Politikë

  • Komisioneri për zgjerim Johannes Han vjen në Tiranë në 30 mars për t’i dhënë një shtysë Reformës në Drejtësi.  VIDEO
  • Vokshi: PD t’i bashkohet nismës së
    OKB-së “Shpejto për barazi gjinore”

    Deputetja e Partisë demokratike, Albana Vokshi ka thënë se Partia demokratike duhet t’i bashkohet nismës së Organizatës së Kombeve të bashkuara për barazi gjinore, “Shpejto për barazi gjinore”.

  • Blushi: Rama në ankth para garës
    për kreun e PS, ka filluar të dridhet

    Deputeti socialist, Ben Blushi, i njohur tashmë për qëndrimet e tij kritike ndaj Edi Ramës, u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë”, se kryeministri është në ankth përpara garës për kreun e PS. Si detaj për këtë, Blushi ka marrë një moment kur Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, dredh këmbën në mënyrë të pavullnetshme kur po transmetohej një sekuencë nga takimi i Elbasanit javën e kaluar.  
     

  • "Drejtësia", Alibeaj: Dakord edhe
    tryezës së ekspertëve, nëse ka paritet 

    Partia Demokratike pranon diskutimin e draftit të reformës në drejtësi edhe në nivel ekspertësh, por kushti i demokratëve është që në këtë tryezë të ketë paritet. Eksperti demokrat për reformën në drejtësi, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin 45 minuta në Report TV se është mazhoranca ajo që kundërshton vendimmarrjen e përbashkët me opozitën në tryezën e ekspertëve.  VIDEO

  • Opozita në Kuvend, Paloka: Në
    komisione vetëm për aktet tona

    Opozita do të marrë pjesë në  komisionet parlamentare vetëm nëse do të  shqyrtohen aktet që kanë propozuar demokratët e që u kaluan në konferencën e  kryetarëve për kalendarin tre javor të punimeve. Ky fakt pohohet gjatë një interviste për Report TV nga kryetari i grupit të PD Edi Paloka i cili thotë se qëndrimi i opozitës nuk ka të bëjë me kushte por me një kërkesë legjitime  për zbatimin e marrëveshjes së dhjetorit të 2014 e cila parashikon që mazhoranca të zbatojë vendimet e gjykatës kushtetuese.  VIDEO

  • Halimi: Venecia i dha të drejtë
    shqetësimeve tona për reformën

    Deputeti demokrat dhe njëherazi nënkryetar i komisioni ad hoc për reformën në drejtësi, Eduard Halimi, u shpreh sot se Komisioni i Venecias i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike. Dhe për këtë, “ndihemi të inkurajuar”, deklaroi ish ministri i Drejtësisë.

  • Modeli që thotë se ka fjetur me një
    deputete, kuriozon demokratët

    Deputetët kanë shfaqur edhe një herë lidhjen e tyre të ngushtë me teknoligjinë gjatë seancës së fundit parlamentare. Nga disa fotografi të bëra publike nga LSA, shfaqen gjatë seancës së djeshme, deputetë me “tabletë”, “smartphone” e “lap-top”, duke lundruar në internet, “Facebook dhe media online. 

  • Basha takime në Burrel, banorët:
    Rama po na trajton si skllevë

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vijuar takimet me qytetarë të  zonës së Burrelit ku është njohur me shqetësimet e tyre për papunësinë dhe varfërinë.
    Kreu i PD  është angazhuar me një paketë propozimesh   për të nxjerrë vendin nga kjo situate, duke parashtruar uljen e  taksave dhe të çmimit të energjisë e deri tek falja e kamatëvonesave.

  • Incidentet në Kuvend, opozita
    bojkot mbledhjes për Kodin e Etikës

    Deputetë nga të gjitha forcat politike kishin firmosur në 3 mars për miratimin e një kodi etike në Kuvend. Por kur Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u mblodh këtë të premte për ta miratuar projektvendimin që do të disiplinojë 140 ligjvënësit shqiptarë, opozita bojkotoi.  VIDEO

  • Rama: S’bëja dot zgjedhje në PS
    Shqipëria ishte në krizë ekonomike

    Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyen përse e ka shkelur statusin e PS, duke mos bërë zgjedhje për kryetarin. Edhe pse ka përdorur ironinë duke thënë se nuk i ka lejuar zgjedhjet sepse është “diktator”, Rama është shprehur më tej se zgjedhjet nuk i ka mbajtur sepse Shqipëria ishte në krizë ekonomike dhe ai nuk kishte kohë t’i përkushtohej një nisme të tillë brenda PS.

  • Negociatat për "drejtësinë", PS: 
    Konsensusi te ekspertët, PD: Politik 

    Pas ngërçit në komisionin e reformës në drejtësi. Fatmir Xhafa I ka propozuar demokratëve variantin e tij për zgjidhjen e krizës. në një letër dërguar mbrëmjen e 8 marsit, drejtuar nënkryetarit Eduard Halimi, Xhafaj sugjeron që palët të autorizojnë ekspertët e pavarur dhe ata të partive politike që të punojnë së bashku, për të përfshirë tek amendamentet rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias. 

  • Qëndrimet/ A ndahen edhe për
    Vetëvendosjen Basha e Berisha?

    Krahas divergjencave të shprehura tashmë për modelin politik të drejtimit të opozitës, apo edhe për çështje parimore, siç është reforma zgjedhore, duket se Lulzim Basha dhe Sali Berisha ndahen në qëndrime edhe përsa i takon rolit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

  • Kuvendi miraton ligjin për “Mediat”
    hapet rruga për kreun e RTSH

    Kuvendi miratoi ndryshimin në ligjin e mediave që zhbllokon ngërçin me zgjedhjen e drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar. Ligji i cili kaloi me 73 votat e maxhorancës parashikon një formulë zgjedhjeje për drejtorin të ngjashme si ajo e Presidentit.

  • Video/ Kokëdhima i "përgjigjet"
    Berishës me gishtin e mesit

    Antipatia e Koço Kokëdhimës për Sali Berishën është e ditur botërisht. Madje 2 deputetët nuk lanë akuzë pa i bërë njëri tjetrit në seancën ku diskutohej mandati i deputetit të Vlorës.  VIDEO
     

  • Balla: Pakti detar, Basha e Berisha
    duhet të shkojnë përpara drejtësisë 

    Deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se janë zbardhur fakte të reja që implikojnë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, në paktin detar me Greqinë. Balla tha se ish Kryeministri dhe ish ministri i Jashtëm, i kanë falur vendit fqinj një sipërfaqe të konsiderueshme të hapësirës detare. Sipas tij, falja e trojeve shqiptare përbën vepër penale dhe për këtë, Basha e Berisha duhet të vihen përpara akuzës.

  • Berisha: Mandati i Kokëdhimës 
    ​nisëm dekusarizimin e Kuvendit

    Dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Koço Kokëdhimës, ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi si hap drejt dekusarizimit të Kuvendit. Ai theksoi se PD do të insistojë për heqjen e mandatit edhe për deputetët e tjerë, Valentina Leskaj e Rakip Suli.  VIDEO

  • Shtyhet vendimi për Rakip Sulin
    deputeti: Hetim pasurisë së Bashës

    Kuvendi ka shtyrë për javën e ardhshme votimin për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli. Vetë deputeti ka kërkuar nga kolegët e tij për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, pas akuzave të ngritura nga opozita. 

  • Emigrantët, Blushi: Mos i mbylli
    dyert, Tahiri: S’mund të tolerojmë

    Deputeti socialist Ben Blushi i ka kërkuar qeverisë të jetë solidare me situatën e refugjatëve sirianë duke u kujtuar se në vitet ‘90 shqiptarët u pritën nga vendet e perëndimit. Blushi është shprehur se vendi ynë do të presë 3 mijë muxhahedinë si pakt politik, por duhet të hapë dyert edhe për refugjatët sirianë, të cilët largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës civile.  VIDEO

  • Parlamenti lan duart me Koço
    Kokëdhimën, në Kushtetuese

    Mandati i Koço Kokëdhimës tashmë është në duart e Gjykatës Kushtetuese.106 deputetët e Kuvendit, përfshirë Kryeparlamentarin Meta dhe Ministrin Blendi Klosi votuan këtë të enjte kalimin për interpetim në gjykatën më të lartë të vendit, nëse deputetit Vlorës i duhet ndrëprerë ose jo mandati si pasojë e përfitimeve të fondeve publike gjatë kohës që ishet në Parlament.  VIDEO

  • Refugjatët në Shqipëri? Ja 
    momenti i duhur për Bushatin

    Shqipëria është një vend modest, me kapacitete modeste të burimeve njerëzore dhe financiare, por nuk mungon vullneti politik për të kontribuar në krizën e refugjatëve, duke pasur parasysh që duhet të ketë një përgjigje të unifikuar nga BE.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv