Politikë
-
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Berlin ka zhvilluar sot bisedime me homologun, Frank-Walter Steinmeier. Të dy ministrat kanë biseduar mbi mënyrat e përforcimit dhe thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve. (Në foto: Dy ministrat në Berlin) 8 Prill 2014, 19:59
-
Integrimi, Kukan: PE-ja i jep
8 Prill 2014, 17:57
mbështetje të plotë Shqipërisë“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vetëm një hap larg BE-së dhe nuk duhen lënë prapa apo izoluar, ” – ka nënvizuar sot Eduard Kukan, shef i delegacionit parlamentar europian për marrëdhëniet me Shqipërinë
-
Fëmijët romë ulen në Kuvend
8 Prill 2014, 17:01
“thërrasin” Metën në interpelancëFëmijë romë janë ulur sot në karriget e deputetëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë,pasi e kanë vizituar atë dhe kanë shuar kureshtjen rreth saj. Ka qënë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që ka pritur fëmijët e këtij komuniteti në këtë sallë. FOTO VIDEO
-
PD: Ligji i ri, Rama uzurpon
8 Prill 2014, 16:53
kompetencat e PresidentitPartia Demokratike akuzoi Kryeministrin për marrjen e kompetencave të Presidentit në lidhje me menaxhimin dhe drejtimin e forcave të armatosura.
-
"Siguria", Gazheli: Po hetojmë
8 Prill 2014, 16:05
7 politikanë për pastrim parashShtatë politikanë shqiptarë po hetohen për pastrim parash. Deklarata është bërë sot në Komisionin e Sigurisë nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli. Gjithashtu, ai theksoi se janë ngrirë llogaritë bankare të disa personave të dyshuar për terrorizëm.
-
PD: Tahiri merr hak ndaj gjyqtarit
8 Prill 2014, 12:47
që i la në fuqi gjobën për shpifjeKërkesa e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të rishikuar vendimet e Edmond Gogos, që liroi biznesmenin Gjin Nika, është cilësuar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi si hakmarrje ndaj gjyqtarit, i cili në vitin 2012 ka lënë në fuqi vendimin kundër Tahirit që e dënonte me 10 milionë lekë gjobë për shpifje.
Tahiri i çoi letër Nishanit për të rishikuar vendimet e gjyqtarit Edmond Gogo -
Sot Basha në Bruksel në samitin
8 Prill 2014, 10:15
e PPE-së për Ballkanin PerëndimoKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë sot në konferencën e katërt “Ballkani Perëndimor: Nga stabilizimi në asociim“, organizuar në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së në Parlamentin Europan.
-
"Media", pas debateve, vendoset
8 Prill 2014, 07:05
sot për vendet bosh të AMA-sPas 6 orë debatesh, Komisioni i Medias ka vendosur të diskutojë nesër hapjen e 4 vendeve vakante të AMA-s, ndërsa sot pasdite ka dëgjuar prezantimin e katër prej tetë kandidatëve të paraqitur për Këshillin Drejtues të RTSH-së.
-
Vokshi akuza nga Brukseli: Rama
8 Prill 2014, 01:08
shkarkoi gratë nga administrataDeputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi dje që nga kryeqendra e Bashkimit Evropian Brukseli. kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai ka shkarkuar në masë gra nga administrata publike.
-
Statusi, Gjosha takime në
8 Prill 2014, 17:07
Athinë: Mbështesim ShqipërinëMinistrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka zhvilluar dy takime me dy zyrtarë grekë, me kryetarin e Komitetit Parlamentar për Çeshtjet Evropiane, Ioannis Tragakis dhe me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Kourkoulas. Të dy janë shprehur se mbështesin marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE në muajin qershor.
-
Bushati në Gjermani: Kemi krijuar
8 Prill 2014, 12:20
bazë të shëndoshë për "Qershorin"Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur para zyrtarëve gjermanë ato që ai i cilësoi si baza të shëndosha përballë vendimit të qershorit. Sipas tij, progresi i arritur në luftën kundër koprrupsioni, krimit të organizuar si dhe hapat e ndërmarra në fushën e drejtësisë kanë krijuar terrenin e duhur për të marrë përgjigje pozitive për statusin.
-
Meta: Dhurata më interesante për
8 Prill 2014, 01:49
ditëlindje ishte piktura e RamësKryetari i Kuvendit Ilir Meta dha detajet për ditëlindjen e tij në Gjirin e Lalzit. Sipas Metës, në media është bërë një abuzim me çmimin pasi kosot për person ka qenë jo më shumë se 3500 lekë. Lidhur me dhuratat, Ilir Meta theksoi se Rama i kishte bërë dhurantën më të domethënës.
-
Veliaj në "5 Pyetjet nga Babaramo":
7 Prill 2014, 21:17
Ja si do të ndryshojnë pensionetI ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", në "A1 Report", ministri Veliaj ka deklaruar se, nuk do të ketë rritje të moshës së pensionit. Rritja për ata që do dalin vitin tjetër në pension s'do jetë më shumë se 2 muaj. Më të varfërve - pensione sociale; më të pasurve - do t'u hiqet tavani i kontributeve: sa më shumë të sigurohen, aq më të lartë do ta kenë pensionin.
-
Tentojnë të rrëzojnë bustin e Zogut
7 Prill 2014, 14:59
nga bulevardi, Paloka akuzon RamënKryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka akuzuar si përgjegjës Kryeministrin Edi Rama, për një ngjarje të ndodhur natën e djeshme, ku disa persona, me litarë, kanë tentuar të heqin bustin e mbretit Zog nga bulevardi me të njëjtin emër.
-
PD: Rama një producent shfaqjesh
7 Prill 2014, 13:49
PS: Me ju asnjë investim në 8 viteCeremonia e prezantimit të prefektes së re të Qarkut Vlorë, Etjona Hoxha është shoqëruar me akuza dhe replika nga opzita dhe nga dega e Partisë Socialiste e këtij Qarku. PD: Kryeministri po bën spektakël ndërkohë që bilanci është negativ në cdo drejtim për vlonjatët dhe gjithë shqiptarët. PS: Me ju asnjë investim në tetë vite në Vlorë.
VIDEO -
Burime nga KE për A1Report:Në
7 Prill 2014, 13:30
qershor rekomandojmë statusinZyrtarë nga Komisioni Europian konfirmojnë për A1REPORT se do rekomandojnë përsëri në qershor që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Burimet thanë për gazetarin Arbër Hitaj se Shqipëria ka bërë mjaftueshëm për të marrë statusin kandidat. Problem, sipas tyre, mbetet klima politike tejet përçarëse. Sfidë, sistemi gjyqësor: Në disa raste të gjyqtarëve të korruptuar, nuk veprohet.
VIDEO -
Athinë, Ministrja Gjosha takim
7 Prill 2014, 12:53
me krerë të politikës së jashtmeMinistrja e Integrimit Klajda Gjosha është nisur sot për një vizitë zyrtare në Athinë, ku do të takohet me krerë institucionesh së politikës së jashtme të vendit fqinj.
-
Rama: Në administratë hapësira
7 Prill 2014, 19:00
talenteve dhe jo kushërinjveKryeministri Rama prezantoi sot Prefekten e re të Vlorës: "Një tjetër grua në një detyrë të lartë, Etjona Hoxha, Prefektja e re e Vlorës, pedagoge dhe nënë e re, plot talent e pasion politik." Rama theksoi: "Fund pushtetit të përqendruar në klientë nepotikë." (Në foto: Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha, kryeministri Edi Rama)
-
Mbështetja për statusin, pas
7 Prill 2014, 09:45
Ramës dhe Bushati në GjermaniPas vizitës së Kryeministrit Rama, edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati viziton Gjermaninë. Çështja e integrimit europian të Shqipërisë do të jetë sërish në fokus të takimeve që do të zhvillojë ministri Bushati.
-
Qeveria, letër Llallës: Hetoni zyrtarët
7 Prill 2014, 08:45
e lartë, burg për "peshqit" e mëdhenjQeveria “Rama” i dërgon Prokurorit të Përgjithshëm një letër me porosi për të hetuar me shpejtësi zyrtarët e mesëm të dyshuar për korrupsion dhe “peshqit e mëdhenj”. Kërkohet ashpërsimi i dënimeve dhe i masave të arrestit.