Politikë

  • Në 21 vjetorin e themelimit të partisë, lideri historik kërkon rikthimin në krye të kësaj partie. ''Edi Rama është njeriu që na ndan e që ka sjellur vetëm humbje, ndërsa unë jam gati t’ju coj drejt fitoreve të reja''.
  • Rama: Presidenti, noter
    partiak, vendi më larg BE

    "Shqipëria është gdhirë sot me një noter partiak për President. Ky ka qënë reagimi i liderit të opozitës, Edi Rama, një ditë pas votimit në Kuvend të Bujar Nishanit si kreu i ri i shtetit.

  • Topi: Clirimi i Kosovës
    epokë e re për rajonin

    Presidenti Bamir Topi ka përshëndetur 13-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimin e Kosovës. Në mesazhin e kreut te shtetit shqiptar theksohet se 13 vjet më parë forcat ushtarake të NATO-s realizuan çlirimin e Kosovës, duke i dhënë fund periudhës së gjatë të represionit dhe genocidit serb kundër shqiptarëve.

  • Berisha: Të ndalim batërdinë
    mjedisore si ajo e Fushë Krujës

    Gjatë konferencës me temë “Bashkojmë politikat dhe praktikat”, organizuar nga PNUD-i, kreu i qeverisë u shpreh se duhet bërë gjithçka që Shqipëria të zhvillohet në një mjedis të shëndetshëm.  Vendorët të përmirësojnë infrastrukturën e zonave të izoluara të vendit.

  • Nishani paradite ministër, pasdite President

    Para se të votohet në Kuvend Bujar Nishani i ka dorëzuar kryeministrit Berisha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, për t’i hapur rrugën ligjërisht kandidimit të tij për postin e presidentit. Lajmi është konfirmuar për Shqiptarja.com nga zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja.

  • Kadare: Për President sugjerova
    LLeshin, vlerësova integritetin

    Gjeneral Sandër Lleshi, zëvendësshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, është emri i propozuar nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare për postin e Presidentit. Në një intervistë të botuar sot në gazetën Panorama, Kadare ka pranuar se gjeneral Lleshi është sugjerimi që është bërë nga ai jo vetëm për zotin Rama por për të gjithë palëve.

  • Kërcënimi i Berishës:
    Nishanin, ose zgjedhje

    Kreu i mazhorancës Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, si atë të paradites ashtu dhe në atë të pasdites, vetëm një orë përpara votimit të deputetëve për kandidaturën për President, Bujar Nishani, ka kërkuar të mos ketë asnjë rrjedhje votash.

  • Bujar Nishani President i 6-të
    i vendit, një votë kundë

    PERFUNDON GARA PRESIDENCIALE/ Bujar Nishani ka marrë 73 nga 76 votat e hedhura sot në kutitë e votimit. PS nuk merr pjesë në votim. Dule e Islami "buzëqeshje" Berishës pas hedhjes së votës. Topi uron pasardhësin. Meta: Opozita ta harrojë bojkotin. Pas votimit, Berisha kontrollon në iPad lajmet e agjencive shqiptare për garën presidenciale.
    VIDEO - Dule: Të kandidojë Nano, Malaj: Të mos ngutemi VIDEO- Hoxha deklaroi në mars: S'bëhem President Negociatat e mbrëmshme përfunduan pa konsensus VIDEO

  • Soros: 57% e shqiptarëve
    nuk duan aleancë PS-LSI

    Fondacioni Soros ka zhvilluar një sondazh sipas të cilit, 57% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur kundër një alence të mundshme mes Partisë Socialiste (PS) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), duke e cilësuar këtë si diçka “të keqe ose shumë të keqe” për vendin.

  • Nishani President, lum
    komentesh në mediat sociale

    I gjithë procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, që kulmoi me 73 vota në favor të kandidatit të mazhorancës Bujar Nishani, është shoqëruar me komente të shumta në rrjetet sociale më të njohura, si Facebook dhe Twitter. Ato kanë qenë nga më të ndryshmet, duke kaluar nga urimet ndaj presidentit të ri, deri tek kritikat dhe batutat për mustaqet e tij.

  • Nano: Berisha përgjegjësi i
    krizës, shqiptarët të reagojnë

    Pak minuta pasi mazhoranca ka firmosur për Bujar Nishani, Fatos Nano ka reaguar për të tretën herë brenda pak orësh. Këtë herë Nano akuzon direkt kryeministrin Berisha si përgjegjësin për krizën e rëndë ku, sipas tij, po zhytet vendi. Ai i bëri urimet Presidentit të zgjedhur Bujar Nishani ndërsa la të kuptohet se do të dëgjojmë përsëri nga ai në një të ardhme jo të largët.

  • Nano: PS të ngrihet në lartësinë e saj,
    unë president i ardhshëm

    Nëpërmjet një deklarate për shtyop të Lëvizjes, Nano thekson se po ndjek me vëmendje të gjithë këtë kaos total që po shkaktojnë Kryetarët e Partive të cilët tashmë për shkak të llogarive e axhendave të tyre të ngushta partiake, po e kthejnë proçesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në një proçes të turpshëm dhe në një rrezik të madh për fatet e vendit dhe të integrimit europian.

  • S'ka konsensus, Mazhoranca
    çon Artan Hoxhën në Kuvend

    Perfundoi pas 3 oresh takimi ne kryesine e Kuvendit pa konsensus mes palëve. Mazhoranca con në Kuvend kandidaturën e analistit Artan Hoxhes. Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi, pais Berisha e sakrifikoi atë për një emër.

  • Presidenti/ Kush është Artan
    Hoxha, jeta dhe karriera

    Artan Hoxha është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë. Përgjatë karrierës së tij mbi 20 vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.

  • AK: Procesi i zgjedhjes së
    Presidentit, teatër i politikës

    Aleanca Kuq e Zi ka kritikuar ashpër sot dy kampet kryesore politike në lidhje me qëndrimin e tyre në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
    “Si gjithmonë politika shqiptare në konfliktin e saj të njohur nuk ishte në gjëndje të çpolitizonte procesin e zgjedhjes së Presidentit. Urrejtja dhe papajtueshmeria që kanë të dy partitë e mëdha ndaj njëra-tjetrës, është duke e infektuar gjithë shoqërinë e sotme shqiptare- deklaron AK . 

  • Zogaj: Rama të çojë listë
    emrash tek Berisha

    Koordinatori i opozitës së majtë, njëherësh publicisti dhe shkrimtari, Preç Zogaj në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka komentuar situatën politike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Zogaj ka vlerësuar si kandidaturë Zaganjorin, si dhe ka dhënë edhe komente për tryezën Berisha-Rama.

  • Kryesia e PS, Malaj kërkon
    Nanon për president

    Mbledhja e kryesisë së PS ditën e djeshme nuk ka qënë me shumë debate, ndërkohë që Braçe ka kërkuar më shumë agresivitet nga opozita për presidentin pasi PS është përjashtuar nga procesi. Nga ana e tij Malaj ka kërkuar kandidimin e Nanos për President, ndërkohë që ka hasur kundërshtimin e kolegëve të tij në kryesi.

  • Pensioni, Topi 187 mijë lekë
    Berisha 168 mijë lekë

    Nëse një deputet merr sot një pagë bruto prej 1.5 milionë të vjetra, kur të mbushin moshën e daljes në pension, ata do të mund të marrin një pension suplementar shtetëror, plus pensionin e thjeshtë të pleqërisë (pra ai në bazë të profesionit) që sipas ligjit është 75% e pagës referuese të funksionit.

  • Topi nga Tirana: Bashkimi
    kombëtar do të ndodhë në BE

    Mesazhi i presidentit Bamir Topi u përcoll sot me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Presidenti nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë festive që u zhvillua sot paradite në Prizren. Në Kosovë i ftuar kryeministri Berisha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv