-
Përkujtimi i tërmetit, jo një herë në mot me qurra e me lot
Dje u përkujtua pervjetori i tërmetit. Siç është bërë zakon secili kishte qasjen e vet: qeveria u përqëndrua tek rindërtimi, opozita tek të pastrehët dhe çadrat, shumica e mediave tek dhimbja për viktimat dhe tek tmerri i asaj nate.
27 Nëntor 2020 -
Për ato gra që nuk dorëzohen
“Po të quaj Eva, je dakort?” Kështu nisi biseda me 39- vjeçaren me origjinë nga verilindja, e vendosur në Tiranë prej 20 vitesh. As emrin e saj nuk mund të thoshte, por as nuk mund ta pyesja veçse ta thërrisja me emrat e pagëzuar që në gjenezë, atëherë kur Perëndia përcaktoi se një nga dy qeniet e para njerëzore që do popullonin botën do të ishte EVA, sa e brishtë aq edhe luftarake,sa vulnerabël aq edhe kurajoze për të lënë vuatjet pas krahëve dhe për të rifilluar nga e para.
27 Nëntor 2020 -
Provoni të bëni betejë politike me tërmetin
Mund të bëni betejë me kufomat e pandemisë, siç po bëni, meqë doni patjetër vdekjen si motiv të politikës së PD. Mund të publikoni foto nga morgu, dhe mund të lini një kameraman në Sharrë se ka varrime përditë. Nuk di kush u është mirënjohës për këtë, por meqë Berisha, vetëm vdekjen pret, me vdekjen merret. Por me tërmetin bëni pak kujdes, nëse doni ta ktheni në betejë politike. Do të jetë vonë kur ta kuptoni se e vetmja godinë që mund të shkatërrohet një vit e ca pas tërmetit, do të jetë ajo e SHQUPIT.
26 Nëntor 2020 -
Këta këndojnë nga frika
Maxhoranca nuk ka arsye për darkën e fundit, sepse derisa të jetë maxhorancë, njerëzit nuk i ndahen: Ata të tërmetit, të Covid-it, të tenderëve, servilët, të eturit për çikë korrupsion… Dimensioni tragjik i ‘darkës së fundit’ lidhet me drejtësinë e re. Fakti që edhe pse në Amerikë ndodhën ndryshime tronditëse por këta nuk u gëzuan, tregon se e njohin fundin e tyre. Ditën e fundit në pushtet e urrejnë edhe pse nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Nuk ka ‘pushkë që këndon në kulla’ që i shpëton nga krimet e kryera.
26 Nëntor 2020 -
Falja e kokës së gjelit nga presidentët në Shtëpinë e Bardhë
Dita e falënderimeve në Amerikë është festa më e madhe tradicionale amerikane. Miliona amerikanë udhëtojnë nga shtete të ndryshme të Amerikës për t’u mbledhur me familjet rreth tryezës së tyre. Në Shtepinë e Bardhë kanë traditë që të bëhet falja e gjelit të detit, domethënë koka e gjelit të mos shkojë në tehun e thikës.
26 Nëntor 2020 -
Dedikim prekës i drejtorit të Senatoriumit për mjekët që po sakrifikohen: Kush na qëndron pranë deri në vdekje, kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje…?
E kur të thonë “si në kohe kovidi” personeli shëndetësor do të ndjehet më tepër se kushdo krenar që u përball me covid19, virusin e tmerrshëm, një nga epidemitë që njerëzimin e kanë tronditur një herë në 100 vjet. Përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijra jetë, për të rikthyer me qindra mijra buzëqeshje, për të lehtësuar qindra mijëra shpirtra të lënduar, çoroditës ata vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak deri dhe jetën.
25 Nëntor 2020 -
Leksione nga 'udhëheqësit paralelë' të Pandemisë
Shqipëria ende nuk ka thyer ndonjë rekord të frikshëm sa i përket bilancit të pandemisë, por ka thyer një rekord botëror sa i takon qëndrimit të politikës ndaj pandemisë. Sot Presidenti i vendit, formalizoi një Komitet paralel antiqeveritar, që merret me COVID, në të cilën bëjnë pjesë Ilir Meta dhe dy vartës të tij në LSI dhe Tritani që hynë në çdo komitet.
25 Nëntor 2020 -
Do të na ndryshojë edhe ne shpërfillësve Covid 19
Do të na ndryshojë edhe ne shqiptarëve ky Covid, nuk kemi nga të shkojmë. Nuk i shpëtojmë dot padukshmërisë së tij, sado e përqeshëm dhe e sfiduam atë. E ndërsa largohen e nuk kthehen më në këtë botë njerëz të mirë, ngushëllimet bëhen nga kushdo: mohues e trumbetues të komploteve me 5 G a Bill Gates, para një të vdekuri bëhen të gjithë njësoj.
25 Nëntor 2020 -
Një sugjerim hartuesve të Kodit të ri Penal mbi 'Komplotin' politik, që mos të na fanepsen më praktikat e Sigurimit të Shtetit
Me anë të një nisme të ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë, po hidhen hapat e parë për të hartuar dhe miratuar një Kod të ri Penal. Më datë 27 janar 2021, mbushen plot 26 vjet qyshkur është miratuar Kodi Penal aktual, i cili, deri më sot, ka pësuar plot 20 herë ndryshime të thella.
25 Nëntor 2020 -
Lehtësia shpërfillëse e vrasjeve të shumëfishta
Të shkruash mbi vrasjen duke i transformuar imazhet nëpërmjet justifikimeve të bujshme se “vrasësit u cytën nga morali i keq i të vdekurve” është gati njësoj si me e pasë planifiku krimin bashkë me dorasin. Raportimet për mbytjen e grave me një diskurs shpërfillës e të ftohtë shpalosin indiferencën e idhët të një shoqërie që e ka humbur dhimbshurinë dhe dinjitetin. Ky soj raportimi nxjerrë në pah edhe vlerën e imët të një zanati që peshën po ja humbin disa gazetarë a redaktorë të nxitueshëm e të paditur.
25 Nëntor 2020 -
Çkodimi i mesazhit të fshehur të Ilir Metës ndaj policisë
Ilir Meta është rikthyer sërish fuqishëm në debatin publik, pas një mesazhi paqeje që dha në fundjavë, gjatë një vizite në Kishën e Prullit në Lezhë. Sipas gjasave, shkëndija që ka prodhuar xixat e një përplasjeje të re ndërmjet Ilir Metës dhe qeverisë, duket se ka qenë rasti “Kallaku”, ku policia ka gjobitur familjen presidenciale dhe të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.
24 Nëntor 2020 -
Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj
Kompleksi i Bashës për tu shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës duke publikuar foto e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapë frigoriferikë.
24 Nëntor 2020 -
Presidenti ka bllokuar formimin e Gjykatës Kushtetuese, me stilet dhe agresivitetin që ai di mirë si i përdor
Reforma në Drejtësi deri më tash ka prodhuar një kastë agresive dhe të mirë organizuar të korruptuarish që pavarësisht se janë larguar nga gjyqësori tani kanë kapur Avokatinë dhe botën akademike pa ju hyrë asnjë gjëmbë në këmbë.
24 Nëntor 2020 -
Vdekjet Covid nuk janë kaseta e Bellanicës
Me vdekjet e Covid 19 ka një lojë politike të pisët, në zhvillim e sipër, që, si rëndom lojrat e pista, po konsumohet zakonisht mbi shpatullat e qytetarit të thjeshtë shqiptar. Prej pesë ditësh, familjet e disa qindra viktimave të pandemisë në të gjithë vendin, por edhe mijëra të tjerë që thjesht konsumojnë politikë nga poltroni i shtëpisë, jetojnë nën ankthin psikologjik të një akuze të dalë nga zyrat e opozitës, për fshehjen e supozuar të numrit të saktë të të vdekurve nga Covid 19.
24 Nëntor 2020 -
Lulzim Basha, 48 orë për të fshirë gabimet e rënda me vdekje dhe morg
Edhe kur përpiqet të justifikohet duke deklaruar se akuzat i ka për qeverinë dhe jo për mjekët, Lulzimi i fotografive nga Morgu, harron se edhe kjo është një akuzë indirekte për mjekët. Sepse sipas tij, i bie që ata shkelin integritetin e tyre, dhe zbatojnë urdhërat që u ardhkan nga lart. Dhe ky mund të jetë autogoli i tretë, i një njeriu që nuk mëson kurrë nga gabimet.
24 Nëntor 2020 -
Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri
Fushata kundër Lulzim Bashës, rreth rreth rolit të tij të paqartë në hetimet kundër disa figurave të krahut politik të UCK, qysh në fillim po udhëhiqet nga vet Lulzim Basha. Sot e ilustroi me fakte duke pritur në Tiranë kryetarin kontrovers të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ta mbroj nga akuzat që i janë bërë.
23 Nëntor 2020 -
Bashkimi nuk mbeti në llum
Gjithë jetën e tij politike, Bashkimi qëndroi me zor, shumë ngushtë, në pisllëkun e partisë. Nuk i kreu disa detyra shumë të rëndësishme që i caktoi Partia: Nuk i rrahu as i vrau kundërshtarët e Berishës brenda në PD, as Gramozin, as Azemin, as mua… kurrë, megjithë presionin që do të kishte pasur. Kjo e para, por që e shembi politikisht saqë sot PD nuk i bën një kurorë fjalësh në ditën e vdekjes.
23 Nëntor 2020 -
Si po thahen dita ditës antitrupat jetësorë në politikën shqiptare
Si gazetarë, në këto vite, e kemi gjetur veten në pozicionin e sikletshëm dhe të palogjikshëm të bëjmë rolin jo të natyrshëm të antitrupave të antitrupave: pra të opozitës, me shpresën që ajo të gjejë rolin e vet të natyrshëm si roje dhe shëndoshëse e shoqërisë shqiptare.
23 Nëntor 2020 -
Përse thënia e Kantit i shkon për shtat në çdo kohë Lulzim Bashës?
Në përgjigjen publike që kryeministri Edi Rama i dha akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për fshehje të numrit të viktimave prej Covid-19, midis të tjerave ai citoi këtë thënie nga Kanti: “Kush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ose [e ka bërë] vetë, ose [do ta bënte] po të ishte në vendin tënd”.
23 Nëntor 2020 -
Bashkim Kopliku, ose raca në zhdukje e politikanëve që besonin tek logjika
Në vitin 1993, ende shumica e veshjeve ishte njësoj. Sidomos pardesytë, apo palltot e dimrit. Në pritjen për festat e nëntorit në vitin 1993, Bashkim Kopliku dhe Ylli Rakipi kishin pardesy të ngjashme.
22 Nëntor 2020