Politikë

  • Zbardhen propozimet në Byronë e parlamentit. Kërkohen dhe 46 milionë lekë për dëmshpërblimin e deputetëve që iu mbaj paga nga Topalli. Kuvendi i Shqipërisë kërkon një fond shtesë prej 136 milionë lekësh të reja për buxhetin e vitit 2016. Ministria e Financave i ka akorduar këtij institucioni vlerën e 1,080 mld lekëve, ndërsa Kuvendi kërkon fondin prej 1.216 mld lekëve. 
  • Dade kritika të ashpra Ramës:
    "Duhen ndryshime në qeveri"

    Deputetja e PS Arta Dade, ndjen keqardhje që në partinë e saj gjërat nuk po shkojnë siç duhet. E ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" zonja Dade ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama duke radhitur një sërë problematikash, nga mosfunksionimi i strukturave të PS-së, drejtimi i socialistëve nga një kryetar pa mandat, e deri tek listat zgjedhore dhe emërimet arbitrare që sipas saj janë bërë për të promovuar njerëz jo profesionistë që janë veçse kosto për Partinë Socialiste. Ndryshime në qeveri? Dade: Është gjëja më normale kur ka sensibilizim të opinionit publik.

  • Basha fton qytetarët të marrin
    pjesë në protest me një mesazh

    Kryedemokrati Basha një ditë para protestës së paralajmëruar për rrëzimin e qeverisë i ka dërguar një mesazh të gjithë mbështetësve të tij në numrat e telefonave.

  • CEZ-i, Pronat dhe Kodi Penal, ja
    si u ndanë votat e mazhorancës

    Seanca maratonë e Kuvendit të premten e kaluar zgjati deri në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës, atëherë kur deputetët hodhën në votim projektligje dhe disa ndryshime në Kode të rëndësishme të konsideruara "sprovë" për mazhorancën. Kjo pasi për miratimin e tyre duhej të garantohej minimumi 84 vota, pasi kërkojnë shumicë të cilësuar. Shqiptarja.com zbardh votimin që deputetet kanë kryer për ndëryshimet në Kodin Penal, ligjin e pronave dhe hetimin e CEZ.

  • Basha: Nesër 8 dhjetori i dytë, të
    rinjtë të gjithë në këmbë për lirinë
    ​ 

    “8 dhjetori i dytë i rinisë dhe i shqiptarëve që do të largojnë sërish krimin dhe korrupsionin.”  Kështu e ka pagëzuar protestën e opozitës kryetari i PD Lulzim Basha. Gjatë prezantimit të kryetarit të ri të FRPD Belind Këlliçi dhe në mesazhin e tij për protestën kryetari Basha ka theksuar rolin që kanë të rinjtë për të qëndruar në këmbë e për të larguar keqqeverisjen. VIDEO  
    Berisha: Rama po kërkon të lërë vendin 

  • Skenari i protestës së PD, 5 orë
     fjalime...por ndoshta edhe vezë!

    Një ditë para protestës, organizatorët në partinë demokratike po merren me detajet e fundit të betejes pa kthim kundër qeveirsë. Mësohet se marshimi me në krye kryetarin e PD Lulzim Basha nis në orën 11:00 nga sheshi Skëndërbej me përballjen para kryeministrisë. Fjalimet e qytetarëve dhe drejtuesve të PD do të zgjasin mbi 5 orë, ndërsa në fund do të këtë fjalën kryetari Basha. Mësohet se ish kryeministri Berisha nuk do të përshëndesë. 
    8 dhjetori, Degët drejt përgatitjeve të fundit
    Partitë opozitare ftojnë qytetarët
     

  • “Rama kërkon të largohet”, Berisha
    shkruan në FB:Nuk i shpëton popullit

    Një ditë përpara organizimit të protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ish Kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ku ka theksuar se Kryeministri Rama po tenton të largohet.

  • “8 Dhjetori”, partitë opozitare
    ftojnë qytetarët për pjesëmarrje

    Partitë e vogla, aleate të Partisë demokratike, i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin marshimin që do të mbahet nesër në sheshin “Skëndërbej” të thirrur nga PD-ja. 

  • Veliaj-Kuvendit: Na jepni dorë të lirë
    të shkarkojmë nëpunësit pa shkollë

    Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar parlamentit të krijojë mundësitë ligjore që të ketë dorë të lirë në emërimet dhe shkarkimet në radhët e administratës bashkiake. Sipas tij pengesë është bërë ligji i Nëpunësit Civil, nën mbrojtjen e të cilit sipas Veliajt, janë një seri militantësh të pakualifikuar dhe që nuk mund të shkarkohen pa pasur penalitete financiare.

  • Rama: Gratë punëtore vuajnë
    parazitizmin e burrave dembelë

    Gratë janë punëtore, ndërsa burrat dembelë e parazitarë. Ishte ky mendimi i kryeministrit Edi Rama i shprehur në Konferencën Kombëtare "Gratë Shqiptare në rrugën drejt politikës dhe vendimmarrjes". Sa i përket përfshirjes së grave në jetën publike dhe politike, Rama tha se ka ende shumë punë për të bërë.  VIDEO

     

  • 8 dhjetori dhe protesta e opozitës
    Degët drejt përgatitjeve të fundit

    Një ditë përpara mbajtjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, degët e Partisë Demokratike në rrethe janë drejt përgatitjeve të fundit, ku i po i bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë marshimin masiv. Ndërkohë, selia blu në Tiranë e ka konsideruar 8 dhjetorin si "ditën e historisë dhe të kujtesës, si dita e largimit të qeverisë aktuale".

  • Basha uron zgjedhjen e Këlliçit në
    krye të FRPD-së,rinia pasuri e çmua

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të PD-së. Basha duke uruar për fitoren Belind Këlliçin shprehet se, rinia mbete pasuria më e çmuar e PD-së.

  • Belind Këlliçi kreu i ri i FRPD-së:
    'Jo garë, por leksion demokracie'

    Belind Këllici do të jetë kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. 10 mijë anëtarë të FRPD-së zgjodhën drejtuesin e ri, pas 20 debateve kombëtare. Në fund, Këlliçi arriti të marrë më shumë vota se dy kandidatët e tjerë Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiaj. Pas numërimit dhe të votave në Konventën e Tiranës, Këlliçi mori 4 706 vota, Salianji 4 132 dhe Nebiaj me 1 105 vota.

  • "8 dhjetori", Peza: Bashën nuk e
    duan në parti. Duma: Jeni në panik

    Dy selitët e partive kryesore këtë të diel kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza në distancë. Në qendër të deklaratave ishte protesta e paralajmëruar nga opozita më 8 dhjetor.  VIDEO

  • Basha: Në 8 Dhjetor marshim 
    historik, të largojmë qeverinë

    Kreu i Demokratëve ka bërë një thirrje me tone të ashpra për pjesëmarrje në marshimin historik të 8 Dhjetorit sipas tij. Basha ka shfrytëzuar konventën e FRPD-së për pjesmarrje në protestë për të larguar qeverinë katastrofë Rama-Meta sipas Bashës.Tre kandidiatët në garë Belind Këllici, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj shpalosën platfromën e tyre para mijëra të rinjëve demokratë.Këlliçi: Sot të nisim rrugën e rikthimit të PD në pushtet. Salianji: S'ka të rinj të LSI-së dhe LRI-së në forumin e PD. Nebiaj: Platforma ime si e Partisë Demokratike.
    VIDEO

  • Të rinjtë demokratë vendosin sot
    me votë për kryetarin e FRPD-së

    Në orën 11:00 të rinjtë demokratë të kryeqytetit do të mblidhen në Pallatin e kongreseve për të votëbesuar drejtuesin e forumit. Pas 19 takimesh në konventat në rrethe, afërsisht 10 mijë të rinj të partisë më të madhe opozitare, do të votojnë sot në Tiranë për pasuesin e Gerti Bogdanit në krye të FRPD, mes Belind Këllicit, Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiajt.

  • Në pikëpyetje ngjitja e Berishës
    në podium, Basha: Mblidhni rrethet

    Protesta e PD/ Protesta e Partisë Demokratike në datën 8 dhjetor pritet të ketë tone më të ndezura nga ajo çfarë është parë në dy vitet e fundit. Burimet kanë bërë të ditur se kryetarëve të PD-së në rrethe u është kërkuar që pjesëmarrësve në protesta t’u sqarohet se tubimi mund të zgjasë përtej parashikimeve, por duke mos lejuar krijimin e incidenteve

  • Prapaskenat në Kuvend, si i
    mblodhi mazhoranca 84 vota

    Gazeta Shqiptarja.com zbardh bisedimet mes Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe kryeministrit Rama për votimin e Kodeve që kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash në seancën maratonë të së premtes që zgjati deri orët e para të së shtunës. Sigurimi i votave nuk ka qenë aspak i lehtë për mazhorancën. LSI shpërndan votat për hetimin e CEZ - Meta pro, Braho kundër. Blushi, Ndocaj dhe Ndoka kundër ashpërsimit të gjobave ndaj biznesit. Majko abstenon për pronat. Qeveria jep dy variante të ndryshme për buxhetin afatmesësm 2016-2018.

  • ​Arben Ndoka s’heq dorë nga PS:
    Më eficentë se asnjëherë më parë

    Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka nuk ka hequr dorë nga angazhimi i tij politik. Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai duket shumë i angazhuar për ringritjen e strukturave të PS-së. Ai duket në foto në takime me koordinatorët e partisë, duke diskutuar, siç thotë ai, për krijimin e një strukture të mirëorganizuar.

  • "8 dhjetori", Basha: Qeveri teknike
    dhe zgjedhje të parakohshme

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një kërkesë për mazhorancën dhe ato janë zgjedhjet e parakohshme. Por, përveç zgjedhjeve të parakohshme Basha kërkon dhe qeveri teknike duke argumentuar se qeveria aktuale nuk garanton dot zgjedhje të lira. Basha në një intervitë për Top Channel thekson se mënyra për arritjen e kësaj kërkese politike janë protestat. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv