Opinion
  • ​Për një doktrinë politike shqiptare
    Shqipëri - Kosovë

    Sot gjithçka ka ndryshuar, dhe politika perëndimore, në të përgjithshmen e vet, sidomos në segmentin amerikano-gjerman, është në favor të shqiptarëve
  • Unë, Berisha dhe Sacra Corona 

    Nga CARLO BOLLINO
    Pas 25 vitesh urrejtjeje ndaj mediave të lira, më në fund Sali Berisha e kuptoi edhe këtë: “Askush nuk ka fituar dhe nuk mund të fitojë betejën me lirinë e fjalës”. E ka shkruar dje, në mbyllje të postimit të tij të radhës në Facebook, me të cilin më shan mua në çdo mënyrë të mundshme, duke më paralajmëruar se “e kam kohën të numëruar”. Nuk e kuptova nëse ky është një parashikim magjik, apo një kërcënim publik nga ana e tij. 
  • Na falni Tirana, ministrin e kemi
    paksa budalla…

  • Shkarjet e komisionit të Stokholmit
    për çmimin "Nobel"dhe Kadare

    Duhet theksur fort, që në fillim: çmimi “Nobel” në Letërsi nuk është Gjyqi i Fundit për një shkrimtar të madh. Le të na qëtësojë ky pohim. 
  • Një venë tragjiko-komike, që të
    bën të qeshësh hidhu

    Gazeta e njohur italiane “Corriere della sera” komenton romanin “Një ëndërr italiane” e Ylljet Alickës dhe Shqipërinë në tranzicion.
  • Strategjia e PD-së kundër çeljes
    së negociatave BE-Shqipëri

    Sot gazeta Shqiptarja.com ka publikuar një intervistë me delegacionin e BE-së në Tiranë, i cili përmes përgjegjëses së zyrës për informimin dhe komunikimin është shprehur mbi ligjin e ri të mbetjeve që është votuar së fundmi në Kuvend si dhe për përputhshmërinë e tij me legjislacionin e BE-së.
  • Babaramo: Shpjegim për
    këdo që më ka keqkuptua

    Gjatë dy ditëve të fundit kam ndjekur reagimet e pazakonta që ka patur një replikë e imja me ata që proklamojnë kombin e Kosovës. Ndaj shkrimit është reaguar ose me keqdashje, duke më fyer me terma ekstreme, ose më kanë keqkuptuar duke bërë lidhje mekanike me ngjarje të ditës ose me gjëra që kurrë nuk i kam menduar jo më t'i kem thënë apo shkruar.
  • Shkëlzen Maliqi: Nuk ka komb kosova

    Zbuluesit dhe promovuesit e 'kombit kosovar' nisen nga nje keqperkthim, ose perkthim preferencial te reduktuar te nocioneve perendimore te fjaleve 'nation' dhe 'nationality', me gjithe reduktimin e koncepteve percjellese te ketyre dy fjaleve. 
  • Bollino: Në Demokraci liria
    e shtypit s’është liri e shpifjes

    Kemi një lajm të mirë për të dhënë: Piratët mund të mposhten! Edhe në Shqipëri më në fund mund të kemi ca grimca drejtësi. Për ta fituar m'u desh të shkoja në anën tjetër të Botës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kjo nuk është dhe aq normale. E megjithatë, mbetet kënaqësia se mundëm të shihnim një film në të cilin më në fund, të paktën një herë, të mirët fitojnë. Por, para lajmit të mirë, duhet një parathënie.
    Carlo Bollino arrin fitoren e dytë kundër shpifësve profesionistë
     
  • Carlo Bollino arrin fitoren e dytë
    kundër shpifësve profesionistë

    Pas fitores së parë kundër shpifësve profesionistë që fshihen brenda uebit për të ofenduar, gazetari Carlo Bollino ka arritur një tjetër brenda 24 orëve të fundit, pasi Facebook ka hequr nga faqja e 'Lolita'-s një mesazh me përmbajtje vulgare.
  • K(r)asta!

    Ad, mbaj mend mirë kur më këshilloje në auditorin e fakultetit, se nëse do të bëhesha student ekselent, një ditë do të bëhesha një profesionist shumë i mirë, ndërsa po të isha ai i pesës, (notë kaluese) kisha mundësi të larta për tu bërë drejtor. Unë e ndoqa këshillën tënde, e sot do të doja të ndiqje dhe ti këshillën time: I detyrohesh një falje publike Top Medias, pastaj mikut tënd. Apo jo?!
  • Pyetje titistëve të “kombit” kosovar:
    Jeni me cicat e Cecës a Nënë Terezën?

    Një debat qesharak po provokohet nga një pjesë krejt e papërfillshme e elitës së Prishtinës. Po ftojnë qytetarët e Kosovës që të shpallin përkatësinë e tyre, “kombin” kosovar. Thënia e Hegelit se historia përsëritet në formë komike vlen sigurisht për këtë rast. Në historinë moderne të shqiptarëve të Kosovës kjo është hera e dytë, kur ata ftohen për të shpallur publikisht identitetin e tyre. Hera e parë sigurisht nuk shkaktonte të qeshura. Bëhej me ndihmën e tankeve dhe bajonetave serbe.
  • Mbi deliret dhe paranojat
    në gazetarinë tonë

    Arditin nuk e vrau Artan Rama dhe as Alida Tota. E ka vrarë me gjasë një eskavatorist i një kompanie që ka shkelur rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar. Dhe për të, janë përgjegjës që nga eskavatoristi e deri tek partnerët e kompanisë. Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj, pasi për fat është nën presion pozitiv për këtë çështje.
  • Pyetje titistëve të “kombit” kosovar:
    Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën?

    Një debat qesharak po provokohet nga një pjesë krejt e papërfillshme e elitës së Prishtinës. Po ftojnë qytetarët e Kosovës që të shpallin përkatësinë e tyre, “kombin” kosovar. Thënia e Hegelit se historia përsëritet në formë komike vlen sigurisht për këtë rast. 
  • Çfarë uji i duhet dhënë gomarit?

    Tashmë u bë krejtësisht e qartë që Presidentit Thaçi nuk po i pëlqen që Shqipëria me Serbinë zhvillojnë kontakte intensive të nivelit të lartë ku miku i tij, kryeministri Rama flet për Kosovën. Dje brenda pak orësh, disa zëra përfaqësues të Kosovës kanë reaguar në mënyrë nervoze, ndaj mesazheve të Ramës pro saj të kumtuara në Beograd. 
  • Kompleksi i Prishtinës zyrtare
    nga shteti amë

    Vizita e Edi Ramës në Kosovë duket se ka patur sërish një impakt pozitiv mbi shqiptarët. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e thanë troç mendimin e tyre: që nga momenti kur Tirana zyrtare ka intensifikuar dialogun me Beogradin, gjërat në Luginë kanë ndryshuar për mirë. 
  • Hipokrizia e 18 Shoqatave, Dhomave
    të Biznesit e sinqeriteti i Nikolin Jakës!

    Janë mërzitur shumë disa Dhoma dhe Shoqata biznesi, sepse u vendos me ligj që duhet të paguajnë me detyrim kuotizacion në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, prandaj i kanë dërguar edhe një letër Nishanit, ku i kërkojnë që të mos e dekretojë këtë ligj. 
  • Ish zëdhënësit e Gazidedes dhe
    të PD, sot  si gazetarë "të pavarur"

    Një vit nga zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, qytetarët e Tiranës e kanë të lehtë sot të prekin ndryshimet që po ndodhin çdo ditë në kryeqytet. Falë punës së bërë nga Bashkia e Tiranës, ata mund të ecin në rrugë e trotuare të rregulluara, kanë më shumë hapësira çlodhëse, apo të shkollojnë fëmijët e tyre në çerdhe, kopshte dhe shkolla me infrastrukturë më të mirë.
  • Drejtësia europiane e padrejtësia
    e ligjit ndaj mjekut shqiptar?!  

    Mjekësia është një konglomerat shkencash, e cila në sajë të dedikimit të plejadave të tëra të mjekëve, evolucionit dhe progresit teknologjik ka bërë të mundur përmirësimin e shëndetit të njeriut, zgjatjen dhe rritjen e cilësisë së jetës në nivele të paimagjinueshme deri disa vite më parë, dhe kjo e vlefshme jo vetëm për vendet e zhvilluara por edhe në vendet në zhvillim sikurse është edhe Shqipëria. 
  • Fejesa e Blushit me Lulin nën sqetullën
    e Saliut dhe ngjarja në landfillin e Sharrës

    Duke lexuar sot Blushin, kuptova pse edhe ky, njësoj si Saliu, Luli dhe shokët e tij që i bashkon armiqësia për Edi Ramën e për PS-në, duan që shpifja e ndyrë për gjoja ndalimin e emisionit për djalin e gjorë që humbi jetën në Sharrë, të merret si e vërtetë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv