i Borrellit drejt ferrit rus: BE duarbosh dhe e injoruar
Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndryshe, ajo që u dëgjua pas takimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell.
7 Shkurt 2021 -
Fillon koha e Albin Kurthit
Një javë para ardhjes në pushtet, historia e Vetëvendosjes është dënuar me vdekje, pasi i prish punë pushtetit të ri. Është fshirë gjithë historia e saj politike, gjithë aksionet e saj guerrile, gjithë qëndrimet dhe deklaratat antiperëndimore, gjithë axhenda e saj anti- Kosovë.
6 Shkurt 2021 -
Çfarë prisnin Berisha e Meta nga rikthimi i Nanos?
Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën
6 Shkurt 2021 -
Po Juve ç’ patët me Fatos Nanon?!
Fatos Nano doli nga istikami. Si Kostandini i harruar solli Doruntinën, ndali trokun e kalit dhe filloi të bisedojë. Foli me fjali të shkurtra, dëshmoi, kujtoi, u përmallua por nuk mallkoi. Qetësisht por jo lehtësisht përmes rrëfimit të jetës së vet dërgoi mesazhet për atje ku Ai i kishte menduar: komunikoi me shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre, ashtu si Ai iu ka pas folur dikur, dhe iu dërgoi ftesën për duel bajlozëve bashkohës.
6 Shkurt 2021 -
Reflektim mbi poshtërimin që i bën Presidenti Institucionit të Referendumit!
Referendumi nuk është partiak, as luftë partiake. Referendumi nuk është larje hesapesh as zëvëndësim pushtetesh. Referendumi është shkurt dhe qartë një Institucion juridik i lashtë sa njerëzimi ku populli ushtron pushtetin e tij jo nëpërmjët klasës politike, Parlament, Deputetë etj., por shprehet me një votë direkte mbi propozime të vecanta, që kanë të bëjnë me qytetin, vendin, probleme sensitive etj, por kurrësesi me zgjedhjet rutinë parlamentare.
5 Shkurt 2021