Politikë

  • Ish-kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar ka deklaruar se kur kishte marrë në dorëzim detyrën në krye të SHIK, si pasardhës i Gazidedes së larguar jashtë vendit kishte gjetur një kasafortë plote me para, dhuratë nga qeveria në ekzil e Kosovës e drejtuar nga Bujar Bukoshi. Klosi: "Ende nuk e kam kuptuar se përse mund të jepej një ndihmë e tillë në para".
  • Zgjedhjet, Namik Dokle: PS fiton
    dhe pa LSI, e treguam më 2011

    INTERVISTA/ Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtar i kryesisë së PS  Namik Dokle thotë se PS fiton dhe pa LSI, por ndërkohë nënvizon se PS është e hapur për koalicion me të gjithë ato parti që janë për largimin e qeverisë se Berishës. Dokle: Front opozitar për rrëzimin e Berishës. Në zgjedhjet e 2011, në shumë nga bashkitë e Shqipërisë kemi fituar më shumë vota, pa LSI, sesa me LSI më 2007.

  • Meta: Nuk duhet ndalur integrimi
    i vendit për një problem lokal

    Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka reaguar për çështjen e Fierit, duke thënë se një problem lokal nuk mund të dalë integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian

  • Berisha: Historia ngjiti shqiptarët
    në mal, t’i zbresim buzë detit

    Kryeministri Berisha dëshiron t'i zbresë shqiptarët nga mali - ku sipas tij i ka ngjitur historia - në breg të detit. Shefi i Qeverisë e bëri publik vizionin e tij gjatë një takimi të organizuar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit dhe USAID.

  • Ligjet, drafti i SHIU-t kalon vetëm
    me votat e mazhorancës

    Është shoqëruar me debate dhe votim të njëanshëm mbledhja e Komisionit të Ligjeve në të cilin u diskutua drafti për agjencinë e inteligjencës së mbrojtjes ose siç njihet ndryshe SHIU.

  • Zgjedhjet 2013, KQZ nuk përdor
    listat, ja si ndahen mandatet

    Çështja e pakësimit dhe shtimit të mandateve në qarqe të caktuara duket se do të ketë përplasje mes palëve politike dhe partive të reja. Anëtari KQZ, Ilirjan Muho shpjegon gjithë procedurën e realizmit të shpërndarje së mandatave bazuar në numrin e përgjithshëm të banorëve të regjistruar në Gjendjen Civile dhe jo në listat për votuesit.

  • Mandatet e hequra, PS: Beratit
    nuk do t'i hiqet deputeti

    Socialistët janë shprehur kundër rishpërndarjeve të mandateve në disa qarqe të vendit, duke e cilësuar atë një lëvizje qartazi politike të kryeministrit Berisha për të përfituar në kurriz të së majtës dhe deputetë në tavolinë.

  • Apeli i Nishanit: Përballoni sfidën e
    Drejtësisë, Volfart: Besoj do ja dilni

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka bërë apel sot aktorëve të sistemit të drejtësisë të përballojnë sfidën e drejtësisë, si tepër të rëndësishme jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë.

  • PS-PD dakord në parim
    për pr/ligjin e përgjimeve

    Mazhoranca dhe opozita gjetën dakordësi për të miratuar në parim projektligjin për përgjimet e telekomunikimeve. Nisma ligjore gjithsesi nuk do t’i kalojë për votim seancës së të enjtes, pasi deputeti socialist Arben Isaraj propozoi një amendament, i cili duhet shqyrtuar.

  • Ftesa e Ramës për Berishën
    Arvizu e Sequi: Do ndjekim se çfarë ndodh

    Ambasadori i Amerikës por dhe i BE-së janë shprehur të interesuar në lidhje me ftesën për një tryezë të kreut të opozitës drejtuar kryeministrit si kreu i PD-së por dhe partive të tjera të mazhorancës

  • Rama: Berisha s’do bisedime
    i ka sytë të vjedhja e zgjedhjeve

    Kreu i PS, Edi Rama, menjëherë pas refuzimit të kryeministrit për tu ulur në tryezë për qarkun e Fierit tha se kjo është një përpjekje e qeverisë për të fajësuar opozitën. Sipas Ramës, me këtë veprim Kryeministri kërkon një justifikim për vete dhe jo një zgjidhje për vendin.”

  • Fieri, Berisha: S'ulem në tryezë
    Rama: S'ke kurajo, do të vjedhësh

    Kryeministri i kthen përgjigje kryetarit të Partisë Socialiste, në lidhje me ftesën për tu ulur në një tryezë, për të zgjidhur çështjen e këshillit të qarkut Fier. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha: Në tryezë ulem vetëm për ligjet". Reagon Rama: Po mban peng mandatin e Fierit për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme.
    Rama ftoi dje Berishën në tryezë

  • Ligjet, Berisha:Nesër afati i fundit
    Rama: S'ka BE me keqqeverisje

    Kryeministri Berisha i përsërit apelin kundërshtarit politik të votojë 3 pr/ligjet nesër në Kuvend, i cili është dhe afati i fundit. Reagoi dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama: Jemi gati t’i votojë nëse opozita trajtohet në mënyrë të barabartë me mazhorancën në foltoren e Kuvendit. Peng dhe keqqeverisja. 

  • Integrimi, SHBA: Shqipëria në
    udhëkryq, BE: Presim progres

    Ambasadori i SHBA-së dhe i Bashkimit Europian këmbëngulin në thirrjen për bashkëpunim dhe dialog mes mazhorancës e opozitës në realizimin reformave të domosdoshme për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Arvizu: "Zgjedhjet e 2013 janë test kritik për demokracinë". Sequi: Po marshojnë në vend dhe nuk lëvizin". Gordon: Zgjedhjet e vitit 2013 duhen të jenë të lira

  • Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU:
    Hakmarrje e grekëve, MPJ të reagojë

    PDIU reagoi sot në lidhje me kthimin në pikën kufitare të Kakavijës të 150 shqiptarëve. Duke e cilësuar kthimin e tyre pa asnjë arsye të pranueshme, PDIU e dënon këtë akt si “një hakmarrje primitive nga pala greke, e cila nuk ka vend në Evropën e shekullit XXI.”

  • SHBA: Shqipëria në udhëkryq
    zgjedhjet duhen të jenë të lira

    Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Gordon u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit shqiptar të  bashkëpunojnë pavarësisht nga përkatësia partiake dhe të marrin hapa të shpejtë për të miratuar reforma e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Gordon: Udhëheqësit duhet të zgjedhin rrugën e konsolidimit

  • Dritan Prifti: Nuk ka më video
    koalicion me PS në 2013

    INTERVISTA/ Deputeti Dritan Prifti deklaroi mbrëmë në "Tonight Ilva Tare" se e ka mbyllur kapitullin e videove, pas vendimit të drejtësisë për të quajtur të pavlefshme si prova filmike ato. Ai shprehu mbështetjen për opozitën duke deklaruar se do të bëhej pjesë e saj në 2013.

  • "5 pyetje nga Babaramo", Ministri
    Bode: CEZ dështoi, do të largohet

    Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Tv A1 Report, i ftuar në studio ishte Ministri i Financave Ridvan Bode. Bode theksoi se kjo kompani ka dështuar në Shqipëri dhe ka konfirmuar se është njoftuar zyrtarisht për një largim të mundshëm të saj.

  • Reagon PD: Rama dëshmoi
    vullnetit për të bllokuar integrimin

    Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat u shpreh se Rama po përpiqet të shpërndajë përgjegjësinë e bllokimit të votimit të 3 ligjeve të kërkuara nga KE, me forca të tjera parlamentare që kanë qenë dhe janë të gatshme në çdo kohë për votimin e tyre.

  • Ekspozita e flamujve në Gjakovë
    Rama nderohet me medalje

    Ekspozita me titull “Flamuj shqiptarë një itinerar historik nga 1912- 2012” është çelur paraditen e sotme në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Gjakovës dhe shumë personalitete të tjerë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv