Politikë

  • Shkrimi i Majkos, i pari ekskluzivisht për shtypin grek, është një përgjigje dhe një replikë ndaj artikullit të ish-ambasadorit grek në Shqipëri dhe këshilltarit Aleksandros Malias për çështjet ballkanike në 2005 pranë ministres së jashtme Bakojanis, të botuar në të njëjtën gazetë, rreth një muaj më parë me titull “Greqia dhe shqiptarët, fqinjët e saj”.
  • LSI: Reforma Zgjedhore
    te realizohet ne kohe

    Lëvizja Socialiste për Integrim apeloi sot për realizimin në kohë të reformës zgjedhore, si një çështje kyçe për integrimin e vendit në BE.

  • Historia e parlamentarizmit
    mbledh zonjat diplomate

    Historia e Parlamentarizmit është bërë pjesë e axhendës së aktivitetit të klubit diplomatik "Mirëserdhe në Shqipëri” që u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.( ne foto pamje nga takimi i klubit diplomatik "Mirëserdhe në Shqipëri”)

  • KiE në Tiranë për zgjedhjen
    e Presidentit e 21 Janarin

    Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, ( ne foto) bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e detyrimeve të Shqipërisë, vijnë sot në Tranë. Monitoruesit do të vëzhgojnë angazhimin kryesisht mbi reformen elektorale dhe ate parlamentare, luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjen e ardhshme të Presidentit të Republikës dhe hetimet e ngjarjeve të janarit 2011.

  • Rrembimi i Policeve, LSI, AK:
    Provokativ, të ndërhyjë Tirana

    Nga kryeqyteti, dy parti shqiptare kanë reaguar sot kundër rrëmbimit të dy policëve kosovarë nga policia serbe. Ata e cilësojnë si “akt provokativ” dhe kërkojnë ndërhyrjen dhe të diplomacisë shqiptarë për lirimin e tyre dhe ndalimin e këtyre veprimeve nga Serbia që cënojnë rëndë integritetin territorial dhe institucional të Republikës së Kosovës.

  • Rama në Lezhë: Anëtarësia
    e PS është rritur 61 %

    Gjatë qëndrimit në Lezhë, Rama u takua përzemërsisht edhe me të burgosurin politik Dod Miri, Ish i përndjekuri politik ishte në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes mes tij dhe mediave që kryesocialisti i cilëson si pro – qeveritare për komunikimin me mesazhe telefonike. Sipas Ramës pas presioneve që i janë bërë ai ishte detyruar të mohonte mesazhin e falënderimit drejtuar atij. ( ne foto Edi Rama me Dod Mirin sot ne Lezhe. Foto u publikua ne Twitter)

  • Porositë e Brukselit: Reformën
    në prill, kujdes Presidentin

    Brukseli zyrtar po ndjek me interes tendencën konsensuale që po vihet re mes forcave politike në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE Sanino, tha se ka lëvizje në drejtimin e duhur nga politika, por duhen plotësuar kushtet për mbylljen e reformës elektorale dhe zgjedhjen e presidentit.

  • Rama: Mediat e Berishës, presion

    Kryetari i PS Edi Rama risolli në vëmendje përplasjen mes tij dhe mediave që kryesocialisti i cilëson si pro – qeveritare për komunikimin me një ish të përndjekur politik, Dod Miri

  • Spahiu: Berisha e Rama janë
    tradhëtarë të Kombit

    Në qytetin e Kavajës, Aleanca Kuq e Zi ka organizuar një manifestim politik në nderim të 13 vjetorit të heroit Indrit Cara, vrarë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
    Spahiu: Berisha financohet nga Al Kaeda

  • Poliçan, Rama: Mbysni frikën
    ndryshimi në dorën tuaj

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vazhdën e turit të takimeve është ndalur në qytetin e Poliçanit për të shpërndarë kartat e anëtarësisë për 200 anëtarë të rinj të Partisë Socialiste. Ai pohoi se jo të gjithë prindërit janë entuziast për hyrjen e fëmijëve të tyre në PS. Kjo jo sepse nuk kanë bindje të tilla, por nga frika e papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta e korrupsionit.

  • Topalli: Me Dulen duhet
    të jeni optimistë

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Ajo e cilësoi PBDNJ, partinë simotër të demokratëve.

  • Censusi, Athina: Presione
    nacionaliste minoritetit grek

    Minoriteti grek në Shqipëri jeton nën presionin e qarqeve nacionaliste. Akuza vjen nga zv/ministri i Jashtëm grek, Dimitris Dollis, dhe është bërë në kryeqytetin shqiptar, gjatë një ceremonie zhvilluar sot me rastin e 20 vjetorit të PBDNJ-së.

  • 20-vjetori i PBDNJ, Rama: Ne
    në anën e duhur të historisë

    Mes parimeve dhe pazareve politike, Vangjel Dule ka zgjedhur gjithmonë parimet. Me këto fjalë kryesocialisti Edi Rama ka përshëndetur sot liderin PBDNJ me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj partie. “Dule mes parimeve dhe pazareve ka anuar gjithmonë nga parimet, mes interesave të pushteti dhe hijenave të saj, ka mbajtur anën e njerëzve. Mbrojti PBDNJ nga përçarjet që e kërcënonin”, tha Rama.

  • Meta te DEA, Pirro Lutaj:
    Si drogmeni te antidroga

    Deputeti socialist Pirro Lutaj, anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë, e komentoi dje takimin e kreut të LSI-së Ilir Meta me shefen e Agjencisë Federale kundër Trafikut të Drogës, Michele M. Leonhart si vajtja e një drogmeni shqiptar te zyra e antidrogës.

  • Zgjedhjet, Subashi: S’ka kohë
    për numërimin elektronik

    Nënkryetarja e KQZ Dëshira Subashi ka kërkuar që komisioni i reformës zgjedhore të miratojë Kodin ma¬ksimumi në fund të prillit, pasi nuk ka më kohë për implementimin e numërimit elektronik, si dhe ngritjen e infrastrukturës së nevojshme.

  • Spahiu: Berisha financohet
    nga Al Kaeda, tërhiqet në 2013

    Kreu i Aleancës Kuq e Zi në një intervistë për emisionin "Debat" në Tv Vizion Plus është shprehur se zyrtarë të lartë demokratë dhe diplomatë të kësaj mazhorance janë financuar nga rrjeti terroris Al Kaeda. Njëherësh ai ka akuzuar Berishën se mban peng presidentin sepse do që të ngjitet vetë në krye të shtetit.

  • Opozita: Arrestimi farsë, jo vrasësi real

    Aleatët e Partisë Socialiste gjatë një debati në emisionin “Tonight Ilva Tare” hodhën dyshime mbi videon prej 10 minytash me rrëfimin e Gushit pak minuta pas arrestimit. “Ky nuk është vrasësi real. Një miku im në polici, më tha që duket e inskenuar”, tha Spartak Ngjela.

  • Meta takon kreun e Komisionit
    amerikan të Helsinkit

    Gjate takimit me bashkë-Kryetarin e Komisionit Amerikan të Helsinkit, Senatori Benjamin L. Cardin, kreu i LSI, Meta vlerësoi punën e Komisionit Amerikan të Helsinkit si dhe vëmendjen që SHBA i kushton të drejtave të njeriut dhe forcimit të demokracisë në Shqipëri.

  • Brukseli: Të përfundojë reforma

    Komisioni Europian shprehet se pjesa më e rëndësishme mbetet ende reforma zgjedhore, dhe progreset e arritura javët e fundit. Zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Libor Roucek i grupimit socialistdemokrat ve në pah progreset që janë arritur javët e fundit, duke u ndalur veçanërisht tek rëndësia e reformës zgjedhore.

  • Arvizu: Të përmirësohet
    drejtësia, ngrini gjykatën

    I ndodhur në Lezhe për një inaugurim në gjykatën e këtij qyteti, përfaqësuesi i diplomacisë amerikane në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se duhet akoma më shumë punë për përsosjen e sistemit të drejtësisë. Ai bëri thirrje për miratimin sa më parë të projektligjit për gjykatën administrative.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv