Politikë

  • Avokatura e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së PD për emërimin Skerdilajd Dalipit pranë këtij institucioni. Avokatura e Shtetit për mes një njoftimi për shtyp sqaron opinionin publik se bazuar në dëshminë e penalitetit, në kohën e emërimit në detyrë, por edhe sot.
  • Çekia presion për statusin kandidat
    Vasili: Vendimi i KE ishte i qartë

    Idetë se Çekia mund të bllokojë statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë për shkak të konfliktit me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ kanë sjellë edhe pikëpyetjet nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili është shprehur se vendimi i Komisionit ishte qartë, ndërsa shton se edhe shtete të tjera kanë probleme si ajo e CEZ-it mes Shqipërisë dhe Çekisë, ndërsa shpreson për një vendim pozitiv në qershor. VIDEO

  • Statusi në Qershor, studimi i AIIS:
    41.9% e shqiptareve “Po”, 28.3% “Jo”

    Rreth 49.1 % e shqiptarëve i janë përgjigjur “Po” mundësisë së marrjes së statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria në muajin qershor, ndërsa 28.3 % i janë përgjigjur “Jo”. Këto janë rezultatet e publikuara ditën e sotme nga studimi i Instituti për Studime Ndërkombëtare (AIIS) me temë “Perspektiva Europiane e Shqipërisë: Perceptime dhe realitete 2014″.

  • Itali,Tahiri:Luftë kultivimit të drogës
    Alfano:Integrimin, ju përkrahim

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një takimi me homologun italian, Angelino Alfano në Romë ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar për një luftë pa kompromis kundër kultivimit të kanabisit. VIDEO

  • Komisionet parlamentare, Subashi:
    Të reduktohet numri i anëtarëve

    Pjesëmarrja e një deputeti në disa komisione parlamentare është një ndër shqetësimet e Kuvendit. Deputeti socialist Armando Subashi duke ju përgjigjur interesit të medias propozon reduktim të numrit të deputetëve në komisione do përmirësonte punën e tyre. VIDEO

  • Miratohet me votat e mazhorancës
    ligji për pagat e shpërblimet te AMF

    Komisioni i Ekonomisë ka miratuar me votat pro të mazhorancës ligjin i cili i jep të drejtë anëtarëve të rinj të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të vendosin vetë për pagën e tyre dhe të kryetarit. Në këtë mënyrë listës së institucioneve të pavarura të cilat vendosin vetë pagën e tyre, i shtohet edhe autoriteti i cili ka në dorë tregun e sigurimeve, ai i Mbikëqyrjes Financiare. VIDEO

  • Meta në Kuvajt: Strategji e
    përbashkët për bashkëpunimin

    Hartimi i një strategjie të përbashkët bashkëpunimi me Kuvajtin dhe intensifikimi i kontakteve do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo është tema e diskutuar me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Marzouq Ali Al-Ghanim gjatë vizitës që kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ka zhvilluar në Kuvajt. VIDEO

  • Akuza Prefektit e Kreut të Këshillit
    të Qarkut për emërime nepotike

    FIER/ Akuzat për emërime nepotike në administratë nga ana e drejtuesve vendore në rrethin e Fierit kanë qënë kryefjalë e mbledhjes së radhës në këshillin e qarkut.

  • PD: Rama ia beson Avokaturën e
    Shtetit, të dënuarit për korrupsion

    Partia Demokratike ka denoncuar emërimin e në krye të Avokatisë së Shtetit në Durrës një personi sipas PD të dënuar 6 muaj më parë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

  • Meta: Shtojmë bashkëpunimin dhe 
    investimet, me Kuvajtin jemi vëllezë

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta e cilëson bashkëpunimin me Kuvajtin, mjaft të mirë, duke theksuar se atje ka gjetur një pritje mjaft të ngrohtë, e sidomos gatishmëri për forcimin e këtij bashkëpunimi.

  • Prezantohet projekti i Tramit për
    Tiranën...me kosto 120-155.5 mln €

    Pas tre viteve premtime, Tirana duket se do të ketë shërbimin e transportit publik përmes Tramit…por edhe sot është prezantuar projekti. Basha tha se kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, dhe se cmimi i mesatarizuar do të ishte 41 lekë për person, por se si do të përkthehen këto dy shifra në cmimin netto të biletës për qytetarët, kjo mbeti e pakuptuar në prezantimin e projektit. 

  • Çekia presion statusit,Prouza: 
    Mund ta bllokojmë prej CEZ-it

    Praga vazhdon t’i qëndrojë idesë se do të bllokojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, i cili do të vendoset në fund të muajit qershor. Shkak për këtë vendim është konflikti për kompainë e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ. 

  • Mungon "Kuvendi", Kushtetuesja
    shtyn ankimimin e PD për Xhukën

    Gjykata Kushtetuese shtyu për më 26 Qershor shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike në lidhje me procedurat e ndjekura nga Kuvendi për shkarkimin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka. Shkak për shtyrjen e seancës, sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, u bë mungesa e përfaqësuesve të Kuvendit.

  • Qeveria tur lobimi, Rama-Bushati 
    në Paris, Gjosha sot në Londë

    PRAG STATUSI/ Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është për një vizitë zyrtare në Francë, ku pjesë e axhendës së takimeve do të jetë edhe ai me presidentin Francois Hollande. Ndërkohë Ministrja Gjosha ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.
    Rama: Progres-raporti certifikon seriozitetin tonë në bërjen e “detyrave”

  • Katar, Nishani pritet nga emiri
    Al Thani: Do investojmë në Shqipëri

    “Duam të investojmë në Shqipëri dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në të gjitha format”. Kështu deklaroi emiri i Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani gjatë një takimi me presidentin Bujar Nishani. 

  • Ushtarakët, kush ka plotësuar
    vitet e gradës, del në lirim

    Ushtarakët që kanë plotësuar vitet e shërbimit në gradën që mbajnë do të dalin në lirim. Opozita braktisi dje Komisionin e Sigurisë pasi kërkoi që t'i paraqitej konsulenca e Ministrisë me NATO-n për projektligjin e paraqitur në komision. Deputeti i PD pjerin Ndreu ka kundërshtuar draftin e sjellë nga ministrja e partisë së tij.

  • Zgjedhjet e PD, luftë e ashpër në 
    Korçë-Durrës për kreun, ja emrat

    Zgjedhjet e PD në Korçë tashmë kanë prekur pikun kur janë zgjedhur dhe rreth 430 delegatët të cilët do të votojnë kryetyarin e degës. Burimet kanë bërë të ditur se nga seksionet janë katër emrat që kanë më shumë mbështetje. Pas përfundimit të zgjedhjes së delegatëve, tashmë grupimet kanë nisur lobimet për mbledhjen e mbështetësve. Kreu i PD ende s'ka vendosur të shpallë datën e mbledhjes së Konferencës për zgjjedhjen e kryetarëve.

  • Çekia mund t'i thotë 'JO' statusit
    shkak bëhet konflikti Berisha-CEZ

    Çekia mund të jetë shteti që mund t’i mbyll derën Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Agjensia e lajmeve çeke, CTK shkroi një artikull i cili thekson se konflikti ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë përsa i përket prishjes së kontratës së CEZ mund të çoi në një vendimmarrje negative nga pala çeke për statusin Shqipërisë në BE.

  • Incident diplomatik, Maqedonia 
    "harron" Kosovën... në hartë

    Incident diplomatik mes Maqedonisë dhe Kosovës në Shqipëri. Gjatë një konference rajonale të zhvilluar të shtunën në Vlorë, me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, ambasadës së Maqedonisë në Tiranë dhe përfaqësues të shtetit shqiptar, është prezantuar një hartë ku mungon tërësisht shteti i Kosovës. 

  • Pr/ligji për FA kalon në Komisionin e
    Sigurisë,opozita ikën nga mbledhja

    Komisioni i Sigurisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, projektligjin për Forcat e Armatosura. Në fund të votimit kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho u shpreh se projektligji u miratua pavarësisht nga tentativat për sabotim.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv