Opinion
Opinionet e publikuara në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht linjën tonë editoriale.
  • Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga COVID të zëvendës kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?

    Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku.

  • Akuzat e Bashës / Mesazhi i Ramës: Si mundet të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli?

    Vendosa t’ju drejtohem sot me këtë fjalë, duke ju parë të gjithëve drejt në sy pa dallim, si njëri prej jush, si shqiptar mes shqiptarësh, që ndryshe nga të gjithë ju dhe falë jush të gjithëve, kam nderin e pashoq dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme të jem në krye të punëve të vendit në kohën e një sprove kaq të pashembullt, sa përballja me kërcënimin ndaj shëndetit dhe vetë jetës sonë.

  • Disa falenderime Lulzim Bashës, si drejtor morgu

    Fotot makabre nga morgu, janë të tilla makabre, në çdo kohë. Edhe kur nuk ka pandemi. Edhe në një ditë të zakonshme dhe të qetë të Shqipërisë.

  • Filmi me të vdekur, si konfirmim i vërtetësisë së akuzave mbi Lulin

     Ajo që shqiptarët kanë parë e dëgjuar këto dy ditë nga Lulzim Basha dhe opozita në përgjithësi ishin të paimagjinueshme që mund të dilnin nga goja e atyre që duan të qeverisin vendin pas 25 prillit. Vetëm për t’i ikur debatit të cilit Lulzim Basha nuk i jep dot përgjigje, opozita ka thënë fjalën e fundit duke bërë politikë me të vdekur e me morgje.

  • Përse na duhet shteti dhe jo vetëm tregu

    Na duhet shteti eficient (pa përcaktimet demode i vogël apo i madh) si siguruesi i parë edhe i vetëm i balancës midis veprimeve kolektive dhe atyre individuale. Ka ardhur koha që të refuzojmë një herë e mirë ushqimin e përditshëm helmues gënjeshtar të fabulës së dhelprës “që meqë nuk e arriti dot rrushin, tha është i papjekur. Nuk duhet më të pranojmë ideologjinë që, meqë nuk kemi qenë në gjendje të ndërtojmë qeveri të forta efektive të pakapshme nga interesa private, të heqim dorë nga përpjekja edhe objektivi për t’i pasur me çdo kusht ato.

  • Lulzim Basha, i paaftë që ta imitojë në opozitë Sali Berishën e 1997-s

    Loja makabre për të përhapur përmes kësaj qasje, terror publik me qëllim nxitjen e protestave popullore, është shndërruar tashmë në një filozofi opozitare. E tentuan këtë, përmes djegies artificiale të mandateve të deputetëve të tyre, duke besuar kësisoj tek “revolucioni” imagjinar i molotovëve. E tentuan këtë, përmes përhapjes së lajmeve me tërmete apokaliptike duke caktuar jo vetëm madhësinë e saj, por edhe orën, minutën dhe sekondat se kur do të na çonte në botën tjetër.

  • Mortjepolitika, si mënyrë për t’u dhënë jetë ëndrrave të pushtetit

    Në të gjithë historinë botërore, pjesa dërrmuese e shembujve tregojnë se në politikë, kush dëshiron t’i japë jetë ëndrrave për të ardhur një ditë në qeverisje, zgjedh shpresën dhe jetën. Jo vdekjen. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta nuk e kanë nxjerrë këtë mësim, edhe pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta bërë shkatërrimin, mungesën e shpresës, zjarrin, tymin, vdekjen, mjete për të rrëzuar Edi Ramën, si dhe për të ardhur në pushtet.

  • Nuk duhet të tallemi me Italinë!

    Shqipëria duhet të konsiderohej me fat që ka një fqinj si Italia, por në fakt, pushteti në Shqipëri e ka përdorur Italinë sa herë ka dashur për imazh ose për ndihmë në procese e integrimit Europian, por duke u sjellë me mos mirënjohje. Duhet të mbaroj fasada e shëmtuar kundrejt Italisë, ne kemi nevojë për ekselencën italiane në ekonominë tonë kombëtare.

  • Bollino: Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushtetin

    Janë foto-horror të cilat nuk ofendojnë vetëm memorjen e kujt ndodhet aty dhe ndjeshmërinë e kujt i sheh, por edhe inteligjencën e kujt i ka shpërndarë. Çfarë dëshiron të tregojë Lulzim Basha në strategjinë e tij makabre të komunikimit? Që edhe Edi Rama gënjen për Covid ashtu si ai gënjen për UÇK-në?

  • Një fjalë e ngrohtë…

    E kam ndjerë gjithmonë nevojën e fjalës, sidomos fjalës së ngrohtë. Kam gjithmonë nevojën e një gjesti, padyshim të ngrohtë. Nuk e kam nga stina, meqë është ftohtë. Por sidomos këto kohë kam vazhdimisht ftohtë.

  • Lulzim Basha është budalla, qesharak, i lig apo të trija bashkë?

    Nuk e di a është ligësi të bësh politikë me vdekjen, por këtë e bën vetëm një trim budalla i çartur si Lulëzim Basha që ka marrë përsipër të shpëtojë planetin nga Covidi me anë të 5 pikave dhe me tesktin e telenovelës të shkruar sipas motiveve të këngëve pupollore vlonjate kënduar nga Babale.

  • Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës?

    Le t’i japim për një moment të drejtë fantazisë makabre të Lulzim Bashës dhe të supozojmë se Qeveria fsheh numrin e të vdekurve nga COVID. Me këtë rast, meqë ai ka problem me aritmetikën, po ja lëmë sa të dojë shifrën që fsheh Qeveria. E zëmë dy herë, apo tre herë më shumë (kujdes, kjo është tabelë shumëzimi).

  • Luli, ose të përdorësh vdekjet e Covid për t’i ikur të shkuarës

    Lulzim Basha prej ditësh është vënë në një pozitë të vështirë. Ai, Luli pra, e ka kyçur gojën në rastin më të keq dhe ka gënjyer në rastin më të mirë sa i përket të shkuarës së tij në raport me rolin e tij në Kosovën e pasluftës.

  • Nekro-fantazia me mijëra të vdekur e Bashës, alibi për të harruar Bellanicën, e cila shkakton karantinimin fatal të Shqipërisë

    Dje Lulzim Basha gjeti mënyrën më të poshtër për të spostuar akuzat e kosovarëve që ai bashkëpunim me Serbinë. Nuk kish si ndodhte ndryshe. Lulzim Bashës i duhej një lajm bomb që të shpërqendronte debatin. Dje Lulzim Basha plasi tymnajën e mijëra të vdekurve nga Covid.

  • Një herë te vetme, mos e falni Lulzim Bashën

  • Shqipëria dhe Kosova kaq zemërgjerë me Lulzim Bashën

    Ende pa përfunduar studimet, ende pa u diplomuar, merr një nga postet më të rëndësishme pranë strukturave të Tribunalit të Hagës që po investigonte për krimet e luftës të kryera në ato anë. Bëhet veshi, syri dhe goja në shqip e anglisht i njerëzve që kërkonin të vërtetën. Cili i ri do ta kishte këtë fat pa patur ende një diplomë në CV? Akoma është mister kjo çudi e Mr. Lulzim Bashës, siç bëhen përditë mistere deklarata, veprime e dëshmi rreth tij.

  • Përse Lulzim Basha ka mbetur pa aleatë në betejën për të shkuarën e tij

    Lulzim Basha duket se ka mbetur i vetëm në betejën që i ka hapur mazhoranca dhe dëshmitarë të luftës në Kosovë, rreth rolit të panjohur të tij në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Debati që nisi pas arrestimit të krerëve politikë të UÇK-së nga Gjykata Speciale është thelluar me fakte të cilat kanë prodhuar një debat të fortë mbi të shkuarën e Lulzim Bashës, për shkak të përgjigjeve të tij të pasigurta për atë periudhë.

  • Doktor Berisha është jo pak, po shumë… shumë e ligë ajo që thua

    Është i çmendur – tha Berisha, për Bellanicën. Nuk ma merrte mendja kurrë, të dëgjoja një fjalë të tillë nga goja e një njeriu që, për tridhjetë vjet i ka dhënë tone shumë prej ngjarjeve të vendit. I pashë një pjesë të analistëve, të ndarë majtas e djathtas, që në majë të gjuhës e kishin një ndjesi të tillë, për të. Por, asnjeri nuk guxoi ta shprehte. 

  • Imazhi përtokë i një lideri që pretendon të përballet me sfida të mëdha

    Opozita u ndje e gëzuar nga përballimi i grave të Ballshit me kryeministrin Rama. Kjo sepse vetë ajo nuk po arrin të ofrojë gjë tjetër. As të bërit opozitarizëm. As nuk arrin të bind njeri.  Porse reagimi qytetar për probleme të ndryshme nuk është opozitarizëm i mirëfilltë

  • Pse po e vret e shkuara anonime Lulzim Bashën?

    Lulzim Basha nuk ka kryer krime lufte. Nuk kemi ende ndonjë provë se ka falsifikuar fakte kundër shqiptarëve apo ka fshehur krime kundër serbëve. Por shumica besojnë diçka të tillë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv