Politikë

  • LONDER-“Beyond Entropy Europe”, që është prezantuar në Bienalen e Venecias, nga artistët shqiptarë, Edi Hila e Adrian Paci, do të prezantohet edhe në “Lecture Hall” në AA School në Londër. Dy artistët shqiptarë, Edi Hila and Adrian Paci shoqërohen edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Gjatë këtij eventi  do të ketë diskutime të hapura, dhe kryeministri shqiptar, do të jep kontributin e tij, edhe në cilësinë e artistit. Ky lajm konfirmohet edhe nga Kryeministri Rama, nëpërmjet rrjetit social Facebook.
  • Bylykbashi:Dekriminalizimi, e nisim
     me ndryshime në Kodin Zgjedho

    Ndryshimi i parë që do të kërkojë opozita për të bërë realiteti dekriminaliziminn e parlamentit është ai në Kodin Zgjedhor, duke bërë të pamundur kandidimin e personave me precedentë në politikë. Kështu shprehet në një intervistë për A1 Report Oerd Bylykbashi i cili është në krye të grupit të punës në selinë blu mbi këtë cështje. Në javët në vijim do të nisë punë dhe një komision bipartizan për jetësimin e ligjit për dekriminalizimin. VIDEO

  • Kokaina, PD:Rama të përgjigjet për
    laboratorin PS: Policia s'ka ngjyrime

    Qeveria dhe opozita janë përplasur sërish sot, kësaj radhe për aksionin e policisë në “Xibrakë” të Elbasanit, ku u arrestuan 9 persona dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi tha se nuk ishte policia shqiptare ajo që zbuloi laboratorin, por policët partnerë.   Por nga PS, deputeti i Besnik Bare  tha se opozita duhet të jetë realiste dhe të  mbështetës, të paktën në ato raste kur Policia e Shtetit arrin suksese të padiskutueshme në luftën kundër krimit dhe trafikut.  VIDEO

  • Vendoret, Basha sfidon Ramën: 1
    në 5 kandidatë të PD do jetë grua

    Dje Rama tha se në zgjedhjet lokale të 2015-ës këshillat bashkiakë do të kenë përfaqësi të barabartë, 50% gra e 50 % meshkuj. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike me anë të deputetes Albana Vokshi, e cila tha se PD në zgjedhjet lokale 1 në 5 kandidatë do ta ketë grua. 20% të përfaqësuesve vendorë që kjo forcë do të fitojë do të jenë gra.

  • Balla-Nishanit: Mos ano politikisht
    edhe me dekoratat e eurodeputetëve

    Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sot me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook, në lidhje me dekoratën e dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për ish-eurodeputeten Doris Pack. Taulant Balla kërkesë Niashanit për mosdiferencim të dekorimeve vetëm për të djathtët.

  • Vendimi i Kushtetueses nuk
    anulon bllokimin e 17-katëshit

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka hedhur poshtë aktin e KKT për pezullimin e lejeve të ndërtimit nga vendorët nuk prapëson vendimin e INUK për bllokimin e punimeve tek pallati 17-katësh pranë digës së liqenit artificial Tiranë.

  • Rregullorja, gati riformatimi i
    komimisioneve në Kuvend

    Rifillimi i jetës parlamentare mdo të shoqërohet edhe me një riformatim të Komisioneve Parlamentare. Kështu ashtu siç u vendos pak muaj më parë me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, komisionet parlamentare do të riformatohen, duke bërë që asnjë deputet të mos marrë pjësë në dy komisione. Kriteri kryesor mbi bazën e të cilit deputetët do të ndahen në Komisione do të jetë ai i formimit profesional.

  • Marrëveshja me Kosovën pë miellin
    Rama: Bashkojmë forcat e kombit tonë

    Kryeministri i vendit Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e përbashkët për njehsimin e standardeve të miellit dhe tregtimit të tij, mes Shqipërisë dhe Kosovës, të nënshkruar sot mes Ministrit Bujqësisë Edmond Panariti dhe homologut të tij Kosovar Memli Krasniqi.

  • Nishani i jep Doris Pack medaljen
    “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

    Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar eurodeputeten gjermane Doris Pack me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Deputeti demokrat Genc Pollo ka postuar në rrjetin social Twitter një foto. Pack është e njohur për qëndrimet e saj ndaj politikës shqiptare dhe asaj kosovare.

  • Zgjedhjet vendore me 61 bashki
     KiE: Jemi gati t'iu vëzhgojmë

    Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka theksuar ecurinë e reformës administrativo-territoriale dhe hapat që po ndërmerren për realizimin e strategjisë së decentralizimit.

  • Lu takon Bashën: SHBA mbështet
    dialogun mes opozitës e qeverisë

    SHBA nxit dialogun dhe bashkëpunimin midis opozitës dhe shumicës qeverisëse për zbatimin e rezolutës së 24 dhjetorit, si dhe për punën e përbashkët për të ardhmen që shqiptarët kërkojnë.  Kështu deklaroi ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një takimi me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 
    Nis punën ambasadori Donald Lu 'SHBA 3 prioritete për Shqipërinë'

    Lu takon Bushatin: Mbështetje Shqipërisë për rrugën drejt BE

  • Kokaina, Berisha falënderon për
    herë të parë policinë, sulm Ramës

    Vënia në pranga e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha...dhe ka shërbyer pikërisht ky arrestim që për herë të parë nga ardhja në pushtet e të majtëve, Berisha të falenderojë Policinë e Shtetit për operacionin e zhvilluar. Berisha: Rama e Tahiri mashtruan qytetarët, të lidhur me Ermal Hoxhën  VIDEO

  • PD: Rama, hipokrizi për të fshehur
    problemet, të rinjtë e kanë braktisur‏

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani përmes një deklarate për mediat pas aktivitetit të 23-vjerorit të FRESSH, është shprehur se të rinjtë e kanë braktisur Ramën. Kjo sipas tij, pasi të rinjtë janë sot më të papunë se kurrë dhe se Rama ka rritur tarifat e studimit dhe ka ulur kuotat. VIDEO

  • Operacioni i drogës,Ristani:Suksesi
    i ndërkombëtarëve, Rama dështoi

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike,  Arben Ristani, e cilëson si një dështim të qeverisë Rama ndërtimin nga bota e krimit një laborator kokaine në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Sipas Ristanit, fakti që zbulimi e arrestimi i autorëve dhe kapja e kokainës, u bë nga një grup i besueshëm i partnerëve europianë brenda policisë shqiptare, pas informacionit dhe insistimit të partnerëve, është fakt i dështimit të Edi Ramës dhe qeverisë. VIDEO

  • Zgjedhjet lokale,Rama:Jo për fitore
    por rilindim ndjenjën komunitare

    Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në 23-vjetorin e FRESSH, u ndal edhe te zgjedhjet e ardhshme lokale, duke iu drejtuar të rinjve tha se “Kemi detyrën jo të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, por të rilindim ndjenjën e disiplinën komunitare”.

  • Rama e Meta: Para 23 vjetësh e
    quanim njëri-tjetrin të çmendu

    Themelimi i FRESSH/ Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin në aktivitetin në Pallatin e Kongreseve, në 23-vjetorin e themelimit të FRESSH. Kreu i LSI, i cili ka mbajtur edhe fjalën hapëse të aktivitetit, si një nga themeluesit dhe ish-kryetarët e FRESSH, duke përshëndetur kreun aktual të PS, Ramën, tha se "kam frikë se edhe ai na ka marrë për të çmendur para 23 vitesh."  VIDEO FOTO
    Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama/Kryeparlamentarit Meta
    Veliaj- të rinjve: Denonconi ata që punojnë në të zezë

  • Projektligji, qeveria rrit moshën
    e daljes në pension për deputetët

    Reforma e pensioneve do të prekë të parët të zgjedhurit vendorë. Në projektligjin e përgatitur është menduar që të ketë një rritje të moshës së pensionit për zyrtarët e lartë dhe uljen e pensionit me 5 vjet për të gjithë individët që kryejnë punë të vështira. Veliaj: Funksionaret e larte ne pension ne moshen 60-vjecare.

  • Rama - Alfano: I domosdoshëm
    bashkëpunimi kundër terrorizmit

    Kryeministri Edi Rama vlerësoi angazhimin për ngritjen e Task-Forcës së përbashkët, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e cila synon krijimin e një database dhe shkëmbimin e informacioneve në luftën ndaj terrorizmit. VIDEO

  • Nishani: Përparësi absolute reforma
    në drejtësi. Sfidë, integrimi në BE

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në pritjen e përvitshme me ambasadorët e akredituar në Tiranë, vlerësoi faktin se Shqipëria është tashmë aleate NATO-s dhe aspiron në integrimin në Bashkimin Evropina për t’u përballur me sfidat e kohës e kryesisht me terrorizmin e ekstremizmin në botë në shërbim të fjalës së lirë.

  • Forumi Civil: Reforma në drejtësi
     jo pa ndryshimin e Kushtetutës

    Nevoja e ndryshimeve ligjislative në mënyrë rrënjësore, përfshi këtu edhe dokumentin themeltar të shtetit, Kushtetutën, ka mbledhur Forumin Civil të kryesuar nga ish- presidenti Moisiu. Të pranishëm përfaqësuesit e dy krahëve politikë thanë se ka ardhur koha që Kushtetuta të ndryshohet. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv