-
Sa të bukura fotot tuaja me shokët në kafe!
Covid ende ekziston dhe njerëzit ikin përditë nga kjo jetë. Dikush arrin të shërohet, dikush ka të ardhura të mjaftueshme për t’u kuruar e shpëtuar në klinikat më të mira në Europë, dikush bën apel për të mbledhur fonde, dikush… nuk arrin të shpëtojë edhe nga mjekët më të specializuar, edhe pse familja e dëshpëruar mblodhi mijëra e mijëra euro për të dashurin e zemrës.
8 Dhjetor 2020 -
Dy rreziqe për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në dhjetor
Objektivi i shpallur për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit, është i rrezikuar seriozisht nga dy faktorë. E para dualiteti mes Presidentit dhe parlamentit që coi dhe në krizën e vitit të kaluar dhe e dyta sjellja e Gjykatës Administrative të Apelit, si fortesa e fundit e drejtësisë së vjetër në Shqipëri.
7 Dhjetor 2020 -
Protesta që tronditi qeverinë, por që nuk e preku sistemin arsimor
Dhjetori ka hyrë në memorien kolektive shqiptare si muaji i protestave të studentëve. Vitit 1990 iu shtua edhe viti 2018. Në vitin 1990 studentët shqiptarë ose bijtë e elitave komuniste, u ngritën për të përmbysur sistemin politik të etërve të tyre duke ripohuar me këtë rast se përmbysjet e mëdha në një shoqëri vijnë edhe nga zhvillimi i brendshëm dhe se vetë sistemi krijon premisat që të bjerë nga ata që e ndërtojnë atë ose të asgjësohet nga ata që e kanë kundërshtuar.
7 Dhjetor 2020 -
6 a 7 opozita që do dalin në shesh të djegin qytetin kur të thërritet Meta para drejtësisë
Përballë nesh, përballë ligjit, përballë maxhorancës, përballë parlamentit, përballë reformave…, pastaj edhe përballë njëra tjetrës. Kudo… Këto janë 6 a 7 a 8 a 9 opozitat.
7 Dhjetor 2020 -
“Llalla”, nga mllefi në indiferencë dhe SPAK që nuk kap dot as “peshqit e mëdhenj” në …akuarium
Po ta llogarisim, edhe me matematiken e Lul Bashës, duhen mijëra vjet për të dërguar para drejtësisë vetëm të korruptuarit e drejtësisë që paguheshin për të vënë drejtësi e ishin (janë?) më të padrejtët. Po të tjerët? Vetëm t’i listosh si tituj, kryeministra, ministra, drejtorë, politikanë, kryetarë bashkish, kryetarë komunash, shefa, inspektorë, kryepolicë, kontrollorë…mbaron boja e printerit.
7 Dhjetor 2020 -
Në Rumani fitoi kapitullimi
Pjesëmarrje tepër e ulët në zgjedhje. Vetëm një e treta e personave me të drejtë vote shkuan në kutitë e votimit në Rumani. Fajin për këtë nuk e ka vetëm virusi.
7 Dhjetor 2020 -
Pse Basha flet vetëm për lekë dhe jo se çfarë do bënte me spitalet?
Për të thënë se është në punë edhe ditën e diel, Lulzim Basha ka shpërndarë disa sekonda nga një kronikë televizive duke e shoqëruar me nja tre fjali të tijat si reagim politik. Bëhet fjalë për thirrjen e sinqertë të një djali, që kërkon ndihmë nga spitali në Tiranë për të ëmën e infektuar. Është e tepërt të komentohet se qytetari u përdor pa dëshirsn e tij politkisht nga Lulzim Basha. Të njohur e të panjohur shpreh bindjen se do t’i uronin atij shërim të shpejtë dhe më të mirën për shëndetin e të gjithë familjes. I vetmi që ka bërë ‘bingo’ me videon trishtuese është kreu i PD.
7 Dhjetor 2020 -
Jepini ca të vdekur Lulzim Bashës ti ketë për hall!
Lulzim Basha filloi të kërkoj përsëri të vdekur shtesë si dikur votat jashtë kutive. Stabilizmi i shifrave të vdekjes tek rreth 20 vet në ditë e kanë bërë përsëri të humbas qetësinë.
6 Dhjetor 2020 -
Italia duhet të jetë nismëtare për marrëveshjen e pensioneve
Italia është një ndër vendet më strategjike të Shqipëri dhe e kam përsërit edhe herë të tjera, se Itali meriton një pozicion akoma më të respektuar përballë shqiptarëve e Shqipërisë. Kontirbuti i Italisë nuk lidhet vetëm ne aspektin historik e në raport shtetëror, por edhe në raportin e mikpritjes të shqiptarëve, e cila është një histori që ka filluar me arbëreshët, thuajse me pa ndërprerje deri në ditët e sotme. Italia është simboli i mikpritjes së shqiptarëve të braktisur e të dëshpëruar nga qeveritë e tyre ndër vite, sidomos pas rënies së regjimit e deri në ditët e sotme.
6 Dhjetor 2020 -
Të tallesh me vdekjen sepse s’kupton jetën
Vdekja përbën një subjekt të vështirë për t’u përballur. Kryesisht për njerëzit, që nuk e kanë ndjerë ende trokun e saj të rëndë.
5 Dhjetor 2020 -
Komplekset e 'Berishës' tek partitë 'bija' të PD
Një nga rreziqet që mund të përballen partitë e reja të dala nga Partia Demokratike, është paqartësia e tyre, se cilin elektorat kërkojnë të marrin nga Partia Demokratike. Ky është thelbi i suksesit por dhe dështimit të mundshëm të tyre.
5 Dhjetor 2020 -
Çuditë shqiptare me statujat dhe një hero i javës në Kosovë
Çuditë shqiptare nuk kanë fund. Ajo që ndodhi më 28 nëntor me gazetën Lëvizja më kthej prapa në vitet 1998-1999.
5 Dhjetor 2020 -
Të falenderojmë mjekët dhe ata që na kritikojnë!
Pas çdo vdekjeje me Covid është një moment, një individ, një situatë që është krijuar dhe ka infektuar një njeri të dashur që nuk është më.
5 Dhjetor 2020 -
Heshtja ndaj Llallës është radiografi e kapjes së politikës dhe shtypit nga krimi
Brenda dy javëve ka pasur dy zhvillime të rëndësishme në çështjen ndaj ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilat provojnë se sistemi gjyqësor është ende nën ndikimin e klaneve të vjetra.
4 Dhjetor 2020 -
Një epokë e re në Malin e Zi
Më i vogli ndër shtetet pasuese të Jugosllavisë, Mali i Zi, për herë të parë pas 30 vitesh priet një qeveri, që nuk kontrollohet nga presidenti më afatgjatë në post në Europë, Milo Gjukanoviç.
4 Dhjetor 2020 -
Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD
Ne fakt “ushtria” e Bashes duket krejt si polaket mbi kuaj qe sulmojne me ulerima “tigrat” naziste. Mbetet vetem pak kohe qe Basha dhe PD te qartesohet se cfare kerkon, si e kerkon, pse e kerkon dhe mbi te gjitha, me ke e kerkon. Jam shume kurioz te mesoj, cili eshte ai person i perzgjedhur nga komisioni i PD qe ploteson kushtet per te qene perfaqesues politik i saj, me shume se Halim Kosova? Perfshire dhe dy bashkekryetaret e komisionit, e duke vazhduar edhe me larte.
3 Dhjetor 2020 -
Për ata që festojnë nga 'mërzitja' për negociatat me BE
3 Dhjetor 2020 -
Të tallesh me vdekjen sepse s’kupton jetën
Vdekja përbën një subjekt të vështirë për t’u përballur. Kryesisht për njerëzit, që nuk e kanë ndjerë ende trokun e saj të rëndë. Letërsia e ka realizuar përballjen me të me sfida të jashtëzakonshme dhe me përjetime, që kanë sjellë nuancimet e të gjithë ndjenjave dhe perceptimeve të gjithfarëllojshme të njerëzimit në kohë.
3 Dhjetor 2020 -
Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze
Kur prindërit e Elvis Naçit, në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç të qenit hoxhë. Rokeri i madh amerikan Elvis Presley, mbreti i rock-and-rollit ishte një legjendë e gjallë dhe emri Elvis ishte një trend botëror. E çuditshme sesi ky emër u lejua nga autoritetet e kohës por siç duket një valë liberalizmi kishte mbërritur pas valës së tmerrshme të revolucionit kulturor. E përmenda këtë moment të jetës së Elvis Naçit pasi bash këtu duket sikur nis pjesa paradoksale e tij, qysh në ditën e emrit dhe pa dijen apo miratimin e tij. Ai moment duket shënjon të parin mes dhjetëra paradoksesh që gjejmë në jetën e tij të mëvonshme, sidomos pas viteve “90.
3 Dhjetor 2020 -
Venecia, heshtja e opozitës dhe Metës flet më shumë se 1 mijë fjalë
Ka më shumë se 12 orë që është publikuar opinioni i Komisionit të Venecias dhe ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Presidenti Ilir Meta, krerë të opozitës dhe qarqet mediatike e rrjetet sociale janë të heshtura. Përse?!
3 Dhjetor 2020